Klosi vizitë në Bullgari, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për 2016-2017

November 9, 2015 14:17

Klosi vizitë në Bullgari, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për 2016-2017

Shqipëria dhe Bullgaria kanë rënë dakord që të kenë një bashkëpunim konkret në një sërë fushash të çështjeve sociale, siç janë, punësimi, arsimi profesional, përfshirja sociale apo edhe pensionet.

Për këtë qëllim, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi ndodhet në një vizitë zyrtare në Sofje, ku gjatë ditës së sotme ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me homologun e tij bullgar, Ivailo Kalfin. Klosi thekson se marrëveshja në fjalë do të shtrihet në angazhime konkrete përgjatë dy viteve të ardhshme.

“Gjithashtu biseduam rreth mundësive të bashkëpunimit në fusha të tilla, siç janë: përfshirja sociale, punësimi, shkollat dhe qendrat profesionale, si dhe sigurimet shoqërore”, – shprehet Klosi.

Ai bën të ditur se gjatë këtij takimi, një vend të veçantë zunë marrëdhëniet mes dy vendeve tona, si dhe bashkëpunimi që mund të vijë edhe në kuadër të procesit të integrimit në BE. “Për më tepër, në këtë takim u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit për projekte të përbashkëta mes Bullgarisë, si vend anëtar i BE-së dhe Shqipërisë, si vend kandidat për të hyrë në BE, në fushat e interesit të përbashkët”, thotë Klosi. Ai shton gjithashtu se ministri bullgar, Kalfin, nga ana e tij theksoi vullnetin e qeverisë bullgare për mbështetjen dhe asistencën ndaj vendit tonë në rrugën e integrimit evropian.   /Dita/

November 9, 2015 14:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*