Klosi: E vërteta e ndalimit tim? U thyen disa shishe birrë

May 21, 2016 15:32

Klosi: E vërteta e ndalimit tim? U thyen disa shishe birrë

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka sqaruar pozitën e tij në lidhje me ndalimin dhe gjykimin në vitin 1994 për nenin 129 të kodit të vjetër penal, që parashikonte sjelljet e padenja në shoqëri.

“Ngjarja ka qenë nga jeta studentore. Me një grup shokësh ishim tek Korpusi Universitar, kishim thyer disa shishe birrë dhe u quajt nga prokurori si ngjarje jo e denjë, por nga gjyqtari u vlerësua që nuk ishte vepër penale”, ka deklaruar Klosi.

Në një prononcim për Top Channel, Klosi nënvizon se miqtë dhe të afërmit i kishin sugjeruar të mos e deklaronte, pasi nuk kishte asnjë vepër penale. “Më këshilluan të mos e publikoja, por kështu është më mirë për transparencë ndaj publikut”, ka thënë Klosi.

May 21, 2016 15:32
Komento

3 Komente

  1. demo May 21, 16:26

    Po ndonje qe ka shurruar ne breke,a duhet te deklaroje?
    Keta socialistet i ka tredhur berisha! Nje djall,qe krimin me te vogel ka 4 sehirxhij ne bulevard,qe i pushkatoi pa shkak.Fuqia sygjestjonuese e djallit berishe,i ka detyruar socialistet te veteshpallen fajtore per poca birre dhe per shurren ne breke,qe po e bejne perdite.

    Reply to this comment
  2. METLAJ May 21, 17:24

    Zoti Klosi e keqja juaj nuk eshte tek e kaluara por tek e sotmia qe rrjedh nga paaftesia juaj per dikaqsterin qe drejton (kjo e bazuare nga skandalet si dhe perkrahja qe ijep me te paqdrejte TE koruptuarit RAMA Bilbi klosi arriti te ballafaqohet me Mehmet SHehun ne diktature Ne mallakastriot themi nje fjale dikush ngjan nga dajot dhe dikush nga xhaxhallaret Perpiqu te qendrosh ne burrerin dhe virtutet e familjes klosi qe jane krenaria e mallakastres

    Reply to this comment
  3. demo May 21, 19:21

    Shurren ne breke jua ka matur Saliu?Ju ka tredhur nje moster,qe ne sy te nderkombetareve,te kamerave,vrau 4 te pafajshem ne mes te bulevardit,sikur po vriste miza.Ne vend qe te qendisni ne lekure 4 portretet e deshmoreve,shfajesohen debilat e PS se kane pas shurruar ne breke.kane thyer shishe,xhama,;kane kaluar rrethin ku ja vuri kufirin Saliu;po denojne njeri tjetrin,po s`pastrojne rradhet e socialisteve nga “kriminelet”,kur kryekrimineli mban mbio shpine mijra viktima.O mortja qe s`ju ha o socialiste Euro-atlantike!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*