Klima, OKB: Po shkojmë drejt një pike pa kthim

November 3, 2014 14:17

Klima, OKB: Po shkojmë drejt një pike pa kthim

Përqendrimet e gazit serrë në atmosferë janë në nivelin më të lartë në 800 mijë vjet. Ndërsa midis 1880 dhe 2012 temperatura e sipërfaqes së Tokës dhe oqeaneve është rritur me 0.85 ° C, me një normë shumë të shpejtë. Ka mbetur shumë pak kohë për të ndërhyrë dhe për të ruajtur ngrohjen globale nën 2° C. Alarmi vjen nga ekspertët Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPCC), në prezantimin e raportit mbi ngrohjen globale të Kombeve të Bashkuara.

Dokumenti përmban konkluzionet e tre studimeve të mëparshme. Përveç ndikimit të njeriut, ky studim analizon se si ndryshimi i klimës është tashmë në zhvillim e sipër dhe mund të bëhet i pakthyeshëm, nëse nuk ndërpriten emetimet e gazit. Sipas IPCC, shkencëtarët janë 95% të bindur se rritja e gazeve serë për shkak të lëndëve djegëse fosile që çlirojnë dyoksid karboni dhe shpyllëzimit janë shkaqet kryesore të ngrohjes që nga mesi i shekullit të njëzetë. Emetimet në botë të gazrave serrë duhet të reduktohen nga 40-70% në mes të 2010 dhe 2050, sipas IPCC.

“Ndikimi i njeriut në sistemin klimatik është i qartë, duhet të veprojmë shpejt dhe me vendosmëri dhe ne kemi mjetet për kufizimin e ndryshimit të klimës dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon. IPCC u krijua në vitin 1988 për të përballuar çështjen e ngrohjes globale dhe ndikimin e saj.

Delegatët kanë punuar deri në minutën e fundit për të hartuar dokumentet përfundimtare pas një jave takimesh në Kopenhagen. Angazhimi ndërkombëtar mbi këtë çështje do të vazhdojë muajin e ardhshëm në Lima të Perusë, që është edhe takimi i fundit përpara samitit që do të mbahet në Paris në vitin e ardhshëm, ku do të  miratohet një marrëveshje globale për veprimet që duhet të ndërmerren për klimën. Sfida më e madhe do të jetë vendosja se çfarë do të bëjë çdo qeveri.

Por që tani pritet një luftë mes vendeve të pasura dhe atyre në zhvillim. Të parët do t’u kërkojnë të gjithëve të përqafojnë objektivat ambicioze, ndërsa të dytët do të vazhdojnë të mbështesin se ka vende kanë përgjegjësi më të madhe dhe duhet të jenë në radhën e parë për të ndihmuar vendet e varfra për të përballuar ndikimin e ngrohjes globale.

November 3, 2014 14:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*