KLGJ dhe KLP, Bylykbashi: Votimi është nul

February 9, 2018 14:31

KLGJ dhe KLP, Bylykbashi: Votimi është nul

Demokrati Oerd Bylykbashi e quan nul procesin e votimit në seancën e të enjtes të anëtarëve për KLGJ dhe KLP. Në një konferencë për mediat, ai tha se nuk jemi përpara një rezultati ku rrëzohet lista.

Përtej faktit që sa herë do të dilnin kandidatët e Edi Ramës, shorti është i paligjshëm po mbi të gjitha dje nuk ka ndodhur proces votimi në Parlamentin shqiptar. Kushtetuta kërkon që Kuvendi i Shqipërisë të votojë me 94 vota dhe nëse nuk arrihet një rezultat pozitiv për listën, që do të thotë lista rrëzohet, në raundin e tretë listat të dala nga shorti quhen të emëruara. Dje nuk ka ndodhur proces votimi, nuk jemi përpara një rezultati ku rrëzohet lista. Procesi i votimit në Parlament është nul, për një fakt të thjeshtë kushtetues, neni 78 i Kushtetutës përcakton, Kuvendi vendos me shumicën e votave në prani të më shumë se gjysmë të të gjithë anëtarëve të tij përveç rasteve kur kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar. Në rastin konkret parashikohen 94 vota. Kuorumi i nevojshëm i pjesëmarrjes së deputetëve në procesin e votimit duhet të jetë së paku sa numri i votave të kërkuara për miratimin e një akti të caktuar, duke qenë se në sallë dje ishin 73 deputetë dhe kërkoheshin 94 prezent, procesi i votimit është nul”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi la të kuptohet se për procesin e votimit në seancë Partia Demokratike nuk do të paraqesë ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke akuzuar mazhorancën se e ka bllokuar qëllimisht këtë institucion që të mos merren vendimet me 5 vota.

Unë ekspozova antikushtetueshmërinë e procesit, nulitetin dhe sigurisht që kjo sjell dy pasoja, paligjshmërinë dhe antikushtetueshmërinë e këtyre personave që i bën vulnerabël përballë procedurave për shkarkim. Këto nuk i duhen drejtësisë shqiptare, drejtësisë shqiptare i duhet soliditet. Duhet të keni parasysh që sot Gjykata Kushtetuese ka pesë anëtarë që kanë mandat të plotë. Një anëtar, mandat të mbaruar po vazhdon të qëndrojë në detyrë, e dini shumë mirë situatën që Gjykata Kushtetuese është bllokuar qëllimisht nga maxhoranca që mos merren vendime me 5 vota. PS ka bllokuar KED gjatë vitit 2017, vazhdon ta bllokojë gjatë 2018 me justifikimin e Vettingut, vetëm për të bllokuar emërimin e Gjykatës Kushteteues, që të plotësohet dhe të vendosë mbi këto shkelje sot e kësaj dite”, tha ai.

Demokrati Bylykbashi tha se të gjithë kandidatët pjesëmarrës të kontrolluar nga kryeministri Rama. “Është pikërisht ajo që ka ndodhur në këtë proces që u përmbyll dje. Kandidatët që dolën nga ajo listë, kemi dy kandidatë të skualifikuar qartazi nga ONM, kemi dy kandidatë që kanë qenë persona të përfshirë drejt për drejtë në dënimin e qytetarëve shqiptarë për politikë në periudhën e komunizmit, kemi kandidatë nga strukturat drejtuese të partive politike, 4 kandidatë që nuk plotësojnë kriteret ligjore”, vijoi Bylykbashi.

Ditën e hënë ishte hera e tretë dhe e fundit, por në Nënkomisionin e Posaçëm të Ligjeve nuk u ra dakord. Emrat që shorti i listoi për 5 vende në KLGJ dhe 5 në KLP nga radhët e avokatisë, pedagogëve dhe shoqërisë civile u zyrtarizuan si anëtarë edhe pse nuk gëzuan mbështetjen e 94 votave për miratimin në bllok të listave.

o.j/dita

February 9, 2018 14:31
Komento

8 Komente

  1. ??? February 9, 14:55

    S’quhet loja po nuk fitoi PD-ja. Hajde o Guri se do na rrahin!

    Reply to this comment
  2. N. February 9, 14:56

    Oh çfare Servil i Sali Katrahures eshte ky Bylyku!…
    Ambasadori Amerikan dhe ajo e BE e quajten votimin ne normat kushtetuse, Byku Bylyku e quan nul!…
    Vazhdo Bylyk kengen e Ures se Qabes:

    Mbeç more shokë mbeç
    Te fala mi jep Nenes,
    Te dy Qet e zes ti shesë
    Se Saliut do ti dhjesë!…

    Reply to this comment
  3. Bardhi Tolabi February 9, 16:12

    Bylukbash nga turqishtja ne shqip perkthehet:ne balle te nje grupi njerzish nen vartesine e tij,ose cjapi qe udheheq dhite e PD-se…
    Kete rol ja ka ngarkuar Lulushja me udhezim te Berishes…
    Votimi I trete duhej kryer nga 70 plus nje vote,aq sa ka percaktuar Kushtetuta ne se nuk I jepej zgjidhje nga dy votimet e para,sepse PD dhe Lesh e Li nuk duan veting…

    Reply to this comment
  4. Boston February 9, 18:46

    Hyri plotesisht ne historine e Shqiperise si nje nga penguesit me te madhenj te Reformes ne Drejtesi. Ptu fare e keqe.

    Reply to this comment
  5. Jimi February 9, 18:47

    Nul jeni ber ju jo more qafira!

    Reply to this comment
  6. kasem gahinji February 9, 19:39

    o byllykbash nga kuksi,se kosovar nuk je.cfare keni qe iu ka ikur cehrja?mos jeni gje me grip te gjithe?epidemi gripi,apo iu ra tensioni ne grup?te gjithe te zbehte ne fytyre dje ne seance.kaq shume jeni qe iu ka zene prej gryke saliu.?kujdes mendjen bylyk,se nuk behet qameti po shkoi ne biruce saliu dhe luli.bylyk,thone se fillon vetingu edhe per politikanet.mos u tremb or burre,burgu per hajdutet eshte.ty nuk te njohim per te te tille,por per karierist hipokrit dhe servil po.kujdesu per vehten.merr shembull nga halimi.ndjeu rrezikun dhe ja mbathi.os u bej njesh me monendhe vasilin

    Reply to this comment
  7. alphade February 9, 23:26

    Shenim: zbrit nga maja e “Olimpit” more koqe gomari ! Ore tyc, si nukmthe nje here nje gje qe te pakten njere-
    zit e zakonshem si ne qe te lexojme e te degjojme por
    vetem mban mbi kurriz nje mal Tomorri me negativitet.
    Dhe, me e keqja eshte se Ti as vete nuk i beson atyre
    brockullave qe nxjerr nga goja. Thua gjera,jo se je i bin-
    dur vete por se ashtu te thote “plaku i dhjere Mero” ! Kjo
    eshte e tmerreshme kur reciton si papagall fjalet e te ka
    “mesuar nena parti” ?! Jeni bere legena prej verteti .
    Me keto mend qe keni, zoterinj te bandes se Vicidolit ha-
    rrojeni se nje dite do te vini ne pushtet. “Lereni plakun
    Mere ne shenjtenine e tij……” !!!!

    Reply to this comment
  8. ismail qemali February 10, 10:24

    Tu vij turp!!!!Po nuk paskeni nje pik gjaku more burra m…i.U erri syt paraja..po pse ore sa do rroni ju 10000 vjet?po e mundohuni ta beni Shqiperin per femijet e niperit tuaj more te pabes…sado te veni e te jetoni Amerikes vendi jot mbetet i joti more qener…ptyyyy turp tu vij!!!tradhetar…po mos kini merak se historia do ju kujtoj si turpi i kombit shqipetar…ikni tani numuroni milionat neper banka,po krimbat do na han te gjitheve,nuk do i merrni me vete!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*