Klosi mbështet Veliajn: Do drejtojë Tiranën me përkujdesje, zgjuarsi siç ka drejtuar MMSR

May 26, 2015 09:07

Klosi mbështet Veliajn: Do drejtojë Tiranën me përkujdesje, zgjuarsi siç ka drejtuar MMSR

Ministri i ri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, doli sot në mbështetje të kandidatit të koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. I propozuari i Kryeministrit si pasardhës i Veliajt, ishte i pranishëm në aktivitetin e zhvilluar sot nga Veliaj, në të cilin ky i fundit shpalosi programin e tij për kujdesin social.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Blendi Klosi, njëherësh sekretar organizativ në Partinë Socialiste, shprehu vlerësimin për kandidatin socialist dhe theksoi se ai “do e drejtojë Bashkinë e Tiranës me shumë përkujdesje, me shumë zgjuarsi, ashtu siç ka drejtuar Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë”.

“Do doja t’i uroja Erionit të vazhdojë drejtimin e duhur, të vazhdojë përpjekjet e duhura, të vazhdojë atë punë me shumë pasion që ka nisur dhe ta garantoj atë dhe shumë shoqata që janë këtu, se institucioni i MMSR do të jetë në vazhdim në përpjekje të vazhdueshme për të shkulur nga Shqipëria atë ndjesi të keqe që ka pasur mospërkujdesja për qytetarët në nevojë dhe për të sjellë te qytetarët drejtimin e duhur dhe njerëzit e duhur në drejtim. I uroj Erionit të gjithë sukseset e tij në sukseset që ai do të drejtojë.”, u shpreh Blendi Klosi.

May 26, 2015 09:07
Komento

1 Koment

  1. Mark uk May 26, 10:57

    Po kujt i plasi se perkrah Veliajn.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*