Klosi: Ngjitja në Malin e Tomorrit, një përvojë që nuk duhet humbur (Foto)

November 26, 2017 13:49

Klosi: Ngjitja në Malin e Tomorrit, një përvojë që nuk duhet humbur (Foto)

Ministri Blendi Klosi i rikthehet malit të shenjtë të Tomorit. Ndërsa fundjavën e kaluar Ministri i Turizmit dhe Mjedisit reagoi ndaj situatës alarmante të malit të Tomorit duke ndëshkuar me gjobë, revokim leje mjedisore dhe mundësi për ndjekje penale për 12 guroret që për vite kanë shfrytëzuar kundër gjithë parametrave mjedisorë malin, këtë fundjavë ai rikthehet për të treguar potencialin e jashtëzakonshëm që ka mali i shenjtë i Tomorit për zhvillimin e turizmit malor, gjithëvjetor.

Gjatë vizitës së fshatrave Qafë- Dardhë, Tomor dhe Lybeshë, Ministri në takim me banorët e zonës foli për programin e rijetësimit të 100 fshatrave në destinacione të turizmit rural. Në fshatrat autoktonë me tradita të ruajtura ndër breza, Ministri bisedoi me të rinjtë për të nxitur zhvillimin e turizmit të aventurës në malin e Tomorit.

Me guidat më të reja të ngjitjes në mal, Ministri bëri hiking dhe shoqëroi turistët me karvan me mushka në shtegun e zhvilluar që lidh fshatin e Dardhës me fshatin e Tomorit me një ndalesë për piknik në pikën magjepse të Kalasë së Tomorit, ku thuhet se pushojnë perënditë.

Ministri i ftoi të gjithë dashamirësit e natyrës që të vizitojnë një nga malet më madhështore të Shqipërisë dhe të përjetojnë bekimin dhe harmoninë nga faltorja e perëndive duke zotëruar një pamje të gjithë horizontit.

Jo vetëm që do jenë ditë të paharrueshme për cilindo që ndjen nga afër energjinë e malit të Tomorit dhe shijon produktet bio të fshatrave, por çdo vizitorë do kontribuojë në përmirësimin e ekonomisë lokale. Nëpërmjet zhvillimit të turizmit nxitet punësimi i të rinjve, mbajtja e tyre pranë vendlindjes duke investuar në ruajtjen e trashëgimisë dhe mbrojtjen e natyrës” tha Ministri Klosi.

Për të gjitha këto arsye Mali i Tomorit duhet dashur e shijuar e jo shkatërruar dhe dëmtuar.

Kjo bukuri është krijuar në miliona vjet, nëse dëmtohet do jetë shumë e vështirë të rikuperohet dëmi dhe kjo do ishte humbja jonë e madhe.

 

 

 

 

November 26, 2017 13:49
Komento

3 Komente

  1. Vlonjati November 26, 17:57

    do ishte me bukur e paster pa teqen .mali eshte i shemjte shqiptar pa njolla dervishlleku.

    Reply to this comment
  2. Dodona mbi Tomorr November 26, 17:59

    Shpallleni Malin e Tomorrit “zone te mbrojtur”me rregulla shume te rrepta; po me pare te pergjigjen materialisht ata qe kane demtuar nga firmate qe kane punuar aty e kane shkaterruar gjithcka , tek komunat dhe bashkite qe duhet te mbikqyrnin territorin e tyre ,Agjensite e mjedisit dhe sektorin perkates te ministrise mjedisit , deri edhe ministrat pergjegjes..Ndoshta duhet te rishikohet edhe ajo “kasapana”qe kryhet ne gusht me deshet qe theren e piqen pa rregull e qe demtojne jo me pak mjedisin ne ate pjese te malit .

    Reply to this comment
  3. Dodona mbi Tomorr November 26, 18:00

    Shpallleni Malin e Tomorrit “zone te mbrojtur”me rregulla shume te rrepta; po me pare te pergjigjen materialisht ata qe kane demtuar nga firmat qe kane punuar aty e kane shkaterruar gjithcka , tek komunat dhe bashkite qe duhet te mbikqyrnin territorin e tyre ,Agjensite e mjedisit dhe sektorin perkates te ministrise mjedisit , deri edhe ministrat pergjegjes..Ndoshta duhet te rishikohet edhe ajo “kasapana”qe kryhet ne gusht me deshet qe theren e piqen pa rregull e qe demtojne jo me pak mjedisin ne ate pjese te malit .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*