KLSH, kamzhiku korruptiv i Bujar Leskajt

August 12, 2017 15:54

KLSH, kamzhiku korruptiv i Bujar Leskajt

Ka disa publikime të ditëve të fundit në media, të cilat flasin në lidhje me një kontroll të viteve të shkuara ndaj një kompani private, të birrës “Peja”.

Një kontroll, i cili flet se ka pasur problematika të caktuara. I përket të kaluarës, por mesa duket ai kontroll nuk ka qenë ashtu i vërtetë, siç dhe pretendohet, pasi gjithçka është sqaruar me disa procedura ligjore, duke çuar në një përfundim të thjeshtë.

Kontrolli Lartë i Shtetit ishte përdorur në atë kohë për interesa klienteliste dhe korruptive, që vinin nga pronarë dhe konkurrentë apo prodhues të tjerë birrash.

Ashtu siç ndodh rëndom në Shqipëri, kur dikush është i madh dhe ka një kompani private përdor shtetin dhe institucionet e tij, ose për interesa krejtësisht personale, pra për ta shfrytëzuar për mos pagim taksash, përfitim licensash, lejesh ndërtimi etj, ose nga ana tjetër për ta përdorur si kamzhik ndaj rivalëve në treg.

Në rastin tonë duket se turpësisht është përdorur Kontrolli i Lartë i Shtetit, një institucion që duhet të jetë mbi palët, që duhet të lexojë të vërtetën, të japë fakte dhe prova.

Por, në këtë rast nuk është përdorur për të vërtetën, për fakte dhe prova dhe për të zbuluar abuzimet, por në këtë rast është përdorur si kamzhik e disa interesave klienteliste dhe korruptive. E kur KLSH, pra Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni nga më të rëndësishmit në vend, përdoret për të goditur konkurrencën, për të nxjerrë dikë nga tregu, atëherë vaj hallit se çfarë na ka ngelur.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i drejtuar nga Bujar Leskaj pretedohet se është një institucion i pavarur dhe serioz, por në fakt duket të jetë krejt ndryshe. Krejt ndryshe sepse Bujar Leskaj, Kontrolli i Lartë i Shtetit, përdoren dhe keqpërdoren për afera korruktive dhe veprime si ky, që ne kemi lexuar këto ditë në shtyp.

Pra, Kontrolli i Shtetit shkon dhe sulmon një kompani, sepse i intereson një kompanie tjetër apo një konkurrenti tjetër. Po çfarë ndodhi, rreth një javë më parë ne publikuam një shkrim në lidhje me disa publikime dhe shpenzime të kota që bënte KLSH për të nxjerrë në media disa raporte, disa raporte të pavlera që nuk i duheshin askujt.

Raportet u publikuan dhe më pas u ndalën, vetëm një ditë i pamë. Po çfarë ndodh, pas një jave gazeta ku u botuan këto raporte sulmon një kompani private, kuptohet për interesa krejtësisht të konkurrencës së saj.

Por gazeta e një pronari të një kompanie birre dhe një kompani tjetër birre kanë punët e tyre, ata mund të përplasen, mund të debatojnë, mund të sulmojnë në media, mund të garojnë me produktet e tyre, po kjo është punë e tyre, është punë e konkurencës, është punë e biznesit.

Por kur KLSH-ja dhe Bujar Leskaj botojnë disa faqe gazete reklama të pavlera dhe pas një jave një kompani private sulmohet, tregon se Bujar Leskaj ka paguar me paratë e shtetit sulmin e kompanisë dhe është përdorur në mënyrë korruptive dhe klienteliste për të sulmuar një kompani private.

Pra shteti, një instutucion i pavarur i shtetit shqiptar, është përdorur për të sulmuar një komapni private dhe ka marër paratë e taksapaguesve për të paguar reklamën që më pas të sulmohet kompania. Konkurrenca midis dy palëve është shumë e egër dhe kjo është e vërtetë, në treg palët do rivalizojnë fort.

Por kur shteti hyn në mes, kur një institucion i pavarur hyn dhe keqpërdor pushtetin dhe ligjin për përfitime personale ose jo, por duke u përdorur si kamzhik, kjo duket të jetë shumë dhe më shumë se sa kriminale.

Bujar Leskaj botoi reklamat në gazetë, nga gazeta doli kamzhiku dhe u sulmua një kompani private në një moment kur palët kanë një konkurrencë.

Tashmë duket qartë, KLSH-ja nuk ka bërë gjë tjetër përveç se është përdorur për të ndërhyrë dhe për të prishur rregullat e tregut, për të bërë një pazar krejtësisht klientelist, korruptiv dhe personal.

E nuk janë të pakta rastet, por janë me dhjetëra, që flasin për kontrolle dhe dosje kontrolli të mbyllura, apo dosje të pavlera që çohen në Prokurori për të bërë më shumë zhurmë se asgjë.

