Klosi çel sezonin turistik: Shqipëria, mbretëresha e turizmit në Mesdhe

June 5, 2019 13:41

Klosi çel sezonin turistik: Shqipëria, mbretëresha e turizmit në Mesdhe

Në Ditën Botërore të Mjedisit, Ministri Klosi, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Vlorë dhe Prefekti i Qarkut çelën sezonin turistik 2019 në Sazan-Karaburun, ku gjithashtu bënë udhëtimin e parë turistik me anijen Liburna, të inauguruar një javë me parë.

“Mendoj se jemi në një sezon që ka nisur mirë dhe që padyshim do të realizojë shifrat e verës të vitit 2018.

Nëse do të kishim shumë më tepër atmosferë për zhvillimin e turizimit, më shumë shoqëri të orientuar jo nga debate politike, por nga turizimi, padyshim që do të kishim më shumë rritje të numrit të turistëve”, tha ministri Klosi, i cili ka falenderuar edhe operatorët turistikë për investimet në turizëm. Këtë e tregojnë anijet turistike, nga dy që ishin vitet e kaluara, aktualisht janë 26, që do të transportojnë turistë në destinacione si: Ishulli i Sazanit apo gadishulli i Karaburunit.

I pyetur nga gazetarët, Klosi pranoi se për shkak të situatës politike ka patur anulime të rezervimeve, por nga turistë individuale, pa ndikim të madh.

“Po punohet për një ligj mbi detin, por ajo që duhet të kuptojmë është se jemi ende larg një qyteti që jeton me detin, pasi kemi nevojë për mijëra anije turistike dhe për njerëz të kualifikuar, që punojnë për këto anije e që dinë të orientojnë turistët që do të vijnë për të vizituar këto zona.

Na duhen njerëz që jetojnë me detin dhe shkolla profesionale që i trajnojnë dhe i çertifikojnë keta të rinj. Shqipëria duhet të jetë mbretëresha e turizmit në Mesdhe dhe i ka potencialet turistike për ta arritur këtë qëllim”, tha ministri Klosi.

Kryetari i Bashkise Vlorë, Dritan Leli ka konfirmuar se hapja e sezonit turistik ne Sazan dhe Karaburun është eveniment.

“Numri i anijeve turistike, tregon qartë ndryshimin e politikave dhe çdo investim është një orientim drejt turizimit, siç është dhe kjo anije që i shtohet kapaciteteve turistike në qytetin bregdetar”, u shpreh ai.

j.l./ dita

June 5, 2019 13:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim