Klosi: Ta orientojmë tregun drejt arsimit profesional

November 12, 2015 16:20

Klosi: Ta orientojmë tregun drejt arsimit profesional

Ministri i Çështjeve Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ishte sot në qytetin e Shkodrës ku zhvilloi disa takime me fokus punësimin.

Ministri Klosi vizitoi një biznes fason ku u përball me kërkesën e drejtuesve për 200 punonjës të kualifikuar.

Duke u ndalur pikërisht tek kjo çështje, ministri Klosi përsëriti nevojën për arsim profesional dhe të kualifikuar si e vetmja mënyrë për të siguruar një punë dhe të ardhura për familjen. Z.Klosi tha se vetëm në rajonin e Shkodrës ka 10 mijë kërkesa për vende pune ndërkohë që ofrohen qindra ndoshta dhe mijëra vende pune, por për punonjës të kualifikuar.

“Shumë shpejt do kalojë ligji kundër dembelizmit, që mos japin më asnjë vërtetim për të papunët nqs nuk pranojnë 1 ofertë pranë biznesit që kërkon ti punojësojë. Askush të mos kërkojnë asnjë pagesë papunësie nqs nuk shkojnë pranë zyrave të punës dhe të gjejnë ku ka kërkesë për punë”, bëri të ditur ministri Klosi.

Ministria e Çështjeve Sociale ka ndërmarrë një tjetër hap në kuadër të rregullimit të tregut të punës në Shqipëri.

Përmes kësaj marrëveshje nxënësit dhe studentet e kësaj shkolle do të mund të praktikojnë dijet e tyre dhe më pas edhe të kenë mundësi punësimi në këtë kompani.

Ministri Klosi garantoi që të tilla marrëveshje institucioni që ai drejton do të firmose edhe me biznesin privat në mënyrë që nxënësit të mund të praktikojnë dijet e tyre dhe tregu të orientohet drejt punëtorëve të kualifikuar.

“Ne do kërkojmë mendimin e përfaqësuesve të bordeve të shkollave miratimin që çdo shkollë e arsimit profesional të ketë një kontratë të përfaqësuar qartë se ku nxënësit do bëjnë praktikat mësimore”, nënvizoi Ministri Klosi.

Në qytetin e Shkodrës, tha ministri Klosi numërohen rreth 300 fëmijë në situatë rruge dhe për këtë ai kërkoi bashkëpunim të gjithë aktorëve shoqërore, qeverinë, pushtetin lokal, shoqërinë civile. /Dita/

November 12, 2015 16:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*