KKT e “lëshon dorën” me HEC-et, miraton 8 leje të reja

July 26, 2018 17:47

KKT e “lëshon dorën” me HEC-et, miraton 8 leje të reja

Këshilli Kombëtar i Territorit zhvilloi këtë të enjte mbledhjen e radhës duke miratuar një numër rekord vendimesh, plot 28 të tillë.

Në ndryshim nga herët e fundit ku projektet më të rëndësishme kanë qenë të orientuara për ndërtime të reja në kryeqytet apo fshatra turistikë këtë herë nuk ka pasur asnjë të tillë.

Rekordin këtë herë e mbajnë lejet e reja për hidrocentrale rreth 8 të tilla, disa investime të rëndësishme në energji dhe infrastrukturë si dhe planet të detajuara për zona me rëndësi kombëtare si pjesa mes Karavstasë dhe lumit Seman apo ajo e Drilon-Tushemisht.

Po kështu në rend dite ishte edhe plani kombëtar për sektorin e gazit si dhe ndryshimi i projektit për investimin e portit në Porto Romano.

Vendimet e miratuara në KKT

Për Shpalljen e Zonave me Përparësi Zhvillimin e Turizmit në Territorin e Republikës së Shqipërisë, me propozim të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Për miratimin e Planit Kombëtar për Sektorin e Gazit (Master Planit të Sektorit të Gazit për Shqipërinë), me propozim të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Për miratimin e Planit të Detajuar për Zonën me Rëndësi Kombëtare mes Lagunëssë Karavastasë dhe lumit Seman, me propozim të Agjencisë Kombëtare të Planifikimittë Territorit.

Për miratimin e Nismës për hartimin e Planit të Detajuar për Zonën e RëndësisëKombëtare Drilon – Tushemisht, me propozim të Ministrit të Infrastrukturës dheEnergjisë.

Leje Zhvillimi për zonën e Bulevardit, Parkut Qendror dhe Lumit të Tiranës, Bashkia Tiranë, me propozim të Bashkisë Tiranë.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks i Ri Rezidencial i Stafit Diplomatik të Ambasadës së Kuvajtit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvilluesAmbasadën e Kuvajtit në Shqipëri.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i Urës së Drojës, me vendndodhje mbi lumin e Drojës, Thumanë, Bashkia Krujë dhe Bashkia Kurbin”, me subjekt zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Leje Ndërtimi për objektin: “Nënstacion 110/35/20 kV Arras dhe linjë elektrike 110 kV”, Bashkia Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hydro Seta” sh.p.k.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rrjeti shpërndarës 20 kv nga Nënstacioni 110/20 kv Fieri i Ri Fiderat 10 deri 12 dhe Nënstacioni 110/20 kv Fieri 2Fiderat M1 deri M10, me vendndodhje në Bashkinë Fier”, me subjekt zhvillues Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sh.a.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i dy fiderave të ri kabllor fideri F9 dhe fideri F10 me izolacion 20kv, kabinat, rrjeti TU me kabllo mevetëmbajtje ABC nga Nënstacioni  zhvillues Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sh.a.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Zgjerimi i rrjetit 20kv në Vrrinë, me kabina të reja dhe rrjet TU” me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subject zhvillues Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sh.a.

Leje Zhvillimi për rikualifikimin në zonën urbane pranë qendrës së qytetit Vlorë, restaurimin e monumenteve të kulturës në këtë zonë dhe rikonstruksion i objekteve të tjerë ekzistues, me subjekt zhvillues Bashkia Vlorë.

Leje Zhvillimi për rikualifikimin e bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës, rikualifikimi i qendrës së Shirokës dhe restaurimi i fasadave ekzistuese Shirokë, mesubjekt zhvillues Bashkia Shkodër.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Godinës së ish Kirurgjisë, në Qendrën Spitalore “Xhaferr Kongoli”, Bashkia Elbasan”, me subjekt zhvillues Qendrën Spitalore “Xhaferr Kongoli” Elbasan.

Leje Ndërtimi për objektin: “Estakada me tunelin që lidh Repartin e Kirurgjisë së Vjetër me Repartin e Kirurgjisë së re”, me subjekt zhvillues Qendrën Spitalore “Xhaferr Kongoli” Elbasan.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikualifikimi i ndërtesave të Universitetit Politeknik të Tiranës”, me subjekt zhvillues Universitetin Politeknik të Tiranës.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Plepi”, në përroin e Plepit, komuna Oshtun, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Domi Tec”sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “MIVAS”, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Tomorricës, Bashkia Gramsh dhe Bashkia Skrapar”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Elva 2001” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “MIVAS 1”, me vendndodhje në ujrat e lumit të Tomorrices, degë e lumit Devoll, Bashkia Skrapar, Qarku Berat”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Toer Energy” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Polemi”, në pellgun ujëmbledhës mbi tre degëzimet e përroit të Neshtës, degë e Zallit të Kostenjës, Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan”, me subject zhvillues shoqërinë “Drini Bulqizë” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Vardari”, në përroin e Vardarit dhe të Valit, degë e përroit të Zallit të Kostenjës, Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Drini Bulqizë” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec “Thanza”, në ujrat e përroit të Kalimashit, i cili derdhet në Liqenin e Fierzës, Bashkia Kukës, Qarku Kukës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Afrimi K” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Prevalli, në përroin e Zallit të Kostenjës, degë e zallit të Lunikut me derdhje në lumin Shkumbin, fshati Prevalli, Bashkia Librazhd”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gega-G” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e hidrocentraleve “Kaçinar”, me vendndodhje në lumin Shpërdhazë, komuna Kaçinar, Bashkia Mirditë”, me subject zhvillues shoqërinë “Shpërdhaza Energji” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë Magazinimi me lartësi 1 Kat “Mado”, me vendndodhje në Rrugën: “Egnatia”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dobi Management” sh.p.k

Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Portit MBM, me vendndodhje në Porto Romano, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë“Porti MBM” sh.p.k.

Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 20.06.2018 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vedore”, i ndryshuar./ Monitor

o.j/dita

 

July 26, 2018 17:47
Komento

4 Komente

  1. mirel July 26, 18:46

    Urrraa
    Shkaterroni cdo gje para se te ikni dhe ju si Sala
    Kriminele

    Reply to this comment
  2. valentina July 26, 20:15

    Hahahaaaa, ky ishte ai xhepisti kryeminister qe i premtoi shqiptareve se do anulonte kontratat e HCE-ve?po kta jane te gjithe per tu terhequr zvarre neper rruget e vendit

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 27, 13:38

      vali,
      ky e tha atë punën e anullimit,por nuk tha se do ti jepte ai tërë ato që do të anullonte!!
      në të vërtetë nuk ka anulluar asnjë,vetëm se po na e bën shqipërinë liqen artificial!!

      Reply to this comment
  3. intelektuali July 27, 11:39

    Pyetja e pare qe me vjen ne mend eshte: Sa megavatore ne vit do te fitoje Edvini dhe debilet pas tij me keto HEC-e qe do te masakrojne natyren qe i ka mbetur Shqypnise? Dhe: A do te bejne te mundur keto HEC-e te perballojne rritjen e kerkeses se vazhdueshme per energji elektrike kur jane parashikuar te ndertohen “Mbi perrenj nje thate” qe nuk kane uje shumicen e vitit? Futja neper tubacione e ujit te lumenjeve malore do te privoje zonat e banuara nga ujitjet natyrore te tokave te tyre, do t’i detyroje banoret te shpetojne koken dhe familjet drejt qyteteve me perbindesha betoni dhe do te demtojne keqas floren dhe faunen e zonave qe jane prane pellgjeve te lumenjeve pa patur kurfare interesi ekonomik ne prodhimin global te energjise hidrike shqyptare qe ka mbetur si ne Kohen e Nuhut te Enverit qe ne fund te jetes deklaronte ne mbledhjet e Byrose Politike:

    BJERINI ME TOP O KAQOLA SE PAS MEJE QAMETI

    HEC-et dallkauke te ndertuar mbi “Perronj te Thate” nga alifmatrake me pushtet si Gjiknuri nje avokat i deshtuar qe nuk di me se matet energjia dhe jo me teper si Minister Rezil i energjise sic ishin edhe Ministrat e Enverit, pra keto HEC-e te Rilindjes enveriste alla Fahrudin Hoxha do te shkaterrojne natyren e bukur shqyptare ne nje forme te pakthyeshme. Ne Bote ka shume shembuj tragjike ku idiotet ne drejtimin e shteteve kane kryer masakra te papara mjedisore pa kurfare perfitimesh ekonomike sic reklamohet nga propaganda e Partise, nje nga keta shembuj eshte tharrja perfundimtare e Detit Aral qe dheshmon me se miri se ku te con idiotizmi ne drejtimin dallkauk te shtetit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*