Kleopatra, gruaja që i mbante burrat vetëm një natë dhe të nesërmen i vriste

July 20, 2014 14:12

Kleopatra, gruaja që i mbante burrat vetëm një natë dhe të nesërmen i vriste

Poeti i mirënjohur Ali Asllani në një nga librat e tij të botuar shpejt, në hyrje të njërës prej vjershave erotike, tregon shkurt historinë e Kleopatrës që i mbante burrat vetëm një natë në shtrat dhe pastaj i vriste, një luks i madh për një femër, sikur edhe perëndeshë të ishte, por nga ana tjetër, poeti ynë i njohur e justifikon Kleopatrën, ia bën hallall, kur thonë turqit dhe bëhet me të kur shkruan:

Ashtu si unë dhe ti

unë poet, ti poezi,

Atë sy e atë vetull,

dhe m’u bëftë kurban një shekull…

Historitë e femrës së famshme, dashnores së perandorit romak Antoni, janë të shumta, ashtu siç janë të shumta edhe historitë e fundit tragjik, të zgjedhur nga vetë Kleopatra, me helmin nga gjarpri; por ai që hedh dritë mbi jetën dhe aventurat dashurore të Kleopatrës, është shkrimtari dhe historiani bashkëkohës, që i ka parë gjërat me sy, Plutarku, i cili thotë se ajo bashkëpunoi edhe me Çezarin, por që s’tregohet asnjë histori apo aventurë me të.

 

Historia klasike e mbretëreshës famëmadhe

kleopatraKleopatra u lind në fund të vitit 69 p.e.s. dhe ka vdekur më 12 gusht 30 p.e.s. në Aleksandria të Egjiptit duke u vetëvrarë. Ishte Mbretëresha e fundit e Egjiptit të Vjetër. Ishte vajza e tretë e Tolomeut XII. Kishte origjinë greke dhe, duke parë praktikën e hapur midis ushtareve tolemaike për t’u martuar midis vëllezërish, ka mundësi që të kishte shumë pak gjak egjiptian në vena. Në vitin 51 p.K. bëhet mbretëreshë e Egjiptit së bashku me të vëllanë Tolomeo XIII.Të dy duan pushtetin dhe Kleopatra lidh aleancë me Cezarin për të hequr nga froni të vëllanë. Cezari kthehet në Romë në 46 p.K. Historia me Cezarin, që bëri aq shumë bujë, në të vërtetë zgjati vetëm një dimër. Kleopatra kaloi edhe një vit në Romë në vizitë zyrtare, por s’ka asnjë provë që të dy ishin ende të dashur. Pas vrasjes së Cezarit, Kleopatra kthehet në Aleksandri. Në vitin 42 p.K. Antonio ndan perandorinë me Oktavianin, duke marrë Lindjen. Ishte 40 vjeç dhe ishte martuar me Fulvian.

Kleopatra dhe Antonio takohen në Tasko në 42 p.K. Udhëheqësi romak dhe mbretëresha e Egjiptit bëhen aleatë dhe dashnorë, por Fulvia sëmuret dhe Antonio duhet të kthehet në Romë. Fulvia vdes, por Antonio është i detyruar të martohet me Oktvian, motrën e Oktavianit, për të ruajtur pozicionin e tij. Braktis Kleopatrën shtatzënë me dy binjakë, do ta shohë vetëm pas tre vjetësh. Në vitin 37p.K. Antonio niset në fushatë kundër Partëve dhe i kërkon Kleopatrës ta shoqërojë në Siri. Trupat e Antonios thyhen dhe ai kthehet në Aleksandri. Në vitin 32 p.K. Antonio divorcohet. Oktaviano nxit romakët kundër tij dhe konkubinën e tij të pabesë. Kleopatra e bind Antonion që ta presë sulmin e kundërshtarit në Greqi. Beteja e Acios ishte një disfatë për egjiptianët. Antonio i ngul thikën vetes dhe Kleopatra, e mbetur vetëm, preferon të vdesë. Sipas versionit tradicional, iu dërgua një shportë me fiq të freskët, brenda së cilës ishte fshehur me vullnetin e saj një gjarpër që e pickoi dhe i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Mbretëresha e fundit mitike e Egjiptit të lashtë vrau veten për të mos u burgosur në Romë si pre e luftës.

 

Shkencëtarët amerikanë, hije dyshimi mbi versionin e vdekjes
klVersioni i vrasjes së saj është treguar nga Plutarku, që siç thamë ka qenë bashkëkohës. Ky version është në të gjithë filmat mitikë të Hollivudit. Por dy studiues amerikanë të Antikitetit Christoph Schaefer dhe toksikologut Dietrich Mebs, ky version i vdekjes nuk është i vërtetë. Në fakt, historia na rrëfen se Kleopatra vdiq e  helmuar nga pickimi i një gjarpri, ose më saktë nga kobra egjiptiane. Sipas dy studiuesve të Antikitetit, Christoph Schaefer dhe toksikologut Dietrich Mebs, ky version i vdekjes nuk është i vërtetë. Helmi i gjarprit do t’i kishte shkaktuar Kleopatrës një vdekje të ngadaltë pas disa orësh vuajtje mizore dhe ajo e dinte mirë këtë gjë. Kështu që ka gjasa të ketë përgatitur një lëng helmues, një përzierje kokute dhe opiumi, për një vdekje të menjëhershme dhe më pak të dhimbshme. Për të mbuluar gjurmët, ajo sajoi një tjetër alibi, duke krijuar kështu legjendën e helmit të gjarprit, që të mbetej në kujtimin e përjetësisë. Prej më shumë se dymijë vjetësh, legjenda e Kleopatrës është shkruar në shumë libra dhe transmetuar në dhjetëra filma hollivudianë, duke u treguar nga Plutarku e duke u interpretuar nga Liz Tejlor. Sipas dy studiuesve, Schaefer dhe Mebs, ka shumë gjasa që Kleopatra të ketë përgatitur një lëng helmues për ta pirë dhe të kishte një vdekje më pak të dhimbshme. “Në mbretërinë e saj, mjeshtërit e helmeve ishin me shumicë dhe Kleopatra ishte një grua tepër e zgjuar për të përballuar një vdekje mizore si ajo e shkaktuar nga helmi i një gjarpri”, bën të ditur Schaefer. Kështu ajo vendosi që të gënjente në momentin më kulminant, duke i dhënë fund jetës dhe duke lënë në histori një version të rremë mbi vdekjen e saj.

 

Plutarku, dëshmitar i historisë

Ja ç’thotë ndër të tjera ai: “Historia e dashurisë mes Anonit dhe Kleopatrës mund të kish ndryshuar botën. Nëse Antoni do të kish pasur sukses në fitimin e fronit të Romës me Kleopatrën si mbretëreshë, ai mund të kish ndryshuar kursin e perandorisë romake, duke e bërë botën ku jetojmë sot një vend të ndryshëm.

 

Marramendëse

Ajo kish besim në aftësitë e saj joshëse, të cilat, pasi kishin bërë të tyren më parë me Cezarin dhe Pompein e ri, ajo nuk kish asnjë dyshim se do të ishin edhe më të suksesshme me Antonin. Ata e kishin njohur kur ish në vajzë e re, injorante për botën, por tani ajo do të takohej me Antonin në një kohë të jetës kur bukuria e gruas është më e mrekullueshme dhe intelekti i saj është në pjekuri të plotë. Ajo bëri përgatitje të mëdha për udhëtimin, me para, dhurata, si dhe ornamente të vyera, nga ato që mund të përballojë një mbretëri e pasur, por ajo mori me vete shpresat e saj më të sigurta, për artin dhe magjinë e sharmit të saj….ajo erdhi duke lundruar në lumin Cidni në një lundër me vela ngjyrë vjollcë, ndërsa rremat e argjendta shoqëronin me ritëm muzikën e flauteve, fyejve dhe harpës. Ajo vetë qëndronte në këmbë, nën një tendë me copë të artë, e veshur si Afërdita në një pikturë, dhe djem të rinj shumë të bukur, si perëndi të dashurisë, qëndronin përreth saj.

Shërbëtoret ishin veshur si Nimfa Deti dhe si Zana, ku disa mbanin timonin, të tjera punonin me litarët…. era e parfumeve çante ajrin nga lundra deri në brigje, të cilët qenë të mbushur me njerëz që shtyheshin për të parë këtë pamje magjepsëse. Vendi i tregut ishte thuajse i boshatisur, dhe më në fund Antoni u la të qëndrojë i vetëm të presë në skelë; ndërkohë që, kudo u hap fjala se kish ardhur Afërdita, që të takohej me Bakunë për të mirën e përbashkët të Azisë.
E parezistueshme

