KLD vijon mbrojtjen e gjyqtarëve, refuzon ndëshkimin e tyre

February 4, 2015 21:43

KLD vijon mbrojtjen e gjyqtarëve, refuzon ndëshkimin e tyre

Këshilli i Lartë i Drejtësisë vazhdon të mbetet një fortesë e fortë për gjyqtarët.

Në mbledhjen e sotme, KLD shqyrtoi kërkesën për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, O. A.

Ministri i Drejtësisë kërkoi nga anëtarët e Këshillit shtyrjen e shqyrtimit te procedimit disiplinor ndaj këtij gjyqtari dhe bashkimin e procedimit me një tjetër procedim te sjelle se fundmi pranë KLD-së nga ana e tij.

Sa me sipër, anëtarët e Këshillit vendosën pranimin e kërkesës se Ministrit për bashkimin e dy procedimeve disiplinore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, O. A dhe shqyrtimin e tyre në mbledhjen e radhës së KLD-së.

Këshilli shqyrtoi propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtarit te Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, A.J.

Pas diskutimeve, Këshilli me shumicën e votave vendosi që ndaj gjyqtarit A.J, të kryhet një inspektim i përgjithshëm i punës se tij për tre vitet e fundit.

Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e Këshillit shqyrtuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, N.C.

Pas diskutimeve, Këshilli vendosi të rrëzojë kërkesën e Ministrit të Drejtësisë për masën disiplinore “Vërejtje me paralajmërim” për gjyqtarin N.C.

Gjithashtu, Këshilli rrëzoi me shumicën e  votave edhe propozimin e Kryetarit të Këshillit, njëkohësisht President i Republikës, për dhënien e masës disiplinore “Vërejtje” ndaj këtij gjyqtari.

February 4, 2015 21:43
Komento

6 Komente

  1. Pëllumb zaimi February 4, 22:29

    Hajt se do të zgjidhet kjo punë sipas ritmeve të këngës rilindase “dale me ngadale pushtojmë kodra edhe male….” ! Tung!

    Reply to this comment
  2. pijaneci i shqupit February 4, 22:36

    mos p^risni drejtesi sa te jete jari na ate karrige se asht berisha president marrja si nuk e mulon

    Reply to this comment
  3. Tarrasi February 4, 22:54

    Presidenti prej lecke ose truthare.

    Reply to this comment
  4. kanina February 5, 08:09

    Drejtesia ,eshte kanseri i shqiperise ..pse nuk do kld …ndeshkimin egjyqtareve ??????pse u dhemb by… /sepse jan ewte zhytur ne llume qe te gjithe …mjere ky vend ku u katandis ….po ishalla marte zoti hak te keta palacot e drejtesise ,,,,,,,,ua pevelofte shpirtin si kan perveluar ata qindra familje ….dhe te parin mbi te pare ..zoti marte hak ,,tek ty o jar ……

    Reply to this comment
  5. TROJA February 5, 08:20

    Nuk kishte si ndodhte ndryshe,kur punet fillohen nga bishti.Edvini e i gjithe mileti e dinte se e keqja me e madhe e shtetit ka qene e mbetet drejtesia,gjykatat e prokuroria,A NUK DUHEJ TE KISHTE MBARUAR REFORMA NE KETE SISTEM PARA NJE VITI? KJO NUK U BE DHE NUK DO BEHET ASNJEHERE,MBASI KESHTU ESHTE MAREVESHJA PS-PD-LSI.

    Reply to this comment
  6. ismeti February 5, 08:29

    kjo asht kshtjella e fashizmit te sales

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*