Klosi: Nuk ka shans të ndërtohet HEC në kanionet e Osumit

February 8, 2018 21:49

Klosi: Nuk ka shans të ndërtohet HEC në kanionet e Osumit

 

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi deklaroi në një lidhje me telefon me emisionin “Opinion” në Tv Klan se “nuk ka shanse që të ndërtohet një HEC në afërsi të ujëvarës së kanioneve të Osumit, një atraksion i njohur turistik”.

Ministri tha se është vënë re një falsifikim i lejes mjedisore pasi ndërtuesi e ka marrë lejen për të ndërtuar diku tjetër dhe është zhvendosur diku tjetër.

Sipas Klosit e gjithë afera po verifikohet dhe nëse verifikohen shkelje do të ketë kallëzim penal për autorët.

“Historia është ndërtuar mbi një gënjeshtër, koordinatat e dhëna në lejen mjedisore janë të keqtrajtuara. Prandaj po ju them se kjo histori nuk mund të zgjidhet me një emision, pasi kjo është një histori që ne kemi hapur një investigim. Jemi ne ata që kemi ngritur probleme dhe ashtu siç e ka thënë edhe Ministria e Energjitikës qartë, në momentin që bie leja për ndikimin në mjedis, të cilën ne do t’a rrëzojmë dhe kjo nuk diskutohet. Në atë vendim dhe në atë pikë nuk ka asnjë shans që ai HEC të ndërtohet”, tha Klosi.

Sipas dokumenteve, rezulton se leja për dy HEC-et mbi kanionin e Osumit është dhënë në mars të vitit 2015 me firmën e ish0drejtorit Julian Beqiraj.

Por sipas Agjencisë së zonave të mbrojtura parregullsitë ligjore në leje dhe ndërrimi i koordinatave ku do të ndërtohen HEC-et bëjnë lejen të paligjshme.

a.s/dita

February 8, 2018 21:49
Komento

7 Komente

  1. Fat man February 8, 22:45

    Klosi mos u bej me Kllaun sec je, ku ka bythe nje cop Drejtor te japi leje per ndertimin e 2 (dy) HEC-ve, pa pasur dijeni Ministri Mjedist dhe i Energjitikes as qe behet llaf por ka MIRATIM direkt nga Kryeministri Ed Droga.
    Per tu firmosur nje kontrate HEC duhet Vendim Qeverie ore mashtrues, duhet te japesh doreheqjen ti dhe Ministri tjeter mashtrues-haduti Gjiknuri.
    Jeni per burg, keni vene dore mbi mrekullite qe nena natyre i ka falur Shqiperise, bajga.
    Urgjent anulloni keto vendime mafioze, po shkaterroni te ardhmen e femijeve dhe bukurite e pakthyeshme te ketij kanioni.

    Reply to this comment
  2. demo February 8, 23:04

    Ble.Klosi kryeminister!

    Reply to this comment
  3. MH February 8, 23:35

    Nuk po e kuptoj.
    Ju vete te enregjitikes dhe te mjedisit e ku po di se kush po i del per zot keti hecit,thuhet:
    Njeri thote asht shkele kohe per fillimin e punimeve.Kontrata skadon.Ketu ma siper thuhet se jane ndryshue kordinatat dhe bie posht ndertimi i hecit.Pse nuk kombinoni ju te qeverise mendimin e pjekur dhe te dilni me nji deklarate te forte qe dhe populli bindet qe nuk ndertohet heci por qe edhe qeveritaret dijne te punojne e te ecin me zbatim ligjit.Ne te kunderten te gjithe ju qeveritaret dilni kertolle(patate) si te ishit ne punesa ne kohen e shkresave bakalli.

    Reply to this comment
  4. Socialisti i Ndershem February 8, 23:40

    Nuk ka asnje shans Anullimi, sepse eurot dhe dollaret jane marre nga kryeministri dhe ministrat, jane depozituar ne dreqi e di se ku dhe nuk kthehen me mbrapsht.
    Edhe nese anullohet, faturen e kontrates do t’a paguajme ne fakiret ashtu si pallatin ne Vlore, ashtu si ARMO- n e plot te tjera.
    Kjo kaste politike kerkon nje popull TE PERGJEGJSHEM , i cili, t’i hedhe ne kosh njehete e pergjithmone.

    Reply to this comment
  5. Lili February 9, 05:42

    Ne burg,ne burg

    Reply to this comment
  6. info analitike February 9, 09:16

    aaaaa tani qe e tha qy Klosi ka marre fund qe nuk behet. “Trim i xha Jahos” per ta thene me ato batutat e filmave qe ngazellejne shoket e forumit te Dites

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*