Klosi: Më 20 shkurt shpresoj se nuk do lejohet mjegull për ujkun

Erion Habilaj February 16, 2014 11:04

Klosi: Më 20 shkurt shpresoj se nuk do lejohet mjegull për ujkun

Fatos Klosi, ish shefi i Shërbimit Informator Shtetëror, i bën një rezyme situatës më të fundit të sigurisë dhe rendit. Ai mendon se SHISH është mbrapa në punën e tij dhe se nuk duhet t’i shpëtonin informacionet në lidhje me shpërthimet me tritol dhe atentatet. Ai këshillon Qeverinë që t’i bëjë një analizë të hollësishme punës së Shërbimit, për të marrë masa me qëllim përmirësimin e performancës. Klosi thotë se policia nuk duhet të bjerë pre e provokacioneve në 20 shkurt.

 

Zoti Klosi, a mendoni se SHISH po kryen detyrat e tij gjatë këtyre muajve me qeverinë e re?

Sigurisht që unë nuk mund ta di se po i kryen apo jo detyrat e tij SHISH, pasi me ligj puna e atij institucioni është e mbuluar nga sekreti. Por duke pasur parasysh situatën që u krijua para pak kohësh lidhur me shpërthimet e shumta dhe deklaratën e Ministrit të Brendshëm “se Qeveria nuk ka marrë asnjë informacion nga SHIK për këtë situatë”, duket se Shërbimi është mbrapa lidhur me situatën.

 

Nisur nga disa ngjarje të fundit, qoftë kriminale dhe të organizuara, por edhe ato që lidhen me Sigurinë Kombëtare, mendoni se mund t’i shpëtojnë kaq lehtë një Shërbimi Informativ?

Ngjarjet e fundit janë akte terroristë në shërbim të krimit, apo për të acaruar dhe bërë të pasigurt situatën, kjo mbetet për t’u analizuar. Sidoqoftë ato janë akte që cenojnë Sigurinë Kombëtare në shumë aspekte, dhe si të tilla duhet të ishin dhe të jenë objekt i punës së Shërbimit. I shpëtojnë apo jo Shërbimit, kjo varet nga orientimet që kanë dhe drejtuesit e tij dhe sigurisht nga profesionalizmi i strukturave të tij. Sidoqoftë, ato nuk duhet t’i shpëtonin Shërbimit.

 

A mendoni se ky Shërbim është bërë pasiv, nuk ka motiv pune, i nxit këto lëvizje apo është thjesht indiferent?

Ju po më kërkoni të jap përfundimet e një analize të gjithanshme që duhet bërë në Shërbim. Mendoj se detyra për ta bërë këtë analizë është e drejtuesve të Shërbimit dhe e Qeverisë, që është punëdhënësja e Shërbimit, që e drejton atë dhe që ka përgjegjësinë për mbarëvajtjen e punës së tij. Qeveria sa më parë duhet ta analizojë situatën në Shërbim dhe të marrë masa për përmirësimin e performancës së tij.

 

Ka zëra se do të ketë trazira në protestën e 20 shkurtit…

Nuk e di se si kanë ardhur këto informacione dhe më bën përshtypje që burimi qenkan serbët. Një gjë është e sigurt, informacionin më të saktë nëse do të ketë apo jo trazira e kanë ata që do ta organizojnë protestën, duhen pyetur ata. Mendoj se forcat e rendit do të përpiqen të sigurojnë zhvillimin normal të protestës dhe do të jenë të kujdesshëm që të mos bien në provokacione.

Populli e ka një fjalë të urtë për situata të ngjashme: “ujku mjegull do”. Le të shpresojmë se “mjegulla” nuk do të lejohet nga pjesa e përgjegjshme dhe patriote e vendit.

Erion Habilaj February 16, 2014 11:04
Komento

17 Komente

  1. Reuter February 16, 12:48

    Sa cudi qe serbet paskan hallin e trazirave ne Shqiperi. Po ti deshironin trazirat ata nuk do ndiheshin duke pritur te ndodhnin, por si duket paskan hall se mos mbetet Rama pa vajtur per vizite ne Beograd. Halli i Klosit qenka dhe halli i serbeve.

    Reply to this comment
  2. Ciljeta February 16, 13:11

    Ky i ashtuquajtur Reuter duhet te jete nje trap i madh sa kohe qe nuk lexon mire ate qe eshte shkruar. Nga sa thote ky fare Reuter-i, Klosi edhe mund te kete frike, por ti me siguri nuk ke se dhe ustai yt, Sala, nuk ka, perkundrazi i ka xhan.

