Klos, makina përplas për vdekje 5-vjeçaren

February 27, 2015 19:36

Klos, makina përplas për vdekje 5-vjeçaren

Një fëmijë vetëm 5 vjeç ka humbur jetën ditën e sotme në rrugën nacionale Klos-Burrel, pasi i u përplas nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës 9-vjeçare në Klos, ku një automjet tip ‘Golf’ ka përplasur fëmijën me iniciale A.D në momentin që po kalonte rrugën.

E mitura është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Policia ka mbërritur shpejt në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e aksidentit tragjik

February 27, 2015 19:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*