KLSH dhe Auditi: Miliona dëme në Fakultetin e Mjekësisë

June 6, 2014 12:55

KLSH dhe Auditi: Miliona dëme në Fakultetin e Mjekësisë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shkelje të rënda financiare në Fakultetin e Mjekësisë. Në një shkresë të KLSH-së, zbulohet se dekani i këtij Fakulteti, Bajram Hysa duhet të arkëtojë së paku 12 milionë lekë, të cilat janë konsideruar abuzime të mbuluara si “akomodime hoteli dhe restorant”.

Fillimisht dekanit Hysa i është kërkuar nga KLSH të rikthejë në arkën e shtetit shumën 1,990,900 lekë, më pas pas një letërkëmbimi mes dy institucioneve, shuma është ulur në 1,204,900 lekë.

“Pas verifikimeve dhe ballafaqimeve të kryera nga stafi jonë me Dekanin dhe Përgjegjësen e Sektorit të Financës së Fakultetit, shqyrtimit të dokumentacionit në dosjen e auditimit, arrijmë në konkluzionin se: shpenzimet e tjera, të trajtuara dhe lënë si dëm ekonomik nuk merren në konsideratë, pra dëmi i rillogaritur i cili do të arkëtohet nga z.Hysa arrin në shumën 1,204,900 lekë (1,990,900 lekë -786,000 lekë)…” – thuhet në shkresën e KLSH-së firmosur nga kreu Bujar Leskaj.

Auditi: Abuzime me honoraret

Auditi i KLSH në këtë institucion ka patur edhe të tjera përfundime që rëndojnë pozitën e drejtuesve. Moskryerje likuidimesh, mungesë dokumentacioni, keqmenaxhim fondesh në dëm të financave të fakultetit – janë disa nga përfundimet e auditit.

Në audit flitet për një abuzim që kap shifrën e 6.5 milionë lekëve.

“Nga auditimi i situacionit të shpenzimeve vjetor 2013 u konstatua se janë bërë pagesa sipas llogarisë 6002100 “Paga me kontratë për personel me kohë të kufizuar në vlerën 3332916 lekë dhe Shpërblime të tjera Personeli në vlerën 4.342.770 lekë si dhe llogaria 6029005 “Honorare” për vlerën 6.576.000 lekë…” – thuhet në audit, ku dëmi përcaktohet si “shumë e cila dyshohet si dëm ekonomik për fakultetin”.

Mbi 55 milionë dëm ekonomik…

Në audit gjen edhe shkelje të tjera të rënda: “U bë auditimi i dokumentacionit të bankës të vënë në dispozicion të auditit nga ku u konstatua mangësi dhe shkelje. Duke verifikuar dokumentacionet bashkëngjitur shkresës u konfirmua zyrtarisht mungesa e këtij dokumentacioni si dhe dokumentacionit justifikues për të cilat janë bërë pagesat- shkruhet aty,

Dhe më pas audituesit nënvizojnë:

“Grupi i auditimit do t’i trajtojë si shpenzime në fakt, dhe si shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik shumën 55.369.635 lekë. Pasi është vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 10296 datë 08.07.2010 për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin neni 12 pika dh), duke mos dokumentuar të gjitha transaksionet financiare dhe të tjera si dhe duke mos garantuar gjurmën e auditimit për të gjithë proceset që ndodhin në njësi. Në kundërshtim me Udhëzimi nr. 2 datë 6.02.2012 “Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit neni 152, neni 154 dhe 157, ku përgjegjësi direkte mban specialistja e financës e cila ka mbuluar detyrën e nënpunësit zbatues Mimoza Hysolli dhe z.Bajram Hysa dekan i fakultetit ku ngarkohet me përgjegjësinë e titullarit të Fakultetit dhe nën përgjegjësinë e nënpunësit autorizues i cili ka mbuluar dhe detyrat funksionale të kancelarit…”

I pyetur rreth këtyre konstatimeve, vetë dekani Hysa nuk i pranon ato dhe u shpreh se ka ngritur një padi gjyqësore.

June 6, 2014 12:55
Komento

7 Komente

  1. Janina June 6, 13:27

    A e di njeri si perkthehet ne shqip fjala “audit”?

    Reply to this comment
  2. info analitike June 6, 14:57

    Janina,
    audit-kontroll (i kontabilitetit).
    Interesant qe artikulli ndalet vetem tek fakulteti i mjekesise kur ne fakt rezultatet e auditit flasin per nje dem prej 18 milion USD te shkaktuara buxhetit te shtetit ne periudhen janar-prill 2014.

    http://www.gazetatema.net/web/2014/06/06/klshdemi-i-shkatuar-ne-buxhet-per-tre-muaj18-milione-usd/

