Klement Balili para drejtësisë, caktohet data për seancën e parë

February 8, 2019 12:09

Klement Balili para drejtësisë, caktohet data për seancën e parë

Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar datën 25 shkurt ora 10:00 për seancën e parë të gjykimit ndaj Klement Balilit, i cilësuari si “Eskobari i Ballkanit”.

Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Treshja gjykuese e përcaktuar përmes shortit do të kryesohet nga Flora Hajredinaj dhe dy gjyqtarë të tjerë Liliana Baku dhe Ardit Mustafai.

Pak ditë më parë avokati i Balilit, Theodhori Sollaku dorëzoi një kërkesë për gjykim të shkurtuar, por seanca e parë tek Krimet e Rënda u ndërpre me pretendimin se Balili ka dashur që ta bëjë personalisht këtë kërkesë.

Dorëzimi i Klement Balilit ndodhi pikërisht në momentin kur Prokuroria për Krimet e Rënda kishte mbyllur hetimet dhe kishte dërguar dosjen për gjykim.

f.h/dita

February 8, 2019 12:09
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 February 8, 12:44

    ore mirë këtij që po ja bëni punët shpejt e shpejt,po izetit si do tia bëni??
    apo mos vallë sjelljen e izetit në shqipëri duhet ta vëmë në të njëjtin nivel si radioloja “buza e bredhit” në vitet ’50??
    më duket se rama u tregua tmerrësisht i zoti në rastin e izetit!!
    nuk ja ka fal lotët që ka derdhur për bluzat që i griste izeti në fillim të ’90ës!!
    apo e keni lënë si qershija mbi tortë për saliun,izetin e shkretë??
    ju dashka të presë nja 25 a 30 vjet i vafri!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*