Klientelizmi dhe korrupsioni, Shqipëria në prag të katastrofës

June 8, 2019 12:25

Klientelizmi dhe korrupsioni, Shqipëria në prag të katastrofës

Nga Janusz Bugajski, 7 qershor 2019

Ekskluzive Dita – Shqipëria duhet të shmangë me çdo kusht rënien në konflikte dhe kaos, pasi pasojat mund të jenë më të mëdha sesa e rënia e shtetit që dëshmuam para më shumë njëzet vitesh. Radikalizmi politik, protestat e dhunshme, trazirat sociale dhe paqëndrueshmëria institucionale jo vetëm që e zvarrisin  vendin drejt një krize të brendshme, por gjithashtu mund të krijojnë paqëndrueshmëri rajonale, të bllokojnë integrimin e Shqipërisë në BE dhe të përkeqësojnë marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara.

Në krahasim me shembjen ekonomike të vitit 1997, sot, “skemat piramidale” në Shqipëri janë si politike ashtu edhe ekonomike. Klientelizmi dhe korrupsioni kanë infektuar thellësisht të dy partitë kryesore, ndërkohë që një alternativë e tretë konkrete mungon. Por, edhe më keq se korrupsioni i zyrtarëve është polarizimi ekstrem i politikës në Shqipëri. Edhe pse të gjithë vendet në rajonin e Ballkanit janë të ndikuara nga lidhjet fitimprurëse midis politikës dhe biznesit, asnjëra prej tyre nuk ka përjetuar çrregullime akute bipolare si ata të Shqipërisë.

Kosova ka një sistem të prekshëm shumëpartiak, me të paktën katër formacione të mëdha në garën për pushtet. Në Mal të Zi edhe pse politika është e ndarë në mes grupimeve malazeze dhe serbe, partitë pro pavarësisë janë më të forta dhe kanë arritur ta mbajnë pushtetin duke kaluar nga disa cikle zgjedhore. Maqedonia e Veriut, edhe pse ka dy parti të mëdha, për shkak të rolit të rëndësishëm që partitë shqiptare marrin në koalicionet qeverisëse, parlamenti funksionon ndërsa qeveria është në gjendje të bëjë marrëveshje të rëndësishme me fqinjët e saj.

Rasti i Shqipërisë është ndryshe; ajo është e mbërthyer në një “moçal”, ku ndërsa besimi në të dyja palët bie, militantët mbizotërojnë dhe kompromiset midis liderëve politikë nuk arrihen dot. Bojkotimi i parlamentit dhe i zgjedhjeve mund të duket si një formë radikale proteste, por,në fund të fundit, kjo është nj ëmetodë vetë-shkatërruese, meqë ul besimin e njerëzve në institucionet shtetërore.

Pasi braktisi vendet e veta në parlament, Partia Demokratike në opozitë, i ka bërë thirrje qeverisë të Partisë Socialiste të japë dorëheqjen dhe kërkon që vendi të drejtohet nga një qeveri e përkohshme deri në përfundim të zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Veçse, zgjedhjet kombëtare të mbajtura pa ndonjë pazar të madh midis aktorëve kryesorë politik thjesht do të prodhojnë pakënaqësi tek humbësit e ardhshëm të tyre dhe do të rezultojnë në një cikël tjetër protestash.

Opozita, gjithashtu, po bojkoton zgjedhjet vendore të Shqipërisë më 30 qershor dhe, si rezultat, në shumicën e bashkive ka vetëm një kandidat për postin e kryetarit. Socialistët, të cilët kanë mjaftueshëm vende në parlament për të drejtuar të vetëm, mbrojnë se nuk mund të shkelin kushtetutën duke ndryshuar ditën e zgjedhjeve. Ky qëndrim nuk ka gjasa të dobësojë demokratët, por thjesht do t’i bëjë ata edhe më radikalë dhe agresivë kundrejt institucioneve të shtetit.