    Reply to this comment
  3. Reuter February 16, 13:42

    Vallahi, Ciljete, te math e kam , tamam sic e do ti trap-dashesja e madhe.

    Reply to this comment
    • ? ! ? ! ? ! February 16, 18:03

      +
      E ke thjesht nga injoranca,ndaj ….eshte turp te merresh me plehra si puna jote zoti Re(m)uter. I ka “demokracia” keto liri,qe zbiten si firo ligjore.

      Reply to this comment
  4. Eli February 16, 13:54

    Populli kesaj here duhet te ja gjej vendin Berrishes….nje Isa Boletin kesaj radhe do ta ndjek hijen e kriminelit…..deshiroj mos te humbet rasti kesaj radhe mundesisht dhe Bashucin, vetem ne kete menyre pastrohet banda e P.D………nga ngelet @ciljeta po do ta regulloj sipas preferences qe ka vete zonja.

    Reply to this comment
  5. ergys February 16, 13:57

    Te parashtrojme nje problem tjeter. Zoti Rama ! Te nderuar Gazetare te Gazetes Dita!
    Kam vene re se ne shume dyqane te Shqiperise . Shiten produkte jashte kushteve higjenike. Neper Shumica shiten mallra te skaduara. Ushqimet qe duhet te ruhen ne frigorifer nuk ruhen. Bleva djathe , dhe shitesja me ato duar te palara qe sapo me mori leket , kapi djathin dhe e futi ne qeske. Nje peshtiresi qe ne Shqipetaret e kemi pas me kohe. Ec e merre vesh se cfare nuk kape ajo me ato duar, qe nga detergjentet , leket , shkopin qe fshin plurat dhe hundet qe krruan. Shitet buka ne dyqanet ku shiten produkte te tjera. Gje qe nuk ben vaki ne asnje vend te Europes. Buka shitet ne nje dyqan special. Cdo shampo qe blej eshte e skaduar , ka vetem daten e skadences dhe jame zene shume here me shitesen per ket gje. Duke ma kthyer se eshte data e prodhimit. Kush eshte ajo kompani budallenjesh qe jep daten e prodhimit , ne vend qe te jepet data e skadences. Ne Shqiperi po tregtohet mall i skaduar , dhe i manipuluar.

    Reply to this comment
    • hosteni February 16, 18:12

      @ergys je jashte teme o robo ,,,,,mos tymos shume japrak lazarati,,,,,,,,,,,,!!!!!!!

      Reply to this comment
    • A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku February 17, 08:32

      Ke te drejte ne Shqiperi duhet te forcohet kontrrolli neper dyqane,te cilat vetem dyqane nuk mund tu thuash.,te kshilloj te shkruash tek Letrat e Lexuezve zotni Ergys.Dhe un i bashkohem shqetsimit tat,Shpresoj qe Qeveria e re te beje diçka per te permirsu situaten alarmante e cila rrezikon shendetin e njerzve,
      Por artikulli i Klosit flet per SHISH-in dhe komenti jot duket si nji fije floku ne koken e nji tullaci.
      Tungjatjeta.

      Reply to this comment
  6. pelivan February 16, 14:24

    O Reuter! Pse e fyen?! Te mungon Argumenti? ok…Mbylle gojen. Por jo me kete gjuhe mik…. Se dhe ajo pastaj do te pergjigjet, me te njejten monedhe … Psh. do te thote: “Futja sateme, qe mender te ka pjerdhur ,jo te ka pjellur… Zaten,(Vazhdon ajo,jo une,se mos me keqkuptosh), Ju dy thundraket e sali sheprakut nuk e kini per gje te shkoni edhe brenda lloit…” ” Nejse Reuter,shendetin deri me 20 shkurt,me pas ke nderin,(Vazhdon ajo,jo une,se mos me keqkuptosh), merre dhe te te zot birishen dhe hajde te me hash m… edhe t’a kesh hallall “

    Reply to this comment
  7. Reuter February 16, 17:40

    Pelivani. Argumenti mungon te ti dhe CILJETA, or njeri por ti dhe ajo nuk kuptoni kryesoren : Nuk jane robt ose me Ramen ose me Berishen prandaj me qeverine do merremi . Keshtu thuaj dhe asaj po e ke prane.

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit February 17, 07:07

      Router, pse ke kaq xhelozi per Ciljeten edhe ti mund te kesh sukses, debilohu me mire heres tjeter dhe ndoshta ti hudhin syt, ske pse ja nxjerr inotin te tjereve, depilim motra dhe suksesin e ke te garantuar.