Pra, asgjë ka bërë Bujar Leskaj, çon dosje të cilat mbyllen. Ai pretendon dhe KLSH-ja se po invesigojnë dhe ka zbuluar korrupsionin e madh, në fakt është një vrimë në ujë, nuk kanë zbuluar asgjë. Dosjet mbyllen, ndoshta edhe për faj të Prokurorisë, por me shumë gjasa për faj të pazareve të KLSH-së sepse përdor dy standarte në punën e saj.

Ka raste, janë me dhjetëra, kur raportohen afera korruptive të thella, skandale nëpër institucione, lokale, të cilat mbyllen në heshtje dhe dikush çohet në polici apo në hetim dhe bën zhurmë për hiçgjë dhe nga ana tjetër KLSH-ja na del dhe na hyn tani edhe në konkurencën midis bizneseve, duke krijuar favore ndaj një grupi të caktuar interesi.

E pra kjo është një pjesë e KLSH-s, institucionit të pavarur sot që ne flasim, por edhe në ditët në vijim do të sjellim fakte dhe prova, mbi shumë kontrolle dhe audite të bëra nga KLSH-ja, që flasin se si në mënyrë korruptive mbyllen dosjet hetimore, pra kontrollet kalohen nga aferat korruptive në çështje të lehta dhe mbyllen me disa këshillime.

Ndërsa nga ana tjetër, atje ku ska asnjë gjë çohen në Prokurori, e pse ky standard i dyfishtë. Ashtu si në rastin e mësipërm, kamzhiku, kamzhiku, në këtë rast kamzhiku është paraja, kush jep para i mbyllet dosja, kush nuk sjell i shkon dosja në Prokurori.

Në qoftë se ka një institucion që duhet hetuar dhe duhet kontrolluar në Shqipëri, sot ndoshta është KLSH-ja, e cila me rastin e fundit është përballë një fakti, është kapur në flagrance, duke ndërhyrë në treg dhe duke ndërhyrë midis bizneseve dhe konkurrencës së tyre në mënyrë korruptive dhe duke krijuar një aferë të pastër klienteliste për qëllime përfitimi personale ose jo të një individi, por të një grupi të padiskutueshëm interesi.

Gjithsesi, ne në ditët në vijim do të sjellim të tjerë detaje, jo vetëm për rastin konkret që është një rast tepër flagrant, por edhe për ato raste kur një dosje hapet dhe një tjetër mbyllet, kuptohet gjithmonë pas pagesave që bëhen nëpër zyrat e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili sot drejtohet nga Bujar Leskaj, ish-ministër i Berishës, tashmë kreu i KLSH-së./CityNews

August 12, 2017 15:54
Komento

12 Komente

  1. specialisti August 12, 16:13

    Asgje nuk kuptova. Akuza pa baza e fakte. Hamendje per te lene “me barre”, KLSH-ne. Neqoftese je specialist, tregoje me shifra e fakte ate qe publikoi me shifra e fakte KLSH, per birren PEJA. U shkruajt qe diferenca e akcizes ishte 2 here. Ne qoftese PEJA ka abuzuar me akcizen ne dogane, atehere pse akuzohet KLSH ? Pse PEJA nuk hedh ne gjygj institucionin qe e ka kontrolluar e i ka gjet shkeljet ? Me gazeta e akuza zgjidhen keto ceshtje te abuzimeve te konstatuara ?
    Eshte hera e pare qe publikisht akuzohet KLSH. Artikull shkruesi ka marre pergjegjesi te madhe per shkrimin dhe do te perballet me drejtesine.

    Reply to this comment
  2. Capi dhia August 12, 19:19

    Me ne fund, pas 25 vitesh pashtet, ky shkrim ose shenim per KLSh = Korupsioni I Larte I Shtetit = le te jete, mbase, kembana e pare e Vettingut per “gjyqtaret” e KLSh. Nese gjykatat trondiitin rende shpirtrat dhe xhepat e qytetareve, KLSh renon ne heshtje shpirtin dhe arken e shtetit duke u mbeshtetur ligjerisht dhe paguar materialisht nga vet shteti !!!???.

    Reply to this comment
  3. As August 12, 19:39

    Qe KLSH e ka kthyer ne pazar kontrollin ligjor, ne Shqiperi, e dine te gjithe, pervec Jarit

    Reply to this comment
  4. mirel August 12, 21:19

    Po cta hedhi ne gjyq o specialisti?
    Ata e kane kapur shtetin nga te gjitha anet. Bujari eshte mekembes i Berishes te qeveria Rama. Dhe akoma nuk di gje qeveria sipas teje?
    Ata jane nje bande te gjithe qe vjedhin ke te munden, dhe parate e shtetit pa u munduar fare.
    Tani do shtien ne dore dhe studimet minerare dhe gjithe programin shkencor te gjeologjikut dhe hajt shendet, kurrre nuk kemi per te pare e degjuar gje te sakte per pasurite minerare qe do shiten per qef te Bujareve dhe Ramuteve

    Reply to this comment
  5. vera e nxehte August 12, 23:11

    Po e njihni ju Bujar Lesken?! Akoma kujtoni se eshte burre i mire? E dine vlonjatet e mire jo ata qe i vene pas bythes e reklamojne ndonje para te vjedhur qe ka kontriubuar ashtu si mori tre diploma per dy vjet.