Demonstratat e opozitës kundër qeverisë, që tashmë janë të dhunshme, priten të kenë edhe më shumë përplasje mes protestuesve dhe policisë. Udhëheqësit demokratë paralajmërojnë për përshkallëzime të mëtejshëm (të dhunës), ndërsa dita  e zgjedhjeve afron dhe protestuesit mund të përpiqen të ndalojnë vetë zhvillimin e votimeve. E nëse krerët politikë përgjegjës për këtë situatë nuk frenojnë zemërimin dhe arrijnë një kompromis afatgjatë, Shqipëria mund të shkojë drejt një katastrofe të re.

Protestat në rrugë të Shqipërisë nuk janë si manifestimet ukrainase të tipit “Majdan”, ku në vitin 2014 një lëvizje popullore, pluraliste, reformiste dhe pro-perëndimore rrëzoi një regjim pro-Moskë thellësisht të korruptuar dhe jo të dashur për popullin. Në rastin e Shqipërisë, protestat drejtohen nga partia kryesore opozitare, e cila parësisht synon të zëvendësojë qeverinë aktuale, pa eliminuar burimet dhe nxitësit e korrupsionit dhe klientelizmit.

Ciklet e bojkoteve, demonstratave dhe dhunës janë bërë të zakonshme në Shqipëri, duke dëmtuar thellësisht reputacionin e vendit gjatë dy dekadave të fundit. Për më tepër, ata mund të parandalojnë sërish fillimin e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë në BE. Qeveritë në Francë dhe Holandë, të cilët kundërshtojnë zgjerimin e mëtejshëm të BE-së, do të përdorin dhunën dhe ndarjet politike si dëshmi për të thënë se Shqipëria nuk e ka vendin në Europë.

Kaosi dhe dhuna në Shqipëri, gjithashtu, mund të ndikojë negativisht edhe në stabilitetin rajonal, duke shtyrë drejt tensioneve edhe politikanët dhe partitë shqiptare në vendet fqinje, sidomos në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo mund të kontribuojë në radikalizimin dhe madje polarizimin e politikës në këto dy shtete. Ekziston edhe skenari i kobshëm i përsëritjes të viti 1997, ku rënia e skemave piramidale rezultoi në mosfunksionimin e shtetit, ndërsa armët u vodhën nga arsenalet qeveritare dhe pjesëtarët e bandave të armatosura “bënin ligjin”në rrugë.

Rënia në kaos e një anëtari të NATO-s dhe një aleati besnik të SHBA-së duhet të parandalohet nëpërmes një iniciative të fuqishme diplomatike që do t’i shtynte të dy palët drejt dialogut, do t’i kontrollonte  militantët dhe do të zbuste tensionet. Për fat të keq, administrata e Donald Trumpit nuk i ka kushtuar shumë vëmendje Shqipërisë, duke u përqendruar kryesisht në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Maqedoni-Greqi dhe Kosovë-Serbi.

Po bëhet një vit që Shqipëria nuk ka ambasador të Shteteve të Bashkuara. Mungesa e një të dërguari të lartë dërgon mesazhe indiference dhe inkurajon radikalizmin politik. Shqiptarët e të gjitha ngjyrave politike e dinë se pa përfshirjen amerikane BE-ja është një lojtar i dobët politik në Ballkan. Shqipëria nuk mund të neglizhohet, nëse NATO është e vendosur të parandalojë paqëndrueshmërinë rajonale dhe të pengojë hapjen e një dere tjetër për ndërhyrjet subversive të Moskës.

****

Dita 21, Albania

ALBANIA ON BRINK OF DISASTER

Janusz Bugajski, 7 June 2019

Albania must avoid sliding into conflict and chaos, as the repercussions could be more damaging than the state collapse witnessed over twenty years ago. Political radicalism, violent protests, social unrest, and institutional instability will not only drag the country intodomestic crisis but it mayalso generate regional instability, block Albania’s path toward EU integration, and weaken its relations with the United States.

Compared to the economic crashin 1997, Albania’s current “pyramid schemes” are both political and economic. Clientelism and corruption have deeply infected both major parties while there is no viable third alternative. But even worse than official corruption is the extreme polarization of Albania’s politics.All countries in the Balkan region are undermined by profitable links between politics and business, but none of them have experienced Albania’s acute bipolar disorders.

Kosova has a viable multi-party system, with at least four major formations competing for office. Even though Montenegro’s politics is divided between Montenegrin and Serbian streams, the pro-independence parties are stronger and have remained in office over several election cycles. North Macedonia may have two major parties but because of the important role played by Albanian parties in coalition cabinets, parliament functions and the government is able to arrange landmark agreements with its neighbors.

Albania is stuck in a quagmire where trust in either party is falling but where militants predominate and compromises cannot be reached between political leaders. Boycotting parliaments and elections may seem like a radical form of protest, but this is ultimately self-defeating and reduces public confidence in state institutions.

The Democratic Party opposition has abandoned its parliamentary seatsand called for the Socialist Party government to resign while an interim administration takes office untilearly general elections. But a national election without some grand bargain between the major political players will simply reproduce resentment among the next election losers and begin another cycle of protests.

The opposition is boycotting Albania’s June 30 local elections and in most municipalities only a single candidate is standing for mayor. The Socialists, who have enough parliamentary seats to run on their own, assert that they cannot violate the constitution and change the Election Day.This is unlikely to weaken the Democrats, but will simply make them more radical and aggressive outside the country’s institutions.

Opposition demonstrations against the government have already turned violent and more clashes are expected between protestors and police. Democrat leaders warn of further escalation as Election Day approaches and protestors may try to prevent the ballot from taking place. Unless responsible political leaders rein back the anger and reach some durable compromise, Albania may be heading toward a new disaster.

Street protests in Albania are not manifestations of a Ukrainian-type“Majdan” where in 2014 a popular, pluralistic, reformist, and pro-Western movement ousted a deeply corrupted and unpopular pro-Moscow regime. In Albania’s case, the protests are directed by the major opposition party, which primarily aims to replace the current government without eliminatingthe sources and drivers of corruption and clientelism.

The cycles of boycotts, demonstrations, and violence have become commonplace in Albania and haveseriously damaged the country’s reputation over the past two decades and can again prevent the start of EU accession talks. Governments in France and Holland, who oppose further enlargement, will point at the violence and political divisions as evidence that Albania does not belong in Europe.

Chaos and violence in Albania can alsoimpact on regional stability by drawing into the fray neighboring Albanian politicians and parties, especially in Kosova and North Macedonia. This could contribute toradicalizingand even polarizingpolitics in both states. There is also a nightmare scenario of a repeat of the 1997 “pyramid scheme” collapse, in which the state ceased to function, weapons were pilfered from government arsenals, and armed vigilantes roamed the streets.

The descent into chaos of a NATO member and staunch US ally must be prevented through a firmer diplomatic initiative that pushes both sides toward dialogue, reigns in militants, and defuses tensions. Unfortunately, the Donald Trump administration has paid insufficient attention to Albania, having focused primarily on resolvingthe Macedonia-Greece and Kosova-Serbia disputes.

For almost a year Albania has had no US ambassador. The absence of a senior envoy sends a signal of indifference and encourages political radicalism. Albanians of all political colors understand that without American involvement the EU remains a weak political player in the Balkans. Albania cannot be neglected if NATO is determined to prevent regional instability and preclude the opening of another doorto Moscow’s subversive interventions.

***

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë.

 

June 8, 2019 12:25
Komento

19 Komente

  1. NY. June 8, 12:38

    “Shqipëria duhet të shmangë me çdo kusht rënien në konflikte dhe kaos”
    Bullshit ! Shqiperia po jeton ne kaosin e krimit dhe korrupsionit shteteror,e vetmja rruge dalje eshte protesta popullore pa flamuj politik

    Reply to this comment
    • Analiza nuk eshte e plote - Ka mungesa te njohurive mbi Shqiperine June 8, 18:49