      Reply to this comment
  8. Rudina February 16, 20:55

    Ja dhe Fatosi Klosi. Tamam flet me gjuhen e idhullit te tij, kryekriminelit komunist Mehmet Shehu.

    Reply to this comment
  9. DRENICA E UQE February 16, 21:10

    Mjegulla te perdoret per ta vene ujkun ne lak!… Sali Ujkukun me ujkukujte e tjere!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  10. Qytetari i lire February 16, 21:48

    Une them qe me 20 Shkurt ka rrezik qe sal krimineli te marre ne qafe ndonje te vetin duke e vrare nga ndonje tarace pallati nga ndonje snajper i tij dhe pastaj te thote se “i vrau EDVINI per pushtet”.Policia duhet ti beje syte 4 kur thote populli.Te kene kujdes te gjithe Demokratet e ndershem mos bien viktima te sali kriminelit dhe ti lene kalamajte rrugave ,jo se do i vrase Edi por te ruhen nga sala

    Reply to this comment
  11. ibrahim February 16, 23:38

    rama -i ka leshuare qelbesira si klosi,ndyresira si bedri islami,qene si braqe,zagare si nano Mustafa.mungon vetem negjmija dhe stalini dhe do te rilindin komunistet.edhe hijes ja keni frigen nga zullumet qe i keni bere popullit.po pate nje pule quranet e enverit thon luan.po qe ujke e bejne dinosaur kurse po qe lugat e bejne Enver.

