Kleringu i blerjes së normalitetit

January 14, 2020 17:21

Kleringu i blerjes së normalitetit

Sot mediat kanë raportuar një takim mes Damian Gjiknurit, Rudian Hajdarit, Petrit Vasilit dhe Oerd Bylykbashit. Takimi ka patur në vëmendje reformën zgjedhore dhe konsensusin rreth saj. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pyetur për faktin se nëse prania në tryezë e Damian Gjiknurit përbën problem ose jo, Basha është përgjigjur se “nuk më intereson me kë përfaqësohet PS”.

Më herët zoti Basha është pyetur edhe për sistemin zgjedhor, por ai për këtë çështje ka hequr bythën mënjanë, duke u shprehur se këtë mund ta zgjidhin qytetarët me referendum. Takimi i parë i këtij soji ka prodhuar një të ashtuquajtur Këshill Politik që do të ketë brenda të gjithë spektrin politik kryesor, parlamentar apo jo dhe që zotohet të mbyllë reformën zgjedhore brenda 15 marsit.

Kjo datë eventualisht hap mundësinë teorike të zgjedhjeve të parakohshme në muajin tetor që do të ishte për opozitën përmbushja e alibisë së vetme që I ka mbetur për të bindur njerëzit se ajo ka me të vërtetë një axhendë politike përveç ëndrrave për karrierë të disa individëve. Në momentin që flasim është e kotë të gjykosh një opozitë si kjo e Lulzim Bashës pasi askush nuk pret ndonjë gjë të madhe. Në fund të fundit z. Basha iu bind një rregulli të hershëm maoist të tranzicionit shqiptar që na thotë se pas turbullimit vjen kullimi, pas zhurmës dhe protestës vjen konsensusi duke nxitur një regjim psikologjik dërrmues për shoqërinë.

Megjithatë sot opozita teksa dorëzon kredencialet e veta të pretenduara si forcë e ndryshimit, ka pranuar kredencialet e një force që pretendon dhe pret rotacionin politik përmes votës duke njohur de facto dhe de jure çdo gjë që ka bërë pushteti I tanishëm. Për z. Rama kjo është një arritje. Ndonëse nuk mori teatrin e një takimi me Lulzim Bashën ai rekrutori te nevojat e opozitës normalitetin politik kaq të munguar duke siguruar madje në rolin e drejtuesit të OSBE-së një rol këshilluesi për vetë opozitën.

Dakordësia e arritur sot i heq Shqipërisë një peshë në procesin e hapjes së negociatave me BE-në pak para muajit maj, kur pritet të vendoset se çfarë do të bëhet me vendin tonë.

Sa e besueshme është tanimë akuza e opozitës e cila ka deklaruar se vendi është në prag falimenti? Patjetër që shumë pak e besueshme, por ne do të nisim të dëgjojmë shumë shpejt zëdhënësa të saj se rruga e fortë dështoi, ndaj konsensusi mbetet e vetmja rrugë. Dhe janë po këta që deri më dje mbronin rrugën e fortë. Askush nuk e dëshiron dhunën si zgjidhje dhe variant veprimi, por problemi në politikë është se ajo që deklaron me zë të lartë kërkon përmbushje si akt politik dhe distancim parimor. Kjo jo për politikë për hir të politikës, por sepse edhe vetë kërkesa për ndryshim nuk përmbushet pa veprim.

Ne sot kemi marrë nga Lulzim Basha një deklaratë për ruajtjen e status quosë, një mesazh për të mos lejuar asgjë të re të inkuadrohet në sistem. Për shkak të dështimit të tij, por edhe për shkak të intuitës tinzare se në këtë Pazar me pushtetin ai do të riafirmohet si lideri i PD-së duke imponuar listën e radhës. Të tjerat i lihen kohës sepse dihet se shqiptarët harrojnë shpejt. Madje shumë shpejt. Siç mund të kenë harruar patjetër edhe këtë zotim të z. Basha të pak muajve më parë:


Burimi: Respublica

l.h/ dita

January 14, 2020 17:21
Komento

6 Komente

  1. vullneti i popullit del me referendum January 14, 17:46

    Basha i pyetur per ceshtjen e sistemit zgjedhor – thuhet ketu – “ka hequr bythen menjane” duke thene se kete mund ta zgjidhe referendumi qytetareve.
    Po pse “ka hequr bythen menjane” kur thote per referendum qytetar? A ka me demokratike se referendumi per nje ceshtje qe eshte bere perralle kaq kohe si kjo e sistemit zgjedhor? Mos nisemi kush e tha, pse e tha, si e tha! Referendumi popullor e zgjidh ate ceshtje me mire se 100 tryeza e 1000 tutore nga jashte.