      Bugajsi ne analizen e tij harron ose nuk komenton ose nuk ka dijeni qe Shqiperia ka qene nen daren e Beogradit dhe Athines si edhe Rusise gajet tranzicionit 30 vjecar. Agjenturat e ketyre vendeve kane rekrutuar dhe kane blere agjente qe i kane pompuar ne majat e politikes shqiptare, perfshi edhe Berishen dhe Bashen dhe shume nga huliganet e tyre ne PD. Keta armiq te kombit shqiptar, sa here Shqiperia e Kosova afroheshin dhe afrohen, kane pergatitur situata destabilizimi per Shqiperine. Kjo ka bere qe perpjekjet per bashkimin e Kosoves me Shqiperine te jene dobesuar. Rusise dhe Beogradit por edhe Athines i duhet nje Shiperi e dobet. Pervec kesaj Bugajski harron qe Beerisha, Lulzim Basha, Ilir Meta me kompani kane vjedhur sasira marramendese parash dhe kane kryer krime monstruoze gjate ketij tranzicioni 30 vjecar. Kjo ben qe keta individe dhe establishmentet e tyre kriminale te vihen ne levizje per te ruajtur pasurite e paligjeshme qe kane vene dhe te shpetojne nga denimi i sigurte. Per fat te keq, ata jane mbajtur ne kembe edhe nga fakti qe PS nuk kishte lider te forte si Edi Rama. Nano rezultoj nje degjenerato me i keq se Berisha, por pa anen e tradhetise kombetare (dmthb bashkepunimin me sherbimet inteligjente te UDB-se, Esfalise dhe KGB-se). Pra, nuk behet fjale per individe dhe politikane por per nje nderhyrje persistente te agjensive te lartpermendura ne punet e brendeshme te Shqiperise dhe tradhetise se ketij establishmenti kriminal ndaj kombit shqipetar. Per fat te keq, po ashtu, partneret tane nderkombetare per nje aresye ose tjeter e kane kuptuarc vone faktin qe keto establishmente ishin kriminale dhe te rekrutuara nga agjensite e permendura. Tani me se fundmi ato e kane kuptuarc dhe jane rreshtuar te gjitha pro qeverise se Rames per te shpetuar Shqiperine, aleatin e tyre te NATO-s nga kthetrat e Moskes dhe Beogradit. Por kini parasysh qe aletate te tjere te Moskes si Franca apo Hollanda po bejne nje lufte te paprecedent per te ndihmuar mikun e tyre Putinin ne punet e poista qe po ben ne Shqiperi dhe per ti ndaluar Shqiperise hapjen e negociatave.

      Reply to this comment
  2. Popullore June 8, 13:16

    Sa te rroje Sali Berisha harrojeni jeten normale ne Shqiperi!

    Reply to this comment
  3. VK June 8, 13:25

    Cdo projekt i ri madhor qe shpallet per tu realizuar, bllokohet deri sa qeveria te bej marreveshje me oligarket per t ja dhene atyre

    Reply to this comment
  4. qeveria Rama e deshtuar ne ekonomi June 8, 14:14

    Shqiperia duhet te shmange me c’do kusht renien ne kaos dhe konflikt – thote J.B.
    Sot Shqiperia eshte ne kolaps te plote ekonomiko-financiar. Ka 6 vjet qe qeveria Rama i ka te gjitha parametrat ekonomike te deshtuar totalisht. Borxhi publik nga 62% qe e mori ne 2013 e ka cuar afro 80% te fshehur pas atyre PPP-ve te tij mafioze. Kudo ekonomia ne krize eshte reale, e dukshme, e prekshme per te gjitha shtresat shoqerore (pervec atyre qe marrin tendera e koncesione nga Rama). Rasti me i fresket eshte shkurtimi i fondeve per paraplegjiket, deri atyre kerkon ky pushtet te rrenoje atyre jeten e mjere qe i ka dhene zoti.
    Pra per ta shmangur ate katastrofe qe thote J.B. duhet shmangur Rama dhe qeveria e tij e mbarsur me deshtimin e plote aty ku nuk mund te mbulohet kurre, ne Ekonomi! Ne mos pastaj, vazhdimi i kesaj qeverie dhe ca kohe do beje katastrofen te pa shmangshme.

    Reply to this comment
  5. Feniks June 8, 14:18

    Zoti Bugajski,nuk mjafton qe ju te konstatoni se katastrofa e Shqiperise po ndodh nga klientelizmi dhe korrupsioni!
    Kaq gje kane 29 vjet qe e kane pare e denoncuar shqiptaret,por ju nderkombetaret keni bere sikur nuk kuptoni gje!
    Shqiptaret duan t’ua thoni troc se pse erdhi Shqiperia ne prag katastrofe,kur deri me sot keni thene se gjoja jemi me mire se sa kemi qene,se mjafton qe te kemi ligje demokratike,zgjedhje demokratike dhe do hame me luge floriri!
    Ju duhet t’i thoni se pse lindi ketu korrupsioni,qe ne diktature as emrin nuk ia kishim degjuar,kush eshte shkaktari dhe cfare duhej te behej qe keto kataklizma kanceroze te mos lindnin apo te mos merrnin permasa kaq tragjike!
    Klientelizmi dhe korrupsioni jane moter e vella!
    Klientelizmi lind kur qeverisja eshte zaptuar nga klika antipopullore,qe ne krye te puneve vene militante te pa afte ose qe nuk punojne per shtetin,por per padronin!
    Nga ana tjeter tek ne ka edhew nje vecori,qe ju nderkombetaret e keni pare,por keni heshtur deri me sot!
    Ne vitin 2008 Berisha dhe Rama brenda nates i ben GRUSHT shtetit ligjor duke ndryshuar Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor qe u jepte te drejten qe ata te hartonin listat e mbyllura te kandidateve per deputete dhe kryebashkiake e pastaj te emeronin po vete e3dhe ministrat dhe vartesit e tyre,qe do te njihnin per yll polar jo Kushtetuten,por kryetarin e partise,tani kryeminister!
    Askusah nga ju nuk foli dhe sot Rama eshte kthyer ne DSIKTATOIR!
    Aq permasa te frikshme ka marre korrupsioni sa Rames i duhej pa tjeter qe rrenointe shtetin ligjor duke i mbyllur gojen edhe te gjithe popullit per t’u ankuar,denoncuar etj padrejtesite,shkeljet e ligjeve dhe korrupsionin e pushtetareve!
    Vikltimat e vetme te korrupsionin jane vetem masa e gjere e popullit,pra ketyre qe mbajne mbi shpinen e tyre kete fatkeqesi,Rama ua ka mbyllur gojen qe te ankohen duke krijuar fantazmen kriminale te ashtuquajtur “bashkeqeverisje me qytetaret”!
    Kjo fantazem ka nxjerre jashte loje te gjithe administraten qendrore dhe vendore,nuk ben askush pritje populli,nuyki merret njeri mew ankesat e qytetareve dhe per nje gje te vogel,per nje sqarim te thjeshte te qytetareve ata te tregojne gjykaten,qe ta mbyll ceshtjen pas disa vjetesah!
    Me kete “bashkeqeverisje” Rama seleksionon denoncimet e qytetareve,mbron korrupsionin dhe ua ka bere jeten te padurueshme,ndaj shqiptaret duan te ikin nga vendi gjithnje e me shume!
    Shkaterrimin e shtetit ligjor dhe zevendesimin e tij me kancerozen :bashkeqeverisjen”,Rama e ka pranuar vete ne 21.11.2018,duke denoncuar hapur veten se ka kryer veper penale!
    A mund te na thoni ju z.Bugajski ne se ka nje te tille krijese si kjo “bashkeqeverisja” e Rames ne ndonje vend tjeter ne bote?

    Reply to this comment
  6. ETHEM LALAJ June 8, 14:28

    ANALIZE DHUME E SAKTE.POR Z.BUGAKSKI HARRON DISA PROBLEMRE TE MPREHTA:
    1-DUHET TA THOT TROÇ SE SB NA E LA NE DERE RAJERSONI TIJ DHE TROPOJANI ELEZ BIBERAJ QE HA BUKE NE SHBA DHE SULMON QEVERINE E PS TE ZGJEDHUR NGA POPULLI.DHE AJO TE KRYEJ DETYREN E MARRE NGA 80 % E POPULLIT.
    2-SE DOSJA 339 U DERGUA PO NE VOA-SHBA E CILA ESHTE NJE DHPIFJE SALISTE E TIPIT BABALE QE U PAGUA NGA PD E SOT NDODHET NE MERGIM
    3-SE L.BASHA LOBOI ME RUSET MBI 1000.000 DOLLAR DHE DOSJA FLE NE SHBA DHE DREJTESINE SHQIPETARE NGA FRIKA E SALIUT.
    4-SE NE SHQIPERI RSHTE ULUR KRYQ RUSI,SERBI E GREKU TE CILET DUAN TA COPTOJNE SHQIPERINE
    5-PSE SHBA NUK EMROJNE AMBASADORIN FUQIPLOTE..!?
    6-A NUK ISHTE ARVIZU QE E CILESOI SALIUN EDHE KUR VRAU 4 VETA..”BURR SHTETI” DHE LULIN “YLL NE NGJITJE”..!?
    -SHBA TE MOS E LERE SHQIPERINE NE DUART E SALISRRBIT.
    -PRESIDENTIN TRUMP E KENI JU ATY, I THONI TE NA NDIHMOI OSE NA KRIJONI MUNDESI TA TAKOJME EDHE NE TJA THEMI TE GJITHA ÇFAR KA BERE SALIU NE 29 VITE.
    -FLM GAZETES D I T E A QE BOTON SHKRIME TE TILLA.Nga ish ushtaraku madhor jo anonim.

    Reply to this comment
  7. mirel June 8, 15:02

    Ja dakort me NY. Katastrofa ka ndodhur .
    Rrugedalja eshte protestat popullore per ti rikthyer vendit pasurite vjedhura.
    Ndalni koncesionet dhe burg per te gjithe politikanet qe kane dore ne shkaterrimin e vendit.
    Te gjithe plerat qe kane qeverisur keto 30 vjet duhen qerruar njehere e mire.
    Perndryshe nuk ka shpetim.

    Reply to this comment
  8. Besua June 8, 16:05

    Une jam dakort me te gjithe qe jane te pakenaqur nga rilindja.. po pyetja ime eshte:a ka njeri tjeter te zotin qe ta marr ne dore fatin e Shqiperis?? Kujt tja lem? Me thoni nje te sakt? Ne rregull Ed Rama hajdut.. po kush te vij?keta fashistet e PD? Prandaj shok te dashur midis dy fatkeqesive te zgjedhim ate me te voglen.. Nuk jemi gati akoma si shoqeri e si popull te nxjerrim burra shteti.. keta jemi, mos te na vij inat.. Rremuja flaka e kaosi nuk na ndihmon e kemi provuar shpesh dhe ja ku jemi akoma ne vendnumuro.. Eshte me te vertet per te ardhur turp si jemi katandisur.. Po ju japin te drejt serbeve qe thon qe jemi te eger kemi zbritur nga malet… Nderkoh ketej nga Vlora po na anullohen prenotimet perdit.. kane frike te vin turistet… nuk dim ca tu themi

    Reply to this comment
    • Tomorri June 8, 18:46

      O Beso,po pse je kaq budalla o i shkrete?
      Po a e di ti se kush ta rrenjosi ty edhe te tjereve si ty kete iluzion se Rama qenka i vetmi qe mund ta beje Shqiperine?
      Pikerisht vete Rama me mashtrimet e tij,qe e keni ngrene ju tru shplaret !
      A ke pare tiu se Rama nuk ka lene njeri tjeter te afirmohet ne PS dhe qeveri pervec tij?
      A ke pare tri se Rama per te bojatisur imazhin e tij mashtrues ka hapur nje TV privat?
      A ke pare ti se per cdo gje qe eshte bere ketu ka dale vetem Rama dhe ne Tirane beniamini i tij Veliaj,qe jane te dy nje prerje?
      Edhe nje pordhe te behet ne Shqiperi,do te thone se ate e ka bere vetem Rama,se pa ate ne nuk bejme dot as pordha!
      A nuk e ke pare Ramen ti se cfare fjalori rrugac perdor me qytetaret?
      Por sikur babai jot te perdorte kete fjalor ne shtepine tende dhe te shante ty ,sic shau boterisht ate shqiptarin ne France “Kush te shau ty o te q…a robt?,a do ta duroje per baba kete bandit?
      Pra per deri sa Rama u ka mbyllur gojen te gjithe socialisteve,kur ka zgjhedhur ne kryesi dhe asamble vetem besniket e tij,si do te dalin njerez te tjhere qe te afirmojne aftesite e tyre?

      Reply to this comment
    • mirel June 8, 19:59

      E o Beso, po jeta nuk funksionon keshtu. Meqe nuk te vjedh ty, duhet ta pranojme ne te tjeret si hajdut. Po shumica qe nuk ka hotel apo shtepi me qera ne det, si i behet? Pa rroga, pa pensione, pa prona, me te ardhme te pashprese..Pse? Sepse bini dakort juve te mbani nje hajdut qe nuk ju prish pune juve,,ne dukje, se pune ju prish te gjitheve.
      Po tani qe nuk te vine turistet ankohesh, pse ankohesh?
      Po per hallet e tjetrit pse nuk te vjen zeri, tani i duhet te tjereve te mbartin hallin tend per turistet dhe te mos bejne naze por te zgjedhin hajdutin.

      Reply to this comment
    • Lili June 8, 22:37

      Jo ko ka rruge tjeter mos votoni per pdpslsi

      Reply to this comment
    • NY. June 8, 23:46

      A pranon qe rama eshte hajdut ? atehere si do e zgjedhesh ? edhe ata te tjeret hajdute jane,dakort me ty,po a zgjidhet hajduteria ? Pergjigja eshte kjo ;
      Mos dil ne zgjedhje mos voto asnjerin,dil ne proteste deri sa te dali nje i ri,ata muter i provove 30 vjet me rradhe,akoma nuk te eshte mbushur mendja se cilet jane ?

      Reply to this comment
  9. Arben June 8, 19:26

    Jemi shkemb graniti

    Reply to this comment
  10. Arben June 8, 19:26

    Jemi shkemb graniti

    Reply to this comment
  11. Rebel June 8, 19:33

    Zoti Bugajski pse nuk flisni per PPP-te e Rames,nje forme e pa pare korrupsioni ku vete shteti behet pale me klientelen e korruptuar?
    Pse duhet te marre pjese shteti me investime bashke me bizneset dhe jo te luaje rolin e kontrollorit te punes se tyre?
    A nuk eshte kjo forma me e larte e korrupsionit ne bote?
    A e keni vene re se Rama ka privatizuar cdo gje ne Shqiperi dhe eshte kthyer vetem ne nje taksidar si i kohes se pushtimit otoman?
    Si mund te privatizohen pasurite me te medha te vendit si kromi,nafta,bakri,hidrocentralet etj duke ua dhene te copetuar individeve hajdute dhe jo shteteve dhe firmave te huaja gjigande?
    Si mundet qe shteti sot te eksportoje mjalte ne KINE ,kur ne kohen e diktatures komuniste eksportonte KROM?
    Per keto e te tjera si keto te flisni ju e jo te merreni me lojra fjalesh pa buke!
    Vini gishtin ne plage se shqiptaret vuajne per buken e gojes njelloj si ne kohen e pas clirimit ,kur vendi eshte i pasur me minerale te cmuara qe te hanim me luge floriri?

    Reply to this comment
  12. hik mer kurve analitike .bool na cave karin ne shqiptareve June 9, 19:53

    kush do medit cfar ky pis mendone e nxit ne Shqiperi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*