KLP miraton unanimisht komandimin e 6 këshilltarëve (Emrat)

February 22, 2019 10:34

KLP miraton unanimisht komandimin e 6 këshilltarëve (Emrat)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar mbledhjen e radhës paraditen e së premtes, pa praninë e mediave.

Në mbledhjen, e cila zhvillohet vetëm një ditë pas mbylljes së afateve ligjore të aplikimeve për në SPAK, janë miratuar komandimi i 6 këshilltareve pranë KLP.

Bëhet e ditur se janë miratuar unanimisht komandimi i 6 këshilltareve pranë KLP, të cilët janë Arjan Muçaj, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo, Ornela Rrumbullaku dhe Vitjuna Mata.

“Këta prokurore të komanduar pranë KLP, nuk duhet të cënojnë mbarëvajtjen e veprimtarisë së prokurorive nga ku po vijnë”, mësohet të jetë shprehur kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

o.j/dita

February 22, 2019 10:34
Komento

1 Koment

  1. Adih February 22, 17:32

    Ju lutemi vetem ate loke PRELEN ,mos e zgjidhni . E luajti menc ate vezhguesin Hollandes , duke i thene :, ketu ne shqiperi eshte normale ,te mos pagosh taksat ,te punosh ne te zeze ,dhe sjemi ne Hollande ????
    Ah moj kasolle , ku na mbloshe ????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*