    Reply to this comment
    • Bureto January 14, 19:02

      Referendumi nuk është si ato sondazhet që Zaloshnha bën çdo ditë. Referendumi ka procedura kushtetuese e ligjore, ka kosto dhe mbi të gjitha do kohë deri tek rezultati. Kurse reforma zgjedhore, në fakt përmirësimi i ligjit zgjedhor ekzistues, sipas rekomandimeve të ODHIR, duhet mbaruar para mbledhjes së Zagrebit për hapjen e negociatave në Prill. Lojrat e opozitës deri më sot kjo kanë qenë vonesa, që të arrihej deri në këtë ditë, dhe të arrihej qëllimi: Reforma e vërtetë zgjedhore të mos bëhej. Dhe për këtë në distancë janë dakord të dy palët: Ruajtja e status quosë, pra mundësia e rotacionit (siç këto 30 vjet ka qenë), vetëm midis tyre, pavarësisht se kur dhe si do të ndodhë. Nga kjo nuk ka të humbur. Rama mund të rrijë, por edhe mund të ikë një ditë. Atëhere kush do vijë? Hopaaa Basha kryeministër. Nëse jo mbetet kryetar me listën deputetëve në dorë, çelsi magjik i pushtetit të kryetarëve. A nuk është kjo loja?….

      Reply to this comment
      • vullneti i popullit del me referendum January 15, 09:09

        Dhe une nuk permenda sondazhe si ato te Zaloshnjes as nuk hyra ne analiza politike kush do vije e kush do rrije jo Rama jo Basha. Referendum popullor per nje ceshtje thelbesore si Sistemi Zgjedhor dhe kaq mbyllet kjo histori nderrimesh pa fund sistemesh zgjedhore qe pafundesisht kontestohen. Ta vendose populli sistemin zgjedhor qe do, nuk ka pse trembet askush nga vullneti i popullit.

        Reply to this comment
  2. mirel January 14, 18:01

    Paska dhe nje Hajdar tjeter pervec Rudines, hajdares se afirmuar te Kuvendit. Ky qenka Rudian

    Reply to this comment
  3. E si mund të ulet një politikan i ndershëm pran Damjanit që kutërbon nga haleja e krimit të poshtër e të flliqur zgjedhor të Dibrës January 14, 20:35

    Më në fund ata që i kanë punur qindin zgjedhjeve në Shqipëri u bashkuan dhe mëlçija e zgjedhjeve është në qafën e ujqërve të zgjedhjeve të PD, LSI dhe PS. Tani është e sigurtë që zgjedhjet e ardhshëme do të jenë në dorën e hajdutëve kronikë të zgjedhjeve dhe kurrë s’ do të ketë më zgjedhje të lira e të ndershme. E si mund të presësh reformë zgjedhore nga Damjani i zhyer fund e krye në krimin zgjedhor të “tërmetit” të Dibrës që po të kishte drejtësi duhet të ishte duke vuajtur dënimin në burg? Si mund të pranonte Gert Bylykbashi apo Petrit Vasili po të ishin të ndershëm të uleshin pran Damjanit që kutërbon që larg nga fekalja e krimit të poshtër zgjedhor të Dibrës? Dhe më e poshtra është bekimi i ndërkombëtarëve për bashkimin e shkatrruesëve të çdo procesi zgjedhor në një front të përbashkët tani për të kordinuar veprimet e tyre anti zgjedhore për të mos lejuar që shqipëtarët të bëjnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Mallkuar qofshin kusarët e votave të PD,LSI dhe PS që po shtërngojnë duart të gëzuar për këtë arritjen ogurzezë , mallkuar qofshin ndërkombëtarët që i brohorasin këta kusar votash profesionistë, që duke vjedhur votat rrëmbejnë në duart e tyre qeverisjen e vëndit për të vjedhur pastaj popullin e vet deri në çfarosje. Njerëz, kusarët po bashkohen sepse e kuptojnë që populli po bëhet i ndërgjegjshëm që kjo klasë politike është kanceri që duhet zhdukur në qoftë se kombi do të mbijetoj dhe s’do të shpërbëhet. Kusarët e votave po shtërngojnë duartë, a ka intelektualë me integritet që të kthej urrejtjen popullore ndaj këtyre kusarëve në një forcë reale që tu pres këto duar që po zgjatin kthetrat e flliqura, të bashkuara tashma, për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme?

    Reply to this comment
  4. na mbyten injorantet turcelinj January 14, 21:01

    Mos eshte petja shkollshumi ai me gjiknurin?!!!!
    Sa i lodhen trushplaret me komente dhe ja u ulen me ate qe nuk e pranonin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim