Kjo vajzë udhëton falas në botë….

May 31, 2016 14:39

Kjo vajzë udhëton falas në botë….

Kjo 20-vjeçare udhëton në mbarë botën e luksit pa shpenzuar asgjë, për shkak se shpenzimet i heqin meshkujt me të cilët ajo del.

Por britanikja Chelsea Snow, 20 vjec, thotë se nuk ka presion për të bërë seks me ta.

Ajo hyri në një faqe lidhjesh online, të quajtur Miss Travel, rreth një vit më parë.

Që prej atëherë ajo ka dalë me 30 meshkuj, përfshi këtu disa udhëtime ndërkombëtare me të gjitha të paguara.

Brenda një muaji që kur hyri në faqe, Chelsea udhëtoi drejt Floridas, në SHBA.

Tashmë brunia thotë se ka rënë në dashuri me këtë stil jetese, teksa shton se ka udhëtuar drejt vendeve të tilla si Kosta Rika, Franca, Zelanda e Re, Norvegjia, etj.

Në total ajo thotë se meshkujt kanë shpenzuar për të mbi 20 mijë sterlina, por insiston se nuk ka presion për të bërë seks.

“Shumica e meshkujve, në të 20-tat dhe të 30-tat, janë të lodhur duke udhëtuar vetëm, prandaj duan dikë që t’u bëjë shoqëri. Unë jam e lumtur të bëj këtë gjë”.

“Nuk ka presion seksual. Fillimisht njihemi dhe më pas bëjmë atë që ndjejmë”.

“Jeta ime ka ndryshuar plotësisht dhe jam e lumtur që nuk kam pasur asnjë eksperiencë të keqe”.

Chelsea Snow in Costa RicaChelsea SnowChelsea Snow hiking in New ZealandChelsea Snow in New York City

May 31, 2016 14:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*