Klosi: Porosi kundër qeverisë, zbulimi nuk ishte rastësi

May 13, 2014 08:16

Klosi: Porosi kundër qeverisë, zbulimi nuk ishte rastësi

Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi në një prononcim për mediat është shprehur se zbulimi i avionit në Divjakë nuk ishte rastësi. Sipas tij shkresa e dalë nga SHISH ishte e porositur për të krijuar situatën aktuale.
Zoti Klosi tashmë është pranuar nga autoritetet që avioni i ulur në Divjakë ka qenë duke transportuar lëndë narkotike. Mendoni se ishte një operacion i policisë ai i cili bëri të mundur identifikimin e pozicionit ku ishte avioni apo ishte thjesht në tradhti që ndodhi ë këtë rast me trafikun?

Unë nuk kam informacion. Unë kam opinionet e mia për gjërat. Unë nuk di se avioni ishte i ngarkuar me drogë, do ngarkohej me drogë. Kurrkush se si se si, qysh, tek dhe sa e vërtetë është. Ministrin e dëgjova në intervistat që dha mesa duket ai person që kanë kapur u ka thënë që unë do ta çoja drogën në avion dhe kjo mjafton për të thënë që kështu ishte.

Ju pak ditë më parë e keni quajtur ndoshta të pavend shkresën që ka nxjerrë SHISH për trafikun e lëndëve narkotike. Sot kur jemi përballë këtij fakti çfarë mund të themi?

Nuk e kam quajtur të pavend, e ka quajtur të porositur. Është shumë më e rëndë. Ajo shkresë ishte e porositur, duhej bërë që të krijonte këtë atmosferë. Për të akuzuar që ushtria, qeveria, se kjo qeveri i komandon të tëra u marka me drogën, nuk u marka me vendin. Dhe kjo e dyta për mua është bërë e porositur. Identik si e para. Është vazhdim i asaj të parës. Dhe kjo është sajuar të vijë një avion që të ngeci aty, ti prishet një rrotë në mënyrë që të demonstrojë që shiko ja ku doli e vërteta. Është absurde të mendosh që njerëz që merren me drogën, të cilët janë shumë të zotë se derisa sa merren me drogën i kanë shpëtuar policive të të gjithë botës. S’duhet t’i mendojmë ata që janë kriminelë të thjeshtë. Janë njerëz me goxha eksperiencë dhe shumë të guximshëm. Dhe të thuash që ai erdhi këto ditë pas kësaj gjullurdie të madhe, që të gjithë veshët janë të hapur dhe të gjithë sytë janë drejtuar tek qielli, qoftë të NATO-s, qoftë të ushtrisë sonë, qoftë të autoritetit civil të aviacionit do ishte një budallallëk nga ana e atyre që merren me drogë. Dhe ata budallallëqe të tilla nuk bëjnë. Ky është një argument shumë i fortë për mua që ajo nuk është rastësi. / NEWS 24

 

 

May 13, 2014 08:16
Komento

22 Komente

  1. Eli May 13, 08:25

    Vrapo se te kalo orari i supes tek azili…..

    Reply to this comment
  2. titi May 13, 08:29

    ….dhe, pa dale akoma rezultatet e hetimit, SB si gjithmone e di kush e ka bo, e di sesi e ka bo, e se cfare ka pase neper canta, dhe radhit mashtruesit e vegjel neper TV qe ta nxijne sipas skenarit te tij qeverine… Ashtu sic e dinte 5 minuta me pas se kush e ka hedh bomben tek 9kateshet, kush e ka vramun Hajdarin, kush ka gjujt me lapsa pistolete. O njerez, hapni syte, jane grahmat e SB & kompani se po hapen dosjet e krimeve te tyre. Gjermania kete ka kerkuar, bashke me ortaket e tjere perendimore. E si mendoni ju se SB do te rri duarkyq e t’i trokasin gjykatesit ne dere? Jo, mor, jo. Kot ishte deklarata per duart e ambasadorit?? Ja deri ku shkon ai!

    Reply to this comment
  3. redi sheheri May 13, 08:53

    Kane per te dale opingat e Vicidolit,poshte avionit.

    Reply to this comment
  4. tina May 13, 08:54

    E sakte zoti Fatos çdo gje eshte e porositur te tjerat jane fjale boshe

    Reply to this comment
  5. London May 13, 10:28

    Qe keto jane budallalleqe me thes qe edhe nje femije nuk I beson . Si ka mundesi qe keta boset e hashashit ti besojne 400 kg hashash nje personi qe nuk I di as ngjyren dhe jo pastaj ta ngarkojne me nje makine te prishur qe me demek e paska lene freksioni . Ore per cfar na marrin keta ne per budallenj si mund te behet ai trafik ne mes te dites dhe ne mes te plazhit.zoti na ruajt chfar degjojme dhe shikojm nga keta idiotet e PD

