KLD: Më pak anëtarë në gjykatat e vogla

Redaksia Online November 9, 2012 14:55

KLD: Më pak anëtarë në gjykatat e vogla

Tirana do të ketë numrin më të madh të gjyqtarëve në vend. Drafti i ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, për rishpërndarjen e gjyqtarëve parashikon që nga 76 gjyqtarë, Tirana të ketë 91. Këtu do të përfshihen edhe togat e zeza të Gjykatës Administrative që pritet të nisë funksionimin në janar.
Ndryshimet për rishpërndarjen e gjyqtarëve u diskutuan në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Projekti parashikon shtim të numrit të gjyqtarëve në gjykatat e mëdha dhe reduktim në ato të vogla për të balancuar ngarkesën dhe për të reduktuar kohën e shqyrtimit të çështjeve. Sipas draftit, gjykata e vogla parashikohet të kenë jo me pak se 4 gjyqtarë.

Numërin më të lartë të çështjeve të gjykuara e ka gjykata e Elbasanit, pasi një gjyqtari i bie të gjykojë 345 çështje në një vit.
Në mbledhjen e radhës, KLD miratoi me vlerësimin profesional “shumë mirë” 4 gjyqtarë të gjykatës së krimeve të rënda: Sandër Simonin, Gurali Brahimllarin, Etleva Deden dhe Luan Haznezirin, për të cilin votuan kundër ministri Halimi dhe nënkryetari Elvis Cefa.

Redaksia Online November 9, 2012 14:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim