Klosi: Përgjimet shtojnë sigurinë

August 28, 2014 15:13

Klosi: Përgjimet shtojnë sigurinë

Ndryshe nga stuhia diplomatike qe përfshiu vendet me te fuqishme te botes per çështjen e përgjimeve, ne Shqipëri lajmi se po përgjohet nga SHBA dhe tani se fundmi edhe nga Gjermania, nuk ka shkaktuar asnjë reagim negativ jo vetëm nga politikanet por, edhe nga ekspertet. 

Ish-kreu i shërbimeve sekrete, Fatos Klosi deklaron se Shqipëria nuk ka pse shqetësohet nga fakti se Gjermania na përgjon, pasi sipas tij, ne nuk kemi pse te mbajmë sekrete nga aleatet tanë.

“Persa kohe qe siguria kombëtare nuk cenohet, nuk kemi pse shqetësohemi”, shprehet ai për Vizion Plus.

Sipas Klosit, arsyet per te cilat shtete si Gjermania apo SHBA përdorin përgjimet, janë lufta kundër terrorizmit apo lufta kundër krimit te organizuar.

Këto përgjime, sipas tij, i vijnë ne ndihme vendit tone.

Edhe kryeministri Edi Rama ne lidhje me përgjimet deklaroi se asgjë e keqe nuk i vjen Shqipërisë nga vende si Gjermania.

August 28, 2014 15:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*