    Reply to this comment
  6. Arben May 13, 11:18

    OPERACION I SIZMI-T ITALIAN
    BERISHA DHE RAMA GRIJNE SALLATE KOT
    BE KA MARRE VENDIMIN PER MOS TA DHENE STATUSIN DHE “SHPIK” ARSYE
    PILOTI ITALIAN NUK LIDHET ME ASNJE PROVE ME TRAFIKUN E DROGES
    PAS “DIFEKTIT” NE RENIE KA PASUR 1 ORE NE DISPOZICION PER PASTRIMIN E VENDNGJARJES RRETH AVIONIT
    AKTUALISHT PO “HETOHET” NEN “MBIKQYRJEN” E”SPECIALISTEVE” TE AMBASADES ITALIANE
    DHE KETU KEMI PER TE QENE KUR TA MBYLLI KETE PUNE PAQ
    SA PER TRAFIKUN E DROGES AI
    ESHTE BERE BEHET SOT DHE DO VAZHDOJE TE BEHET NE TE ARDHMEN
    PIKE MUHABETI

    Reply to this comment
  7. Naftetar Vjeter May 13, 11:49

    Nuk ka gjera rastesore cdo gje eshte e detajuar sic eshte e detajuar dhe ngjarja e 21 Janari dhe shume krime te tjere qe i jane bere ketij vendi dhe ketyre njerzve nga e njejta dore duke filluar qe nga 2 Prilli dhe deri ne ditet tona me avjoni skandal qe do marri drogen dhe u ulka ku ne mes te dite ne nje vend ku njerzit bejne plazh po keto si ha as bufi komisar dhe jo me shqiptaret qe te njohin shume mire ty.

    Reply to this comment
  8. Ardi May 13, 12:07

    Ka ngjashmeri me ardhjen e Xhevdet Muastafes ne te njejten zone.Edhe ai dihej me pare qe do te vinte,po keshtu edhe avioni.Ndryshohet vendi i zbarkimint ne te dy raste.Edhe tek banda e Xhevdetit ishte nje Bajram edhe ne kete rast.Xhevdeti kishte si qellim te destabilizonte Shqiperine,ashtu edhe ne kete rast.Keto operacione behet thjesht per faktin per ta mbajtur Shqiperine larg BE.Se kujt i ka interesuar izolimi i Jone per keto 7 dekada besoj se te gjithe e kuptojne.Personat qe jane marre me logjistiken e ketij operacioni kane qene aq te kujdeshem sa edhe emrin e korierit italian “Riformatto” ta gjejne te tille qe ti perafrohet fjales shqipe “Rilindje”.

    Reply to this comment
  9. po sikur May 13, 12:19

    po sikur ti zoti Tos te jesh i porositur nga i gjati??

    Reply to this comment
  10. Aliu May 13, 12:50

    Mendimi I’m bojkot total Berishes.Ka 23 vjet se çfar sna kane degjuar veshet nga Berisha.Keni akoma durim te mereni me pallavrat e Berishes ? Varni bidonat atije njeriu.Ne fund te fundit edhe po u be pak transport droge ( kanabis ) pasurohen 3_ 4 veta ndersa ato vrane,vjedhen e plaçkiten nje komb te tere.

    Reply to this comment
  11. tomsojeri May 13, 12:54

    Ore po kjo qe nuk ishte realiteti dhe as rastesi e mori vesh edhe gjeli fshatit e jo me Klosi me ne por puna nuk esht ktu or miq ! Ky qen bir qeni agjenti i regjur kur ja ariti te genjej Enver Hoxhen dhe gjith shqiptaret 24 vjet pas tij nuk e ka per gje kte komedi te shplar me regjizor te vjeter !Ky do me cdo kusht destabilizim ,rrezim qeverie qe te sjell lakeun e tij e te sigurohet se Shqiperin do e coj drejt gremines !Cfar duhet te bej me qe te kapet per leckash e te hidhet ne bodrum ku te mos ndegjohen me klithmat e cmenduris se tij ! A jeni ne vete or shqiptar !!!Si mundet te durohet ky sharlatan e kanibal amazone !Ore po Avni Rustemi e gjeti tradhtarin mu ne Paris e i tregoi se shqiptareve nuk ju ka “holluar” gjaku dhe ja plasi trut atje e ju or merhumer e keni aty neper kemb ,sju la poshtersi pa ber e po vazhdon pa e ca trapin fare e sjeni ne gjendje ti mbyllni gojen !!!!!!!! Cfar prisni o te tredhur (e kam fjalen per ata qe zgjodhem) tju shkerdhej cfar ju mban libri i shpis!!!!!!!Burr qenka Ai e jo ju or qyraveca te djegur per pushtet ! Turp te kini, se po zhgenjeni 1 milion te etur e te dhunuar ! Hapini rugen ateher e me mir nje “fund i tmershem se nje tmer pa fund” A e dini ate llafin “dy duar per nje kok ” e pra filloni me musteqe paralitikun e der tek ky paranojak me buldozer e te dal ku te dal se kta 1 milion me shum po i zemeroni ju “zonjushat” se ata qelbesira !!!!!!

