KLD masë disiplinore ndaj një gjyqtari, shpallen vendet vakante

April 25, 2016 17:24

KLD masë disiplinore ndaj një gjyqtari, shpallen vendet vakante

Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi sot mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtarit te Rrethit Gjyqësor Mat, R.K. Pas diskutimeve, Këshilli miratoi kërkesën e ministrit të Drejtësisë, për dhënien e masës disiplinore ndaj gjyqtarit R.K, të ushtrimit të detyrës në një gjykatë të të njëjtit nivel jashtë rrethit gjyqësor ku ai ka emërimin e tij, konkretisht pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për një periudhë 1 (një) vjeçare.

Më pas Këshilli vijoi me shqyrtimin e kërkesës së Bordit Drejtues të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë lidhur me shfuqizimin e pikës 2 të nenit 34 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Pas diskutimeve anëtarët e Këshillit miratuan kërkesën e Bordit Drejtues të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, për shfuqizimin e pikës 2 të nenit 34 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.

Gjithashtu KLD miratoi kërkesën e Ministrit të Drejtësisë për shpalljen publike të vendeve vakante për gjyqtarë dhe vënien në dispozicionin të magjistratëve.

Në vijim të mbledhjes, Këshilli delegoi gjyqtarin Sulejman Kurti për të ushtruar përkohësisht detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si dhe shpalli vendin vakant për funksionin drejtues pranë kësaj gjykate.

Bazuar në parashikimet e rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve” dhe në përfundim, miratoi aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

-Gjyqtar Hysni Demiraj, Gjykata e Apelit Tiranë.
-Gjyqtare Blerona Hasa, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.
-Gjyqtare Nure Dreni, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.
-Gjyqtare Izabela Radovani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
-Gjyqtar Dritan Hallunaj, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
-Gjyqtare Eglantina Mikani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë
-Gjyqtare Luljeta Kole, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë
-Gjyqtar Olsi Xhavella, Gjykata e Apelit Korçë
-Gjyqtar Luan Hasneziri, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda
-Gjyqtare Arbana Selmanaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
-Gjyqtar Sokol Binaj, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.
-Gjyqtar Idriz Mulkurti, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
-Gjyqtar Avni Sejdi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.
-Gjyqtar Alaudin Malaj, Gjykata e Apelit Tiranë.
-Gjyqtar Kastriot Selita, Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë.
-Gjyqtar Fatos Qato, Gjykata e Apelit Tiranë.
-Gjyqtar Ardit Mustafa, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
-Gjyqtar Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë.
-Gjyqtar Halil Vani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër.
-Gjyqtar Gerd Hoxha, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
-Gjyqtar Arben Lera, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë.
-Gjyqtare MarjanaVelçani, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës.
-Gjyqtar Sokol Ngresi, Gjykata e Apelit Vlorë.
-Gjyqtar Ken Dhima, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë.
– Gjyqtar Tonin Stërkaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Gjithashtu, anëtarët e Këshillit shqyrtuan dhe miratuan projekt-aktet e vlerësimit, në zbatim të vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 36, datë 29.04.2015 “Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit profesional dhe etik të kryeinspektorit dhe inspektorëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, të veprimtarisë së inspektores Dashuri Gjunkshi për periudhën 2013-2014.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

April 25, 2016 17:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*