KLSH kallëzon ish-drejtorin e 4 ish-zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës

May 30, 2014 17:05

KLSH kallëzon ish-drejtorin e 4 ish-zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në prokurori ish-drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës, 4 ish-drejtorë të drejtorive përkatëse në këtë autoritet, si dhe 4 nëpunës të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. Sipas KLSH-së, në përfundim të auditit janë konstatuar shkelje, që shkaktojnë një dëm prej 2,35 miliardë lekësh, ose 16,9 milionë eurosh.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundoi më datë 19.05.2014 auditimin e iniciuar në Autoritetin Portual Durrës dhe Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës me objekt “Për zbatimin e ligjshmërisë, rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare dhe vlerësues”. Ky auditim ka përfshirë periudhën e veprimtarisë ekonomike-financiare të Autoritetit Portual Durrës, nga data 01.09.2010 deri më datën 31.10.2013. Referuar shkeljeve të konstatuara nga ky auditim dhe të trajtuara më hollësisht në raportin përfundimtar të auditimit, vlera e fondeve të menaxhuara në kundërshtim me dispozitat ligjore arrin në vlerën 2.35 miliard lekë ose 16,9 milion Euro.”- thuhet në njoftimin KLSH-së.

Në përfundim të auditit, KLSH konstatoi shkelje të ligjit në zhvillimin e procedurave për dhënien me koncesion të një pjese të aktivitetit të APD-së, zbatimin e kontratave me subjektet private që operojnë në Autoritetin Portual Durrës, procedurat e prokurimeve për investime (blerje mallrash dhe shërbimesh) si dhe zbatimin e kontratave respektive, administrimin e vlerave materiale financiare të APD-së, përfitimin e padrejtë nga ana e punonjësve të MPPT-së, si pasojë e pagesave të kryera ndaj tyre nga shoqërive të ndryshme koncensionare për hartimin e dokumentacionit të procedurave koncensionare, etj.

May 30, 2014 17:05
Komento

2 Komente

  1. shefki jaupi May 31, 03:24

    Bujar Leskaj nje sherbetor i gjobave! Perfundimisht Sali Berisha nuk di te zgjedhe lidere politike.

    Reply to this comment
  2. Bujar February 28, 08:04

    Shefki Jaupi si sherbetor i Bujar Leskaj eshte nje i paaafte dhe gjobevenes. Keshtu eshte kur mbushen institucionet me te rendesishme te shtetit me fshatare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*