    Reply to this comment
  12. Arben May 13, 13:05

    ESHTE NJELLOJ SI GERDECI
    TENTATIVE PER TE MOS LEJUAR ANETARESIMIN TONE NE NATO
    POLITIKANET TANE JANE THJESHT “MARIONETA” QE PLOTESOJNE SKENARIN

    Reply to this comment
  13. Pëllumb zaimi May 13, 13:24

    Duke u marre me skenarët e porositur te saliut ,pozitarët harruan fare visho likën? Madje me duket se ne vend te certifikates se sigurisë i kane dhenë “certifikaten e socialistit”!? Notoni,notoni në ujrat e saliut se ne det kini për te përfunduar!??

    Reply to this comment
  14. shoku " Shpati " May 13, 14:56

    E kam quajt te porositur thote profesor Klosi ! Po kujt ja ve fajin ti profesor !!! Edhe thua e porositur edhe na i nxjerr te pafajshem ata qe jane te detyruar te mbrojne gjithe teritorin e Republikes se Shqiperise . Ja paska hedh opozita maxhorances thote profesori , opzita ka luajt keq , nuk ka ber kumar te paster . Ca njerzish te lehte , te mendosh qe keta duhet te zgjidhnin shume enigma apo kercenime qe i kanosen Atdheut . Pse nuk e keshillon k/ministrin qe duhet ndjek penalisht gjithe zinxhiri i policise rrugore , policise kriminale , policise se antidroges , sherbimit informativ te rajonit Lushnje dhe gjithe pjesemarresve te tjere qysh ner aeroport e me tej ! Kete keshille jepi k/ministrit profesor Klosi .

    Reply to this comment
    • zoti "Penicilina" May 13, 17:13

      Ju jeni gomari i babatasit, sumelepiresi i Berishes dhe sejmeni i Bashtukut.
      Duhet te dish ti, qe kerkon te hiqesh i zgjuar, se opozita jote aktuale, ne çdo kohe qe nga krijimi i saj ka luajtur kumar te qelbur antishqiptar, se ka patur dhe ka ne krye kumarxhinj qe kane vepruar dhe veprojne sipas porosise se padroneve antishqiptar.

      Reply to this comment
  15. leka May 13, 15:00

    Berisha e ka sajuar ate si rasti i Xhevdet Mustafes. Per çudi ne te njejtin vend. Fundi i avjonit si fundi i te parit. Vazhdimesi komuniste.

    Reply to this comment
  16. Mark uk May 13, 15:29

    Per ka mendja jeni paralel me gomarin o leka,nga paraqitja nuk ju njof.Desha te di se ne cilen klase jeni se je ne fillore kuptohesh.

    Reply to this comment
  17. fat man May 13, 16:03

    Porositesi dihet eshte gjithnje i njejti person i droguar nonj stop 24 ore ne 24 ore, Sali Bisha&CO. Kjo puna e droges nuk ka ndonje dallim te madh eshte i njejti skenar si me “diversantin” Xhevdet Mustafa ku e hodhen po ne Divjake per te vrare Sekretarin e I te PPSH Enver Hoxhen. Kete aksion nje jave para e mesuan te gjithe qe do te vin diversant ne Divjake, te cilet u kapen shumeshpejt dhe Xhevdeti u vra. Po keshtu edhe droga kishin nje muaj qe perflitej se cdo gje do te ndodhtre po ne Divjake dhe ja skenari i Sali C4 deshtoi, divjaka qenka vendi i shume “cudirave”. Meqenese droga u kap, Saliu thote qe te rrezojme qeverine me protesta?

    Reply to this comment
  18. redi sheheri May 13, 16:17

    Javen tjeter vjen nendetsja e droges nga Korfuzi,Ruani Porto-Palermon!

    Reply to this comment
  19. Vëzhguesi F May 13, 17:08

    Qe ne fillim kam ndare dhe ndaj te njejtin mendim per kete palaço-skenar, te ideuar nga skenariste palaço ne institucionet qe paguhen nga taksapaguesit shiptar, me regji te palaçove qe kerkojne te zhvendosin vemendjen per t’iu shpetuar ndeshkimit per krimet dhe vjedhjet e kryera dhe te zbatuar nga aktor lumpen te gjetur te papune neper rruget e botes.
    Ky skandal politik me qellime te caktuara politike,( i ngjajshem me 12 dhe 14 Shtatorin e ’98-tes) qe synon realizimin e segmenteve antishqiptar per te masakruar me keq imazhin e Shqiperise, nuk duhet kurrsesi te shpetoje pa u ndeshkuar.
    Pjese e kesaj shfaqje te shemtuar teatralo-politike jane te gjithe ata drejtues te institucioneve te larta qe jane vendosur nga Sali Berisha dhe po i kthejne borxhin e shperblimit.

    Reply to this comment
  20. MARKO May 13, 23:26

    Po kjo ishte loja….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin