“Kjo qeveri nuk rrëzohet me protesta”, Nard Ndoka e gjen zgjidhjen tek Perëndia

October 24, 2017 21:36

“Kjo qeveri nuk rrëzohet me protesta”, Nard Ndoka e gjen zgjidhjen tek Perëndia

Deputeti i PDK-së Nard Ndoka ka komentuar  situatën e krijuar ditët e fundit , i cili e ka kaluar përtej politikës zgjidhjen e kësaj situate.

Në një postim në rrjetin social ‘facebook’ ai shkruan se kjo qeveri nuk ndalet me vota as me protesta, por vetëm nga Perëndia.
“Zoti do flasë shqip! Besimi në Zot, nuk vdes kurrë!” përfundon postim Ndoka.
Postimi i plotë:

Zoti do vendosë drejtësi në këtë vend!

Unë kam besuar shumë kohët e fundit, se kjo qeveri nuk rrëzohet me vota, as me protesta, as nga opozita, as nga drejtësia, por vetëm nga Perëndia!

Kur Rama mendoi se kishte finalizuar çdo gjë: Fitore plebishitare, asfiksim të opozitës, gjymtim të LSI, privatizim të ekonomisë, skllavërim të drejtësisë, miklim të ndërkombëtareve; më shumë se kaq nuk kishte ëndërruar, as kur ishte nën efektin tymues!

Të gjithë u frikësuam: populli heshti, opozita përpëlitej, drejtësia po kapitullonte, institucionet u ngrinë, presidenti noterizonte, ndërkombëtarët humbën, shoqëria civile flinte e kazanët zienin ‘supë falas’!

Vend pa shprese, pa perspektivë, pa të ardhme, në prag kapitullimi dëshpërues; sa turp, sa keq, sa pa fat, uzurpim, heshtje, frike, pendesë reflektim dhe përsëri dëshpërim!

Zoti vonon, por nuk harron!

Italia, Katania, antimafia, prokuroria, opozita, kuvendi, Sajmiri, Rama, Habili, Zagani, të gjithë folën. Zoti i ndihmoftë!

Zoti do flasë shqip!

Besimi në Zot, nuk vdes kurrë! 🙏

October 24, 2017 21:36
Komento

5 Komente

  1. Nona-Madona October 24, 22:44

    Zoti osht tregu pak koprac me ty o Nard se ta ka mush kaptin gjymsen me tru, se pjesen tjeter e ke me gaz karbonik.
    Por prap te duem se na heq merzitjen.
    Ti e din ma mir se une qi Perenija osht dehun nga tymi i hashashit qe osht asgjesu ne Shqypni ene ska mend te merret me Qeverin Rama 😉 por te falet se duhet tja bosh pak qefin Lulushit
    Turqeta or Noku

    Reply to this comment
  2. Doni October 24, 23:12

    Ky qefe shuli duhet ta dije mire kete pune, ytttt te rente plasja o Zot!

    Reply to this comment
  3. K October 25, 12:30

    Per popullin shqiptar më mire. një serb, grek apo cilido ne pushtet sesa maloku. Do te kene me shume meshire per kete popull te mjere.

    Reply to this comment
  4. emigranti October 27, 18:37

    Ne fakt ashtu eshte, sepse balerin nuk ishe por balerin u bere .Me kete fantazi qe ke , je ti qe do ta zevendesosh Edi Ramen ,natyrisht me ndihmen e zotit.

    Reply to this comment
  5. emigranti October 27, 18:42

    Nome dhe email ishin plotesisht te sakta por ju censuroni njerezit, Ju mbyllni gojen sepse ashtu ju duhen njerezit pa goje pa sy pa veshe.jveshj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*