KLD refuzoi shkarkimin e gjyqtarëve, Ministrja: Ditë e zezë për drejtësinë

May 8, 2018 12:33

KLD refuzoi shkarkimin e gjyqtarëve, Ministrja: Ditë e zezë për drejtësinë

 

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka shpërthyer në akuza ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili ditën e djeshme ka rrëzuar kërkesën e MD-së për shkarkimin e 3 gjyqtarëve, Petrit Curri i Durrësit, Ergys Selmani i Fierit dhe Ken Dhima i Administratës së Vlorës.

Vendim që ka sjellë reagimin e Gjonajt, e cila në një konferencë për shtyp, e cila ka thënë se “e djeshmja, ka qenë një ditë e zezë”.

Deklarata e Gjonajt

“Dje, Këshilli i Lartë i Drejtësisë mbajti mbledhjen e radhës ku u rrëzuan tre propozimet e mia, për shkarkimin e tre gjyqtarëve, të cilët nga raportet e inspektimit të Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë rezultonin me shkelje të rënda të ligjit, diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të gjykatës së Durrësit, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, la të lirë dhe mundësoi kështu arratisjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore që kërkohej nga shteti italian për ekstradim.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar, i cili në mënyre diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, për shkak të mosarsyetimit tejet të dyshimtë të vendimit të urdhrit të mbrojtjes në kohë, solli humbjen tragjike të jetës së një gruaje prej duarve të bashkëshortit të saj, të ndjerës Liljana Ruka.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të Gjykatës administrative Vlorë, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, kishte plot 212 vendime gjyqësore të arsyetuara me vonesë.

85 prej këtyre vendimeve janë arsyetuar përtej një afati pesëmujor nga data e shpalljes dhe disa prej tyre edhe pothuajse me një vit vonesë, duke cenuar rëndë interesat e qytetarëve të përfshirë në proceset e mbetura në dorën e këtij gjyqtari me veprime haptazi të papërgjegjshme.

Vendosa t’i ndaj këto informacione drejtpërdrejtë me publikun, bashkë me shprehjen e indinjatës sime qytetare e profesionale, për vendimmarrjen e pajustifikueshme të shumicës së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

E djeshmja ishte një ditë e zezë për këtë Këshill, që nxori në pah sfidën e madhe që kemi përpara për të përmbysur sistemin e kalbur të drejtësisë!

Këshilli i Lartë i Drejtësisë si një organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve, dhe është kthyer ne një strukturë mbrojtëse të interesave personale të gjyqtarëve në dëm të interesit publik.

Një arsye më shumë për ta vazhduar me vendosmëri reformimin rrënjësor të sistemit aktual të drejtësisë dhe për t’u ndarë me thikën e operacionit të spastrimit të sistemit, nga kasta e korruptuar që e ka mbajtur atë peng për më shume se çerekshekulli!

Unë kam besim që me zbatimin pa kompromis të Reformës në Drejtësi, vendime si ato të djeshmet, do të mbeten pjesë e historisë së padenjë te një sistemi, të cilit, po i vjen fundi dhe nuk do të përsëriten më në të ardhmen”.

a.s/dita

May 8, 2018 12:33
Komento

14 Komente

  1. Mbi Monumentet May 8, 12:57

    Dite e Zeze ka qene kur u mbylle Ministris e Drejtesise, e nderuar zonje,
    nuk ta kane mesuar?!
    Pastaj u mbuall Njeriu i Ri
    qe se fundi u rilinde e mori dhene, si kanabis.
    Si s’keni turp,
    shqiptareve ju ankoheni ju,
    per Ilir Meten?!
    Ata e zgjodhen floririn tuaj?!
    Vrafshi Veten…

    Reply to this comment
  2. socialSSalisti pe Blushi May 8, 12:59

    DITE E ZEZE PER TY QE KE MARRE PERSIPER NJE MINISTRI FANTAZEM SE KLD-Keshilli Larte i Çdrejtesise eshte prone e Like Florise qe i ka ne dare koqet e Edvin Mavrise s ka blere tere antishqiptart e ameriqise..e ty te ka lene ti ferkosh koqet Medise e kalif Salise….

