Klosi në analizën 9-mujore në Berat: Biznesi ka nevojë për punonjës të kualifikuar

November 6, 2015 13:51

Klosi në analizën 9-mujore në Berat: Biznesi ka nevojë për punonjës të kualifikuar

Shqipëria ka shumë të papunë, por edhe kur ka vende pune nuk ka punonjës të kualifikuar. Ministri i këtij sektori, Blendi Klosi, ishte sot në Berat.

Gjatë vizitës që ai zhvilloi në një nga bizneset fasone në qytetin e Beratit, në kuadër edhe të analizës 9-mujore të zyrave të Punës, Inspektoratit të Punës, shkollave profesionale të këtij rajoni, Klosi është njohur me kërkesat e biznesit, ndërmjet së cilave edhe ajo për krah pune të kualifikuar.

“Këtu realisht ndihesh shumë mirë se kupton që në Shqipëri punohet,  Shqipëria punon dhe këtu, në këtë ambient kupton se sa shumë nevojë kemi ne për punëtorë të kualifikuar. Sipërmarrësi na u shpreh sot se ka 300 vende pune të gatshme që presin punëtorë të kualifikuar. Sistemi i zyrave të Punës, por edhe sistemi i shkollave profesionale, duhet të bëjmë më shumë për të përfituar nga kjo mundësi që na krijon biznesi”, tha ministri Klosi.

Nisur nga fakti që biznesi të cilin ai vizitoi ishte përfitues i politikave të nxitjes së punësimit të qeverisë, Klosi tha se ndihej mirë që si pasojë e tyre ishte krijuar mundësia që më shumë se 500 punëtorë të këtij biznesi ishin produkt i fondeve që ka dhënë qeveria për këtë qëllim.

Po ashtu, ministri theksoi se qëllimi i kësaj vizite kishte të bënte edhe me komunikimin mes biznesit dhe punëmarrësve, me nevojën për të dalë nga puna e zezë dhe për t’u përfshirë në skemën e sigurimeve si një investim për të ardhmen e tyre.

Folëm se sa e rëndësishme është që të dalim nga tregu informal i punës dhe të futemi në një punë me rregulla, ku punonjësit të jenë të siguruar dhe të marrin pagën e tyre që u takon, por natyrisht që të kenë dhe kushtet e tyre të punës që në këtë kompani janë afër perfeksionit. Ajo që na mbetet për të bërë është që të negociojmë më shumë me ata që kërkojnë punë dhe të afrohen pranë këtyre bizneseve, që kaq shumë kanë nevojë për punëtorë të kualifikuar”, tha Klosi. /Dita/

 

 

November 6, 2015 13:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*