    Reply to this comment
  12. Dashnor Kozaj February 17, 00:59

    Pergjigje ,komentuesit [ose komentueses ] Rudina , E para ti Rudina duhet te dalesh ne koment me emrin e vertet, se kete te mire ka demokracia.
    komenton per Fatos Klosin, nga Mallakastra ,se flet me gjuhen e idhullit te tij ,kryekriminelit komunist ,Mehmet Shehut ,
    E para . Mehmet Shehu,pas moshes 16 ,vjec ka shkuar ne Tirane dhe eshte arsimuar ne shkollen e mesme ,A M E R I K A N E ,te Harri Fulcit, pra ka marre edukaten dhe kulturen e demokracise shembullore te planetit Toke qe eshte ajo amerikania, keshtu thone te gjithe shqiptaret se une nuk e kam pare dhe provuar akoma .
    E dyta : Mehmet Shehu, mbas shkolles se mesme amerikane te harri Fulcit ,ka shkuar per studime ne Itali ,ne shkollen Ushtarake ,qe ekzaktesisht me emer dhe vend ne Itali nuk e di qe te ta tregoja ,por di te them se per arsim te larte ,ka marr arsimim ushtarak ne Institutet Italiane .
    E Treta . mbas arsimimit te mesem me kulture amerikane dhe te larte ,ate me kulture ,italiane , ka shkuar ne luften e Spanjes ne batalionon me emer Antonio Gramshi, dhe ky patriot italian,nga Sardenja por me gjak ,shqiptari .
    Pra Mehmet Ismail Shehu, nga Corrushi i Mallakastres,nuk ka asnje qelize te lidhur me komunizmin, kjo del nga kultura arsimore qe ai ka marre. Per nga origjina familjare , ai rrjedh nga nje familje shehlleresh, te fese Bektashiane ,qe dhe kjo lloj feje nuk ka asnje lidhje me komunizmin.
    Mehmet Shehu, ishte komandanti i Brigades se Pare te Ushtrise Clirimtare te popullit tone ne luften e dyte boterore .
    Pra per deri sa quhet lufte ,do kete viktime te te gjitha kraheve .Por kjo ceshtje u perket Historianeve qe ta saktesojne ekzakte ,figuren e Mehmet Ismail Shehut, deri ne Perfundim te luftes se dyte boterore . Mbas clirimit deri ne vitin 1948, nuk ka patur ndonje post te rendesishem .
    Kur ,serbi Koci Xoxe, me ndihmen e tyre po gllaberonte Shqiperine, se ate Enver Hoxhen , Koci as qe e llogariste fare , doli Mehmet Shehu ,ne skene qe beri te mundur arrestimin e serbit Koci Xoxe, qe shpetoj Enver Hoxha gjalle . Dhe ne fund ky Enver Hoxhe , ja shperbleu me dy plumba ne zemer ,Mehmet Shehut me 18 dhjetor 1981.
    Por hidhemi tek tema qe po analizojme .Mbas arrestimit te te rezikshmit Koci Xoxe ,i cili dhe per pak realizoj aneksimin e Shqiperise, ne R E P U B L I K E ,te 7 -te SERBISE . Pra ishte Mehmet Shehu qe e shpetoj Shqiperine ,nga pushtimi i Serbise, se Enver Hoxha ,moj Rudina , a e di ti qe ka qene dekoruar nga Titoja me medaljen me te madhe te shtetit Serb, Hero i Popullit te JUGOSLLAVISE. RUDINA, nqs ,nuk e di ,ja mesoje nga une .
    Pas kesaj u be Kryeminister ,Mehmet Ismail Shehu , thau keneta, ndertoi fabrika, uzina ,kombinate ,hekurudha,Hidrocentrale ,Kanale vadites ,Kanale uites, Rezervuarper uitje,ndertoi brezare te uiteshme gjate bregdetit te JONIT, qe ishin kampion ne gjithe E U R O P E N ,per nga arkitektura e ndertimit dhe e uitjes, qe vaditeshin,nga lumi i Fterres, dhe me tynel kthehej ne Bregdet, dhe sot ky antishqiptari beri nje hidrocentral ne emer te Genc Rulit, nga Libohova e Gjirokastres .Ai kanal vadites ,mbante nen uje me mijra Ha toke te mbjella me ullinj dhe agrume .Nuk e di se si fshatrat Borsh, Piqeras, Sasaj,SHEN VASI,deri ne Qafe gjashte Sarande e durojne kete poshtersi qe tu hiqet uji per vaditje , per ta zevendesuar me disa kilovat qe fitojne disa familje por humbasin ,disa fshatra, njkohesisht dhe ekosistemi natyral i asaj ZONE ,por ky eshte problem per te ardhmen ,qe do kete pushteti vendor,qe do mbaj hidrocentralin e Sasajt apo do mbaj funizimin me uje te te gjithe brezareve te fshatrave te JONIT .Pra analizojme Ish kryeministrin Mehmet Shehun, se ne keto kohe kemi me ke ta krahasojme .
    Mbas pushkatimit ,tradhetisht ,qe i bene , i vrane djalin dhe i burgosen pjestaret e tjere te familjes. Ku e dime qe kohet e fundit qe do dilte Fiqiret Sanxhaktari, e helmuan ne burgun e grave ne afersi te Kavajes ,ne Karpen .
    Mehmet Shehut ,i u gjeten ne llogarine e tij, 3000, leke shqiptare, qe eshte e barabarte me 500, dollar amerikane .
    Rudina , krahesoj keta sot. Te merr frika . Jane MILIARDERE.
    U shkaterrua e gjithe INDUSTRIA Shqiptare .
    U shkaterrua e gjithe BUJQESIA Shqiptare .
    U shkaterrua e gjithe Ushtria shqiptare
    U shkaterrua e gjithe Ekonomia shqiptare .
    U shkaterrua i gjithe sistemi arsimor shqiptar.
    U shkaterrua i gjithe sistemi shendetsor shqiptar .
    U shkaterruan dhe u vodhen te gjitha veprat e artit shqiptar.

    Rudina , te beje pyetjen, Te ishte gjalle ,Mehmet Ismail Shehu, do do ishte shkateruar Shqiperia.
    A do ishin bere miliardere,keta :
    Ramiz Alia me Femijet.
    Enver Hoxha ,me Femijet………..
    Sali Berisha ,me Femijet……
    Fatos Nano , me Femijet ……
    Aleksander Meksi ,me Femijet …
    Ylli Sokrat Bufi ,me Vajzat dhe vllezerit e tij …..
    Kastriot Islami, me Femijet …….
    Ilir Meta,
    Ish ministra dhe ish Deputete ,se lista eshte e gjate .
    Rudina ,te kerkoj qe te me japesh pergjigje .

    Reply to this comment
  13. Dardhari February 17, 05:08

    Po juve Z.Klosi kur ishit ne krye te shishit valle I para priste ngharjeve dhe puneve te pista qe benin dhe bejne Serbet dhe Greket? Po Tani qe jane pa karige japin mend sikur te kene qene te sukseshem ne kohen e tyre.Me gjithate qeveria dhe policia besoj se do jete ne lartesine e duhur dhe mos bjere ne provokimet e atij qelbaniku qe di te organizoje vetem dhune,ashtu si beri me trupin e Azemit RUJUNI NGA AI ESHTE I NDYRE .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*