Klosi: Aktet e dhunës, zero tolerancë

May 26, 2016 09:46

Klosi: Aktet e dhunës, zero tolerancë

Pas ngjarjes ngjarjes së rëndë të shënuar në Qendrën Rezidenciale të Shkodrës, Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, mbajti një takim me kryetarët e Bashkive.

Gjatë fjalës së tij, Klosi tha se do ketë masa të menjëherëshme për rastet e dhunës dhe dënime maksimale.

Ministri u shpreh se Qendrat Rezidenciale duhet të shtohen dhe jo të reduktohen.

Ai u shpreh se do të ketë një monitorim të personelit në këto qendra, ndërsa theksoi se brenda Korrikut do të ketë një vlerësim për të gjitha qendrat në vend.

Takimi me krerët e Bashkive vjen pas skandalit në jetimoren e Shkodrës ku 3 të mitura u abuzuan fizikisht dhe seksualisht.

May 26, 2016 09:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*