KLSH: KQZ të kontrollojë partitë për paratë e fushatës‏, ne s’përfshihemi

May 27, 2015 16:47

KLSH: KQZ të kontrollojë partitë për paratë e fushatës‏, ne s’përfshihemi

Financimi i partive politike duket se do të vijojë të jetë ende një anë e errët.

Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj ka mohuar idenë se institucioni që ai drejton ka lidhje me politikën. Sipas kreut të KLSH Leskaj, ky institucion është i depolitizuar dhe nuk është përfshirë ndonjëherë në fushata zgjedhore.

Leskaj shprehet se Kontrolli i Lartë i Shtetit sipas ligjit ka vetëm fondet që jepen nga buxheti i shtetit për partitë ndërsa shumat e parave që përdoren në fushata elektorale nga partitë sipas kreut të KLSH Leskaj është Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve që duhet t’i auditojë.

“Unë dua të jem i sinqertë. Ligji mbi organizimin dhe funksionimin e kontrollit të lartë të shtetit dhe kushtetuta na lejon ne t’i auditojmë partitë politike vetëm për fondet që u jep buxheti i shtetit. Auditimi tjetër i fushatës janë institucione të tjera që duhet ta bëjnë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është institucioni që duhet t’i kontrollojë dhe të gjejë se nga burojnë paratë e partive politike gjatë fushatës. Sa i përket sugjerimeve, ne jemi siç thashë institucion i depolitizuar dhe i departizuar dhe nuk mund të japim këshilla. Sidoqoftë dua të them se për mua Shkodra është e bukur vetëm me flamurin kombëtar”.- u shpreh kreu i KLSH.

 

 

May 27, 2015 16:47
Komento

1 Koment

  1. dekorata per ty May 27, 19:23

    fol , fol
    o, klsh,
    si eshte kjo kontrata ne marinz
    pa taksa e me humbje.
    apo je e depolitizuar……kush e lidhi dhe kush fiton
    pervec popullit qe mer me liste e paguan taksa qe ju te beni kontrollin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*