KLSH kërkon anulimin e fituesit të Spitallës

December 27, 2017 17:26

KLSH kërkon anulimin e fituesit të Spitallës

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të shpalljes së fituesit në procedurën e konkurrimit të zhvilluar nga MZHETTS për  zhvillimin e zonës ekonomike në Spitallë, Durrës.

Me përfundimin e auditimit, KLSH ka konstatuar një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi.

“Nga auditimi i përgatitjes së procedurës si dhe vlerësimit të metodologjisë së shpalljes së fituesit, për zhvillimin e ZTZHE rezultoi që nga verifikimi i kryer në dosjen e kësaj procedure u konstatuan se vlerësimet individuale, të kryera nga specialistët e fushës për kriteret respektive, nuk janë marrë në konsideratë nga KVO, duke ndryshuar padrejtësisht edhe rezultatin përfundimtar të operatorëve ekonomikë konkurrues. KLSH ka rekomanduar marrjen e masave për anulimin e shpalljes fitues të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Ofertuesi 2”, pasi nga auditimi ka rezultuar që si fitues duhet të ishte shpallur operatori tjetër ekonomik “Ofertuesi 1” në ofertën e të cilit parashikohej një investim prej 54 milionë euro dhe punësimi i 9,500 punonjësve më tepër se bashkimi i operatorëve i klasifikuar në mënyrë të padrejtë në vend të parë”.

Ndaj KLSH, ka kallëzuar në Prokurori anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave si dhe kërkon hetimin të mëtejshëm ndaj drejtuesve përgjegjës të niveleve më të larta të administratës.

“Për të gjitha veprimet dhe mosveprimet e mësipërme, të kryera në kundërshtim me dispozitat përkatëse ligjore e nënligjore KLSH ka ngarkuar me përgjegjësi anëtarët e KVO-së të përbërë nga A.B., M.S., S.K., G.V., Eg.Os. dhe O.S., duke kërkuar njëkohësisht që hetimet nga ana e organit të Prokurorisë të orientoheshin edhe drejt zyrtarë të tjerë, deri në nivelet më të larta të administratës shtetërore, ndaj të cilëve shkon përgjegjësia për monitorimin, mbikëqyrjes dhe aprovimin e ligjshmërisë së veprimeve të strukturave dhe komisioneve përkatëse për zbatimin e kësaj procedure”.

December 27, 2017 17:26
Komento

4 Komente

  1. Arber iliri December 27, 18:43

    Mire mor mire, po KLSH nuk anullon kontra mund ti coje per ndjekje penale dhe kaq edhe Prokuroria nuk e anullon dot kontraten.KLSH mos shkele ligjin vete sepse c’u pa pastaj. mund te jape perfundimit e kontrollit te vet te kerkoje masat por jo te anulloje kontraten, hej bela me keto idiotesira.

    Reply to this comment
  2. Zgalem December 27, 18:52

    Keto , qe pretendon KLSH , une mendoj se kane tendence , qe ne Shqiperi mos te behet as nje pune . Kryetari i KLSh , eshte nje saliiste pa maske . Nuk jam kopetent , per fushen , por mos degjoni njerzit , qe pengojne perparimin e ekonomiae . Kryetari KLSH nuk merr vesh nga ekonomia . Eshte vendosur ne ate detyre , se ishte pa pune . Zgalem

    Reply to this comment
  3. Grigor December 27, 22:49

    Eshte ora 22:30 dhe asnje koment. Jo vetem kjo, por Petrit Vasilet, Kryemadhët, dhe qente e Berishes – asnje deklaratë.
    Ky është turp dhe rast flagrant korrupsioni, por opozita nuk flet.
    Duket qe te tre partitë i kane duart deri ne bërryl ne tepsi, por bëjnë zhurme për Tahirin, per te cilin nuk na plasi fare.
    Por si duket edhe popullit nuk i bën përshtypje. Disa merren akoma me Enverin qe ka vdekur me kohë, disa qajne punën ne shtet qe kane humbur, disa gezojne punën ne shtet qe kane marrë nga Rama, disa jane te zene me vjedhjen e ditës. Kush mbeti? Mbetën ata qe kthehen nga puna kaq te lodhur sa nuk kane as kohë as fuqi te lexojne apo shohin lajme.
    Pra neper komente “plas grushti” midis tifozëve te Rames, Berishes dhe ballisteve.
    Korrupsioni Ben kerdine.

    Reply to this comment
  4. Drejtesia do te behet se e ka kerkuar me force SOVRANI, SHBA dhe BE-ja. December 28, 09:15

    O zgalem, te denoncosh me prova e fakte nje kontrate brenda djallit,nuke do te thote as saliist e as enverist, por korrektesi ndaj detyres, o mije kenetash dhe avoketer te djallit. Akoma nuke e keni marre vesh perse SOVRANI ne shumice i bojkotoje zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe perse SOVRANI, ne aleance me SHBA-ne e BE-ne kerkuan me force reformen ne Drejtesi, Vettingun dhe ligjin e Dekriminalizimit,?Ta theme Une;ngase politikat bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite ricikluan boten e krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet,plus pushtetin lokal dhe ate pjese te biznesit dhe medjas qe punojne si lavatrice per te pastruar leket e piset. Doni apo nuke doni ju o zgalem,o mizakali dhe avoketer te djallit,Drejtesia do te behet dhe nuke ka pushtet, apo leke te piset qe ta ndale ate, se Drejtesine e ka kerkuar SOVRANI, SHBA-ja dhe BE-ja, qe kane dhene qindra miljone dollare per te ngritur shtetin e se DREJTES, dhe jo qe ti rrembejne politikane te binjakezuar me boten e krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet. O zgalem, prisni se nuke keni pare gje akoma, kur e djeshmja dhe e sotmja do t’u metet nje enderr dhe e nesermja ne nje fund te turpshem dhe pa kthim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim