Klopp: Salah është ky që është, falë Romës, do të jetë një sfidë speciale

April 23, 2018 17:52

Klopp: Salah është ky që është, falë Romës, do të jetë një sfidë speciale

 

“Kjo në Anfield Road do të jetë një ndeshje me të vërtetë speciale. Shumë mendonim që në gjysmëfinale do të ishin Manchester City dhe Barcelona, por si ne ashtu edhe Roma e kemi merituar të jemi këtu. Di Francesco e dashuron futbollin ashtu si edhe unë, më pëlqen shumë mënyra sesi ai e organizon skuadrën e tij dhe kjo do të na e bëjë jetën më të vështirë, do të jetë një ndeshje delikate për të dyja skuadrat”.

Fjalë këto të Jurgen Klopp trajnerit të Liverpoolit në konferencën për shtyp në vigjilje të gjysmëfinales së parë të Champions League mes The Reds dhe Romës që do të luhet mbrëmjen e kësaj të marte në Anfield Road.

Trajneri gjerman foli edhe për njeriun e momentit në Angl, egjiptianin Salah, i cili u shpall lojtari më i mirë i vitit në ishull dhe këtë të martë do të sfidojë ish skuadrën e tij, ndërsa vlerësoi edhe kundërshtarin.

“Salah duhet të jetë vërtet krenar për çmimin, pasi të mposhtësh një lojtar si De Bruyne do të thotë që ka bëra gjëra të jashtëzakonshme, por sezoni ende nuk ka përfunduar dhe ai duhet të jetë i përqendruar deri në fund. Që Salah është në këto nivele, një meritë të madhe e ka Roma. Ata janë një skuadër shumë e fortë dhe ne duhet ti respektojmë. Realizuan një përmbysje të pabesueshme ndaj Barcelonës dhe për këtë arsye duhen vlerësuar akoma më shumë. Do të jenë dy sfida të vështira për ne”.

a.s/dita

April 23, 2018 17:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*