    Reply to this comment
  6. Stuhia August 13, 01:02

    Ky Leskaj legeni hajdut e maskara e ka bere lemsh KLSH. Ka vene njerez e miq te deputeve nga Vlora pa merita vecse jane te lidhur bashke ne afere korruptive.Ky duhet te varet ne litar per vedhjet e dosjet qe ka mbylur ne nje kohe qe ka shperdoruar detyren. Edi nese do te besh shtet kontrollo aferat dhe njerezit rreth Leskes dhe do gjesh xhevahiret e tij dhe gjithe atyre qe ai i ka ndare parate . I ke brenda i ke dhe jashte . Ata qe skishin breke ne b…. te jane bere me vila ne mal,det e qytet pikerishte nga ky langua qe ju varen melcite ne qafe per ti ruajtur.Vetem me vetting te forte dhe guxim te madh e motivim per te mos ndalur luften kunder korrupsionit qe ky institucion krijoi nga ky hajdut e matarpaz. Institucioni qe duhej te ishte mbi gjithcka dhe ti thyente hundet korrupsionit eshte me i korruptuari.Morri ne pune njerz jo kompetent me kurse tre mujore te benin punen qe fitimet ti shkonin ne xhepat e ketij hajduti.Haku i popullit do ju zere juve o hajdute te ndyre qe e shkaterruat kete vend me ndergjegje te plote.

    Reply to this comment
  7. Zzzzzz August 13, 10:08

    KY MEDIOKRI DHE PIJANECI ME SHKOLLE FALLCO ESHTE BERE SI FILIP CAKULI QE PER TI SHPETUAR DALJES TE FIKSI DUHET TE PAGUASH MILIONA QE JARI MOS TE BEJE RAPORTIN PER NE PROKURORI …..AI QE SPAGUAN DEL PARA PROKURORISE E MANDEJ DUHET TE PAGUAJE PROKURORET….PUNE MUTI SUNITESH KOKCEPASH…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  8. ??? August 13, 10:29

    Shkrim anonim pa lidhje.

    Reply to this comment
  9. Korrupsioni i Lartë i Shtetit August 13, 12:01

    KLSH dhe grupet e saj të kontrollit janë veçse banda gjobëvënësish të pashpirt e të paskrupullt. Kanë marrë më qafë shumë punonjës të pafajshëm që kanë refuzuar ose nuk kanë pasur mundësi të japin para. Çdo kokë e grupeve është përgjegjëse jo për të kryer auditim profesional por për të grumbulluar dhe dorëzuar tek Leskaj një sasi të caktuar parash, në të kundërt koka e grupit ndëshkohet.
    Mjerë ky popull dhe njerëzit pa para dhe mbështetje..

    Reply to this comment
  10. saimir August 14, 15:14

    30% te damit ekonomik e fusin ne xhep kaleshat. 30% jua vejne ne ngarkim dhe 30% jua falin punonjesve te korruptuar ripjerdhesalesheliste. i bajne pv, ja lene ne tavoline dhe te nesermen presin leket. Ska problem, pasurine dhe shpenzimet ti kontrollohen cdo punonjesi e titullari te Kaleshave qe ne 91

    Reply to this comment
  11. Labi August 15, 13:28

    KLSH eshte organi me i koruptuar ne Shqiperi, po te shifen gjithe kontrollet e bera ne Komuna dhe Bashki (te cilat administrojne gjithe fondet e shtetit) 90% e tyre jane byllur, duke mbushur zhepat inspektoret e KLSH

    Reply to this comment
  12. GS August 17, 01:45

    Qe do te kete shkrime te tilla si keto , qe hedhin balte jo vetem per nje titullar institucioni por per te gjithe institucionin i cili eshte i vetmi institucion qe denoncon korrupsionin ne Shqiperi , ky eshte nje fenomen i pritshem dhe aspak suprizues sic e nxjer autori . Kur denoncon prit dhe sulmin nga ana tjeter .Neqofte se nuk do te kishte asnje reagim kunderveprues atehere do te lindtedyshimi se ketu ka dicka qe nuk shkon Kjo eshte metode e vjeter. Por une kam disa pyetje . A nuk jane reale te gjitha ato dosje korruptive qe shkojne ne prokurori te ZVRP,ALUIZNIT, tatimeve , bashkive etj etj? . Nga njera ane thuhet denonconi korrupsionin nga ana tjeter i nxirni syte atyre qe e bejne. Nuk lexova asnje emer konkret mediash te blera ,ai qe mer persiper kete sulm del si burrat dhe i shkon ball perballe jo keshtu me gjeagjeza. Une kam lexuar shkrime te z. Leskaj tek portali dhe gazeta juaj dini ndonje gje sa ju ka paguar juve personalisht apo shefave tuaj?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*