Klosi: Ata që mësojnë për “Hoteleri-Turizëm”, të bëjnë praktikë në industri
Nga Arkiva
Gjatë një takimi me nxënës të Hoteleri Turizmit në Shkodër, Ministri i Turizmit Blendi Klosi tha se qeveria shqiptare ka realizuar një marrëveshje me qeverinë italiane, për punësim sezonal në Hoteleri-Turizëm. Këto deklarata Klosi i bëri duke nenvizuar faktin e nevojës për punësim.
“Unë mendoj që investimet duhet të vazhdojnë, por ajo që duhet më shumë është që ju vetë të keni më shumë hapësira për praktika pune, në industri dhe për ata që mësojnë në Hoteleri-Turizëm besoj që janë në vitin e dytë dhe të tretë, i lejon mosha për tu punësuar pranë një biznesi gjatë sezonit të verës, ku ka kërkesa pa fund.
Realisht kemi kërkesa jo vetëm nga strukturat akomoduese në Shkodër, Velipojë, Shëngjin, por kemi kërkesa të vazhdueshme edhe nga rajoni, që duan të kenë djem dhe vajza për ti punësuar, qoftë në Malin e Zi, qoftë në Kroaci”
Arsimi Profesional po shihet si një nga mundësitë më të mira për punësimin e të rinjve, që zgjedhin të profilizohen në fusha të ndryshme në Shqipëri.
b.b/dita
Nderkohe qe ne me ne krie kriekaqolin po zhdepemi duke vjedhur ju shkoni beni sklleverit ne Itali! Alamet zgjidhje shoke, kushedi si po ngazellehete Mira e Kazanit duke fluturuar ne maje te Lasgushit.
Klosi per vete e ben praktiken duke thithur me hunde nje lloj pluhuri te bardhe.