Klosi: Sporti që duhet shndërruar në biznes, në Shqipëri ka 80 vende për rafting

October 1, 2018 17:10

Klosi: Sporti që duhet shndërruar në biznes, në Shqipëri ka 80 vende për rafting

Duke parë interesin e madh të turistëve të huaj në sportin e rafting, si edhe interesin e shtuar nga shqiptarët, gjatë viteve të fundit, Federata Shqiptare e Rafting hapi mundësitë për një profesion të ri siç është instruktori i rafting. Të drejtosh një gomone, pa motor, vetëm me lopata! Sepse, ashtu si një shoferi i nevojitet leja e drejtimit për të ngarë makinën, edhe një drejtuesi gomoneje i duhet patenta për të qenë instruktorë rafting.

Ditën e hënë 20 kandidatëve nga Tirana, Berati, Skrapari, Përmeti dhe Elbasani të trajnuar sipas standardeve ndërkombëtare iu shpërndanë certifikatat, për të punuar si instruktorë rafting.

Certifikatat u shpërndanë nga Federata Shqiptare e Rafting dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, si investim për një turizëm aventure me standarde, nga profesionistë të njohur ligjërisht edhe në arenën ndërkombëtare. Por, edhe si një dritare e re punësimi për të rinjtë.

“E filluar si një pasion, si një sport, e filluar nga disa djem që janë rritur dhe kanë jetuar me bukuritë e kanioneve të Osumit që u shndërrua në një grup më të më madh, në një federatë, u zhvillua në disa kanione zbuluan që në Shqipëri nuk ka një nuk ka dy nuk ka dhjetë por ka 80 vende ku mund të bëhet rafting, ecje nëpër male, ngjitje nëpër ato shpellat dhe zonat shumë të bukura të Shqipërisë”, tha Klosi në fjalën e tij.

Sipas Klosit kemi një potencial të jashtëzakonshëm i cili mund të shndërrohet fare mirë në një komunitet shumë më të gjerë, dhe mbi këtë pastaj është kuptuar që ky është edhe një biznes argëtues, i cili ka shumë më tepër nevojë për njerëz që ta drejtojnë këtë biznes.

“Sot ne kemi një numër të shtuar turistësh, viti 2018 shënon mbase rritjen më të madhe në krahasim me çdo vit tjetër, jo vetëm nga numri në mënyrë absolutet, por edhe nga përqindja e rritjes së turistëve”, tha Klosi.

Ai shtoi gjithashtu se: “Turistët duan t’i rikthehen natyrës, duan të gjejnë vende të paeksploruara, të magjishme si kanionet e Osumit apo lumi i Vjosës apo zona të tjera ku ju keni ushtruar aktivitetin tuaj të rafting apo kanoes”.

v/l. Dita

 

October 1, 2018 17:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin