Klonohen me sukses dy majmunë në Kinë. Bien barrierat edhe për njerëzit

January 25, 2018 16:54

Klonohen me sukses dy majmunë në Kinë. Bien barrierat edhe për njerëzit

 

Shkencëtarët kinezë kanë klonuar majmunët, duke përdorur të njëjtën teknikë me atë që nxori në dritë delen “Dolly”, dy dekada më parë, duke kapërcyer kështu një pengesë teknike që mund të hapë dyert edhe për klonimin e njerëzve.

Zhong Zhong dhe Hua Hua janë dy majmunët identikë të lindur 8 dhe 6 javë më parë, gjë që i bën ata primatët e parë që klonohen nga një qelizë jo embrionale.

Kjo u arrit përmes një procesi të quajtur “transferim bërthamor somatik” i qelizave, që përfshin transferimin e bërthamës së një qelize, që mban edhe ADN-në në një vezë, bërthama e së cilës është hequr.

Kërkuesit në Akademinë kineze të Shkencave në Shangai thanë se, puna e tyre duhet të jetë një ndihmë e konsiderueshme për kërkimet mjekësore, duke hapur udhën për studime të sëmundjeve në popullatat e majmunëve gjenetikisht të njëjtë.

Por, ajo afron edhe më shumë klonimin me specien tonë.

“Njerëzit janë primatë, ndaj për klonimin e species së primatëve, përfshirë njerëzit, barriera teknike tani është kapërcyer”, thotë një nga ekspertët që ishte pjesë e programit.

“Arsyeja përse ne e shembëm këtë barrierë është të prodhojmë më shumë modele kafshësh të dobishme për mjekësinë dhe shëndetin njerëzor. Nuk ka asnjë qëllim që kjo metodë të aplikohet edhe te njerëzit. Kafshët gjenetikisht identike janë të dobishme në kërkime, për shkak se ofrojnë mundësinë për të krahasuar varietetin gjenetik, ndërkohë që te kafshët jo të klonuara eksperimentet mund të komplikohen. Klonet mund të përdoren për të testuar ilaçe të reja, për një varg sëmundjesh, para përdorimit klinik”.

January 25, 2018 16:54
Komento

3 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku January 25, 17:55

    Cfare majmunesh mer ti, keta jane kineze tamam.

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit January 25, 22:33

    sikur çdo kinez te kete nje majmun te shtepi do na marre lumi. Pa lere sikur çdo kinez te prodhoje klonin e tij, do duhen tre planete si Toka qe ti mbajne.

    Reply to this comment
  3. zen berisha i ver8 January 26, 10:35

    te klonojme edhe LU- ne,mor aman,se mos na zhduket fara

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*