Bukuria e saj, thuhet, nuk ishte në vetvete e tillë që askush nuk mund të krahasohej me të, apo që askush që e shihte nuk mund të shpëtonte pa u goditur prej saj, por kontakti i pranisë së saj, nëse jetoje me të, ishte i parezistueshëm; joshja personit të saj, bashkë me sharmin e bashkëbisedimit të saj si dhe karakteri që shoqëronte gjithë sa ajo thoshte apo bënte, ishte magjepsës. Ishte kënaqësi thjeshtë të dëgjoje tingullin e zërit të saj, me të cilin, ashtu si një instrument me shumë tela, ajo mund të kalonte nga njëra gjuhë në një tjetër; kështu kishte shumë pak kombe barbarë të cilëve ajo u përgjigjej me anë të një përkthyesi. Antoni u magjeps kaq shumë prej saj, saqë ndërkohë që Fulvia, bashkëshortja e tij përballonte zënkat në Romë kundër Cezarit me forcën e armëve dhe trupat partizane ishin mbledhur në Mesopotami, të gatshme për të hyrë në Siri, ai prapë i lejonte vetes që ta merrte ajo me vete në Aleksandri, për të bërë atje pushime, si një djalë i ri, me lojëra e argëtime, duke harxhuar atë që Antifoni thotë se është më e kushtueshmja, kohën.

 

Antoni, tragjik në Romë dhe komik në Aleksandri 

Nëse Antoni ngopej me lojëra e argëtime, ajo kishte në çdo moment një kënaqësi apo sharm të ri për të plotësuar dëshirat e tij; në çdo kthesë ajo ishte mbi të, dhe nuk e linte t’i shpëtonte as ditën dhe as natën. Ajo luante me të me zare, pinte me të, gjuante me të; dhe kur ai ushtrohej me armë, ajo ishte aty për të parë. Natën, ajo bridhte me të duke shqetësuar njerëzit në dyer e dritare, e veshur si një shërbëtore pasi edhe ai maskohej si shërbyes, dhe nga këto bredhje ai kthehej në shtëpi shpesh në gjendje shumë të rëndë, ndonjëherë i rrahur, megjithëse shumë njerëzve ua merrte mendja se cili ishte në të vërtetë. Megjithatë, aleksandrianëve në përgjithësi u pëlqente, dhe i bashkoheshin me qejf në lojërat e tij, dhe thonin se i detyroheshin Antonit për faktin që i kish lënë pjesët e tij tragjike në Romë, dhe kish marrë me vete në Aleksandri vetëm pjesën e komedisë .

 

Gra që hanë burrat

Ka patur me mijëra histori për jetën seksuale dhe jashtëmartesore të Kleopatrës, madje ato kanë dalë që kur ajo ka qenë gjallë, sikur ajo i zgjidhte meshkujt, oborrtarë, oficerë, ushtarë dhe bënte orgji me ta. Tregojnë që ajo u jepte barëra stimulus për të bërë seks të fortë, se tregohej sadiste dhe i torturonte jashtë mase dashnorët; madje ajo që është bërë edhe si legjendë, është se ajo i mbante vetëm një natë dashnorët, pastaj i vriste. Të gjitha këto nuk janë të vërteta. Ato i nxori në fillim i vëllai, të cilin ajo e shkarkoi nga froni dhe më pas dolën në formën e thashethemeve, të cilat u futën edhe në historinë romake që tregohen dhe shkruhen edhe sot. Një grua që shihte te vetja të drejtën për të qenë mbretëreshë, ndryshe nga gratë romake që kishin influencë vetëm nëse ishin nënat apo gratë e burrave të fuqishëm. Por mbi të gjitha ajo nuk ishte aq joshëse, ashtu siç e kishin treguar: “Në 18 vjet kishte pasur vetëm dy burra në jetën e saj”, “Ka shumë mundësi që të ketë qenë e virgjër kur takoi Çezarin”. Me prejardhje greke dhe vetëm një e katërta egjiptiane (një tjetër mit i rrëzuar), Kleopatra u bë mbretëreshë (bashkë me të vëllain që doli në skenë pas një konflikti të ashpër) rreth viteve pesëdhjetëpara Krishtit, një moment kur vetëm  mbështetja e perandorisë romake mund t’i garantonte mbretërisë së saj mbijetesën. E vërteta është se ajo ka patur vetëm dy burra.

 

July 20, 2014 14:12
Komento

1 Koment

  1. vajza leopard August 12, 14:40

    sa e lig qe eshte dhe sa e bukur

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*