    Reply to this comment
  3. bela May 8, 13:07

    Kta nuk e duan dhe nuk kane per ta dashur kurre reformen se jane te krimbur ne korrupsion por vazhdoni bjerruni kokes

    Reply to this comment
  4. Beso May 8, 13:08

    Me vjen mire qe ministrja do te zbatoj reformen dhe realisht jemi me ty moj moter por mos harro te zhdukesh kte KLDn qe mbrojn shoket e tyre te korruptuar

    Reply to this comment
  5. Sp May 8, 13:09

    Mire e thua zonja Ministre por sa te jeté Ilir Meta me ate band mafiozesh gjoja njerez te drejtesise nuk do ketr drejtesi.Ergys Selmani iFierit nje nga gjylatesit e keq nuk e meroton te jeté gjykates.por ja qr per Meten eshte i mire.Metrs po i vjen mendja verdall per vejte se ka frke te artrstohet.

    Reply to this comment
  6. xhemil May 8, 13:14

    Po kta te KLD jane te kapur nga korrupsioni per vete more aman.

    Reply to this comment
  7. Fatmir May 8, 13:46

    Dite e zezë për drejtësinë ishte që kur të vunë Ministre ty moj zonjë që je mishërimi i paaftësisë. Paaftësi që e ke treguar në cdo zyrë ku ke shkelur. Ik Etilda hapi rrugën Drejtësisë ti e para dhe pastaj shif ata të tjerët. Një mut jeni të gjithë. Me ty në krye.

    Reply to this comment
  8. Edi May 8, 13:57

    Ministres sexy Etilda duhet sqaruar se nuk e di qe drejtesia dhe ekzekutivi (pra qeveria) jane dy pushtete te ndara. Thojani o dashamires te kesaj bukuroshes qe mos beje gabime te tilla e te ngaterrohet ne pushtete tjera.(Megjithate kjo Etilda mos ja hame hakun eshte ministrja e pare femer e vertete nga socialistet, tjerat kane qene e jane mushka).

    Reply to this comment
  9. Tirona May 8, 14:18

    I kthehu ne pune KLD dhe do ti largoje nga puna Vettin-gu…….. si dhe do te dalin para drejtesise per shkeljet e ligjit qe kon bo…… si dhe do tju konfiksohen te gjitha pasurite e lujtshme dhe te palujtshme qe kon von me anen e korrupsionit…..
    Kta gjyqtare naive duhet ta falenderonin here ministren qe i largoi nga puna,sepse do i shpetonin Vettin-gut….,,,
    Ndersa Presidenti ja futi sa krahu, sepse tani keta gjyqtare do te perballen me Vettin-gun

    Reply to this comment
  10. Arben May 8, 14:30

    DITA E EKSTRADIMIT TOTALISHT TE KUNDRA-

    -LIGJSHEM TE FINANCIERIT TE HABILAJVE

    ESHTE DITE E ZEZE MOJ BAXHELLE.

    Reply to this comment
  11. Jovan bregu May 8, 14:37

    Kjo eshte shprehje e drejtesise shqiptare deri dje. Mos u merzitni, pak durim dhe do shikojme qe do tju vij radha te gjithe plerave. Komplimente ministres, beri shume mire qe diskreditoj ne publik keta eksponent te KLD qe kane shire mbi besimin e popullit. Kush nuk eshte dakort me kete, uroj qe ti bjere mbi kurriz padrejtesite e ketyre personave.

    Reply to this comment
  12. jani May 8, 15:57

    ekstradimi i financierit te balilajve eshte dita me e zeze e drejtesise . me ate ekstradim ai fitoi lirine dhe sado burg te beje mos harro moj ndrikull se e kryen ne itali dhe jo ne burgjet shqiptare. por drejtesia nuk do te vonoje edhe per ty. Ajo firme mbi ate leter eshte paguar shume por edhe do paguhet nga ty shume.sa per ty dihet pak lidhja farefisnore me liken. te fala

    Reply to this comment
  13. Filani May 8, 17:43

    Zogu ik mi mblidh burrin se po ta rrafin rrugve,leri leksionet e drejtësisë aman se nuk ngele ti të japësh leksione

    Reply to this comment
  14. FORSTER May 8, 23:31

    Moj zoje ti ke shume te drejte qe shqetesohesh se ty ndryshe te thuhet dhe ndryshe veprohet ne ALBANIAN ,por do vije dita qe do vihet pika mbi i por kam frike se a do jesh ministre ti moj zonje se aty vihen me contrate 6-mujorshe ,por edhe po te mos jesh do ndiesh kenaqesi ,sa per ILIR-FLORIRIN ,mos ki merak se ditet i ka te numeruara ,atehere do themi:”VIVA-ALBANIA”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*