Klasifikimi / Shqipëria, vendi më i shtrenjtë në Ballkan për jetesë

February 23, 2016 10:28

Klasifikimi / Shqipëria, vendi më i shtrenjtë në Ballkan për jetesë

Shqipëria renditet si vendi më i shtrenjtë për të jetuar në Ballkan. Ndërkohë që në rang botëror renditet në listën e 50 vendeve botërore më të lira për të jetuar.

GoBankingRates ka kryer këtë renditje, shkruan gazeta Time.com, duke marrë në konsideratë 4 tregues të përballueshmërisë: fuqia blerëse, indeksi i qirasë, indeksi i çmimit të ushqimeve dhe i shërbimeve e të mirave, krahasuar me standardin e NewYork.

Sa i përket vendit tonë, raporton Monitor, fuqia blerëse është 58.8 % më e ulët, qiraja 90.8 % më e lirë, ushqimet 72 % më të lira dhe shërbimet e të mirat 64.4 % më të lira. Shqipëria përshkruhet si një shtet i cili ndodhet në veri të Greqisë, sipas Time.com, me popullsi rreth 3 milion dhe e lokalizuar në Mesdhe. Industritë më të mëdha të saj janë ajo ushqimore, cigare, tekstile dhe veshje. Totali i çmimeve sipas artikullit shkon rreth 630 dollarë.

Por, një tjetër garë rajonale e humbur. Maqedonia shfaqet më e lira në rajon, e renditur e 10-ta më e lira në botë dhe e para në Ballkan, ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina e 11-ta, Serbia e 18-ta, Mali i Zi i 26-ti.

Në tërësi të listës, vendi më i lirë për t’u jetuar është Afrika e Jugut, ndjekur nga India.

February 23, 2016 10:28
Komento

1 Koment

  1. 34124 February 23, 11:03

    Po pra eshte me e lire krahasuar me vendet e zhvilluara por nuk duhet harruar edhe raporti page-cmime per Shqiperine sepse po te besh nje llogari te thejshte nga xhepi I shqiptareve me shume leke dalin se sa hyjne….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*