Klosi: Koha që krimi mjedisor të dënohet penalisht

May 16, 2019 20:15

Klosi: Koha që krimi mjedisor të dënohet penalisht

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi deklaroi sot se ka ardhur koha që krimi mjedisor të mos përballet vetëm me gjoba por të dënohet penalisht.

Ai theksoi se qeveria ka gati draft paketën e ndryshimeve në Kodin Penal, amendime që parashikojnë ashpërsime të dënimeve për kundravajtësit e mjedisit.

Deri para vitit 2015 kur u krijua Agjencia e Zonave të Mbrojtura, Parqet Kombëtare ishin thuajse inekzistente, ndërsa sot ato shtrihen në më shumë se 18% të territorit të vendit, duke krijuar për herë të parë një sistem për ruajtjen dhe menaxhimin e tyre edhe nga pikëpamja turistike.

Shifrat tregojnë se vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2019, Zonat e Mbrojtura janë vizituar nga rreth 140 mijë persona, nga të cilët rreth 27 mijë, turistë të huaj.

Të dhënat janë shpresëdhënese, por shifrat nuk mjaftojnë! Ka ardhur koha që të përfundojë historia e gjobave për veprimtari si: HEC-e, gurore apo industri të tjera që veprojnë kundër mjedisit.

Ata që kryejnë krim mjedisor duhet të ndëshkohen penalisht sepse si çdo krim tjetër edhe krimi mjedisor duhet dënuar me ligj! Ndaj kemi gati draft paketën e ndryshimeve në Kodin Penal, amendime që parashikojnë ashpërsime të dënimeve për kundravajtësit e mjedisit.

Ata që dëmtojnë Zonat e Mbrojtura do të dënohem me 1-5 vite burg, ndërsa ata që shkaktojnë dëme të pakthyeshme në ekosistem dhe biodiversitet do të dënohen me 5-15 vite burg”, tha ministri Klosi, gjatë takimit me përfaqësues të lartë të njësisë së karabinerisë italiane për kontrollin e mjedisit dhe ekspertë mjedisorë, ku prezantoi ndryshimet në Kodin Penal, në fushën e mjedisit.

 

 

b.b/dita

May 16, 2019 20:15
Komento

1 Koment

  1. Adih May 17, 17:10

    O Klosi ,po ata qe po betonizojne si ne mall te babes bregdetin me 1 euro m2 ,me Manet e me dreqi me te birin ,sa do denohen ? pergjigju . .Ku me e keqja eshte se po ndertojne ne trojet e privatit ,shume i zgjuar je more kllohun pa bythe i pashahit tend Rama. Nuk e mendon o Klosi , kush do i pagoj keto miliarda ne EURO neser nga denimi i shtetit shqiptare ,pro pronareve ne gjykaten e te drejtave te njeriut ne STRASBOURG , pse ne kokplalaret ,qe nuk kemi abuzuar as edhe nje milimetr truall , me taksat tona , prap ne do pagojme ?? E ke gabim more Klosi ,kujdes !! Mendo se ke per te ngelur pa varr ,nuk jane te thjeshta keto gjera o minister i leshit te katovices.dhe leri guroret ,se gjithe bota ka gurore dhe ti e di mire riperterimin e natyres , o shejtan budallla , qe skeni lene as edhe nje gje pa e monopolizuar .Je shume i lexueshem o shejtan budalla.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim