Klosi në Krujë: Të bëhemi bashkë në 24 nëntor për të filluar një epokë të re për mjedisin

November 22, 2017 14:50

Klosi në Krujë: Të bëhemi bashkë në 24 nëntor për të filluar një epokë të re për mjedisin

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka bërë një apel gjatë aksionit për pastrimin e Krastës e rrugës mes Fushë- Krujës dhe Krujës.

“Ftoj qytetarët që në datën 24 t’i bashkohen fillimit të aksionit tonë 6 mujor për pastrimin e Shqipërisë”, tha ai.

Pasi theksoi se është e pafalshme që një prej qyteteve më turistike të vendit të jetë i rrethuar nga mbetjet, ministri Klosi u shpreh se krahas vullnetarizmit do të projektohet edhe një plan më i gjerë për pastrimin e zonës nga prodhuesit e papastërtive edhe në kuadrin ligjor.

“Është e paimagjinueshme që në zonën më turistike të Shqipërisë që pret shumë turistë të ketë një papastërti kaq të madhe, prandaj jemi këtu për të bërë një ditë aksion për të ftuar qytetarët që në datën 24 t’i bashkohen fillimit të aksionit tonë 6 mujor për pastrimin e Shqipërisë.

Kur shikojmë këtu në këtë grumbull papastërtish, në një zonë fare të dukshme nga rruga, kuptojmë që kemi shumë për të bërë edhe në kuadër të legjislacionit”-u shpreh ministri Klosi.

Duke qëndruar në përmirësimin dhe zbatimin e kuadrit ligjor ministri Klosi tha: ”Papastërtitë e vërejtura këtu janë të gjitha qese që me vendim të Këshillit të Ministrave prej 5 vitesh, s’duhet të ishin prodhuar fare në Shqipëri. Ndaj kërkojmë jo vetëm të bëjmë aksion, por edhe të kuptojmë shkaqet se nga vijnë këto papastërti për t’i eliminuar ato plotësisht”.

Në aksionin për pastrimin e zonës së Krastës dhe rrugës mes Fushë- Krujës dhe Krujës morën pjesë rreth 100 persona, vullnetarë të shkollave të Krujës, nëpunës të Bashkisë së Krujës e Fushë-Krujës si dhe punëtoret e ndërmarrjeve të qytetit.

Aktiviteti ishte një bashkëorganizim i Bashkisë së Krujës dhe lëvizjes vullnetariste Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve të cilët të gjithë së bashku punuan për rreth 4 orë duke mbledhur mbi 500 thasë me mbeturina në një zonë tejet të ndotur nga hedhja e mbeturinave nga kompani apo njësi tregtare të qytetit, por edhe nga drejtuesit e automjeteve që kalojnë në këtë rrugë.

November 22, 2017 14:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim