Klosi: Gazidede ka zbatuar verbërisht urdhrat e Berishës
Lidhur me intervistën që dha ish-nënkryetari i SHIK-ut në vitet 90, Bujar Rama, ka pasur një sërë reagimesh të forta që kundërshtojnë deklaratat e tij.
DITA sjell në vijim dy intervista: atë me pasardhësin e Gazidedes në krye të Shërbimit Informativ, Fatos Klosin, si dhe me ish-truprojen e Berishës, Izet Haxhia.
Të dy këta bashkohen në idenë se deklaratat e Bujar Ramës nuk tregojnë të vërtetat e hidhura për bëmat e SHIK-ut në ato vite dhe se kush duhet të mbajë përgjegjësi për krimet që janë bërë në ato vite…
– Zoti Klosi, një intervistë e Bujar Ramës, ish-zëvendësit të Bashkim Gazidedes në vitet 1992-97, ka ngjallur debate, pasi në atë intervistë justifikohesh disa gabime dhe qëndrime të Gazidedes në atë periudhë. Cili është mendimi juaj për atë intervistë?
E dëgjova intervistën e Bujar Ramës dhe them se ajo ishte një intervistë e mbushur me gënjeshtra nga fillimi në fund. Nuk mund të shfajësohet Gazidedja për përgjegjësitë që i takojnë për një sërë ngjarjesh të hidhura gjatë atyre viteve që kreu detyrën e shefit të Shërbimit Informativ…
– Pse e thoni këtë?
Sepse nuk është aspak e vërtetë që Bashkim Gazidede të ketë gabuar padashje nga dezinformimi që i bënin vartësit. Kjo nuk qëndron. Unë them se Gazidede i ka besuar verbërisht Berishës dhe ka zbatuar po aq verbërisht urdhrat e tij. Kur ai pranoi të bëhej Gjeneral për të shtypur revoltat në jug, kemi të bëjmë me më shumë se shkelje të detyrës…
– Do të thoni se ky është faj?
Po, një faj shumë i rëndë madje. Një krim që edhe sot ë kësaj dite nuk është ndëshkuar. Nuk ka asnjë justifikim për një shef të shërbimit Informativ të kryejë operacione ndëshkimi ndaj bashkëqytetarëve të vetë. Bashkimk Gazidedja e bëri këtë pasi pranoi të bëhej gjeneral dhe të kryesonte operacionin kundër jugut të vendit.
Gazidede na la shenden,Bujar Rama eshte gjall dhe flet sikur ska ndodhur asgje.Kjo sepse tek ne nuk ka drejtesi,ndryshe feudali SB urdheonte kapobandat e tij ndaj popullit te vet.