KLP i ankohet Kuvendit: Sfidat tona, mungesë stafi e vakuum ligjor

October 7, 2019 09:56

KLP i ankohet Kuvendit: Sfidat tona, mungesë stafi e vakuum ligjor

Në raportin për 6 muajt e parë të ekzistencës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ankohet Kuvendit si për mungesën e stafit deri tek vakuumet ligjore, lidhur me dy detyrat kryesore te tij: ngritja e SPAK dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

KLP, për periudhën dhjetor 2018-korrik 2019 ka hasur vështirësi dhe sfida të mëdha për kryerjen e detyrave funksionale të tij, si: mungesa e burimeve njerëzore dhe vështirësitë infrastrukturore nga njëra anë, ashtu sikurse mungesa e bazës ligjore për të bërë sa me efektiv ligjin nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe ligjin nr. 9612016 “Për Statusin e Gjyqtareve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Sa i përket vështirësive, institucioni i drejtuar nga Gent Ibrahimi rendit edhe pasojat e vetting-ut. Për rrjedhojë, kreu i KLP raporton vështirësi në krijimin e strukturave përgjegjëse për shqyrtimin e karrierës së prokurorëve.

Një ndër sfidat me të cilat është hasur KLP është vakuumi i krijuar në sistemin e drejtimit në Prokurori, si pasojë e shkarkimit të drejtuesve të prokurorive gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar. Përballë amullisë ligjore, si pasojë e vonesave në zbatimin e Reformës në Drejtësi, KLP-së iu desh të rregullonte dhe përditshmërinë prokurorëve si bazën mbi të cilën ata caktohen të përkohshëm, pagesat jashtë orarit të punës, si dhe vlerësimin etik dhe profesional të subjekteve në proces vetting-u.

Pavarësisht se vendi po bën dy vite me kryeprokurorë të përkohshëm, në dokumentin e firmosur nga Gent Ibrahimi, thuhet se KLP ka qenë rigoroze në zbatimin e ligjit dhe afateve, të cilat janë ndryshuar çdo muaj.

j.l./ dita

October 7, 2019 09:56
Komento

2 Komente

  1. AAA October 7, 14:18

    Me duket kaq e cuditshme qe ca fshatare nga gerxhet e Skraparit Librazhdit dhe Tropojes ca te tjere si puna e ketij IBRA_HIMIT nga Tiranistani po e tallin byten keq fare me USA.
    JAM KURIOZ NESE USA DO TI MPOSHTE DOT KETA MIJ ME GRAVATA???
    KAM FRIKE SI MIJTE JANE MAJMUR KAQ SHUME SAQE NUK KANE ME FRIKE AS MACE E AS TIGRA.
    TE SHOHIM!!!

    Reply to this comment
  2. Pavlin October 7, 15:16

    Prokuror ke sa te duash o figure Ibrahimi, tjeter gje qe ty nuk te duhen ata qe jane te ndershem. Megjithate ke nga shkolla e magjistratures sa te duash .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*