    Reply to this comment
  3. Indinjata June 6, 16:11

    @ Janina,
    Fjala e sotme “audit”, para viteve 90′ thuhej “revizion” dhe ata që e ushtronin quheshin revizorë, që ishin specialistë-kontabilistë që kontrollonin gjendjen e llogarive të një ndërrmarjeje ose institucioni, me një fjalë kontrollonin se nga vinin dhe ku përfundonin paratë, nëpërmjet dokumentacionit përkatës.
    Siç shohim dhe në artikullin e mësipërm, abuzimet me llogari të tilla si “honorare” apo “dhurata” etj. janë si xhepa ku “gabimisht” shpesh herë përfundojnë paratë e taksapaguesve…

    Reply to this comment
  4. shqiptar June 6, 16:35

    O redaktor.shiko se ta kane futur me kete shkrim.komshiu im Barjami ben nje jete aq modeste dhe te ndershme sa eshte turp te dyshohet per te,s’ka asnje prone vec apartamentit,jo si koleget e tij qe po bejne hatane se vjedhuri.Te lutem verifiko ata qe bejne shkrime te tilla me keqdashje per te qene gazeta sa me serioze dhe objektive….

    Reply to this comment
  5. P.A.B June 6, 18:39

    I pyetur rreth këtyre konstatimeve, vetë dekani Hysa nuk i pranon ato dhe u shpreh se ka ngritur një padi gjyqësore. [artikulli, fjalia fundit]

    Nuk shpjegohet se ndaj kujt eshte ngritur kjo Padi? KLSH-se?

    Janina, shpjegimet e mesiperme jane te qarta, vec do shtoja dicka. Si fjale vjen nga Anglishtja mesjetare {1400+} audite, me para nga Latin audītus/ audire. 2 “a hearing” ose ” te degjosh” ne kuptim juridik ” ta shqyrtojme” kete ceshtje. Perkufizimi standart –> aktivitet i planifikuar dhe i dokumentuar, bere nga persona te specializuar per te vendosur nga hetimet, ekzaminimet dhe evaluimet e objektive te evidences, saktesine dhe permbushjen e procedurave te vendosura nga ligjet, ose dokumentat plotesues, dhe efektivitetin e permbushjes se tyre.

    Jane disa tipe, por ketu kemi “Financial auditing” bazohet ne dy gjera: (1) kontrollon faturat financiare dhe balancat perfundimtare. Ne kete rast “nuk e kane quajtur gje te madhe” dhe shpenzime per “hotele/restorante” i jane lene ne dore dekanit ti ri-paguaje vete, duke ja ulur nga 1,990,900 lekë në 1,204,900 lekë. (2) Kontroll ne procedure per sistemin e brendshem. I cili ka deshtuar. Flitet per mekanizmat qe ka cdo institucion, per te kapur vete keto parregullsi. Pra per mbi 5 Milione leke (a) akuzohet financieri per keq-dokumentim [lexo-rrumpallhane a vjedhje/ s’dihet a eshte pa-aftesi apo jo] (b) pergjegjesi direkte e titullarit te institucionit. Kemi dhe audite te formave te tjera si ato integrale, per kostot, qualitetin, performancen operacionale, shendetin, arsimin, energjine, rendin publik etj; qe ne fund raportojne mbi efektivitetin procedural te nje organizate apo institucioni.

    Perseris, duhen sqarime per ke ka cuar ne gjyq Dekani. Nese KLSh-ne, ka bere shume gabim; ” te hedh ne gjyq” ne Shqiperi eshte bere si rruge nga shume abuzues, aq me teper se Auditi Shtetror eshte nje procedure rigoroze me shume shkalle apeli [5-6-7-8 te tilla] brenda vete institucionit. Vetem ne fund, e pasi ke prure ekspertet e tu, shkon ne Gjykata te Specializuara per kete pune [bota ka gjykata auditi/ komerci/ finance – si profil] per te gjetur te drejten. Deri atehere ky Dekan qe dyshohet (a) ne rastin “me te mire” per keq-manaxhim (b) per abuzim fondesh, duhet te “ngrihet” dhe te mos ushtroje detyren derisa te sqarohet kjo pune. Fondet Publike, nuk jane shaka…kushtdo qe i administron ato duhet te mbaje pergjegjesi Ligjore.

    Reply to this comment
  6. Analisti June 7, 05:22

    Bajram Hysa eshte model i njeriut te ndershëm, prandaj edhe auditi qe perfaqesohet nga hajdute e ka te nxjerre me probleme. Qe te dalesh pa lare nga keto auditet e sotme duhet te jesh hajdut dhe korruptuar.
    Ka shume kohe qe haidutet doktorë dhe klane mafioze te cilet perfaqesojne ata, e luftonjne per ta hequr Bajram Hysen nga detyra qe ai mban. Si duket po ia arrijen qellimit

    Reply to this comment
  7. sopiqoti June 7, 07:51

    Materiali i KLSh eshte shume i qarte.Ata qe kane bre shkel;je,abuzime dhe shperdorime me dashje apo nga paaftesia DUHET TE VIHEN PARA PERGJEGJESISE LIGJORE.A i paercjell keto shkelje KLSh ne prokurori?Kush kontrollon ne se u kthyen parat ne arken e shtetit?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin