KLSH: Ngërçi politik dhe korrupsioni, dëmi në buxhet 2.9 mld euro

February 6, 2020 17:07

KLSH: Ngërçi politik dhe korrupsioni, dëmi në buxhet 2.9 mld euro

Keqmenaxhimi i financave publike, abuzimet me prokurimet, tenderat dhe dhënia me qira në 2 vitet e fundit i ka kushtuar taksapaguesve shqiptar një dëm ekonomiko-financiar prej 2.9 miliardë euro.

Sipas Transparency Internacional, ngërçi politik dhe praktikat mashtruese e korruptive të nënpunësve të administratës janë shkaqet e gjendjes katastrofike.

Keqmenaxhimi i financave publike, abuzimet me prokurimet, tenderat dhe dhënia me qira të pasurisë shtetërore

Dëmi në buxhetin e shtetit, 645 mld lekë ose 2.9 miliardë euro

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj në një intervistë për mediat, thotë se në sektorin publik dëmi total për dy vitet e fundit arrin në shumën 363 miliardë lekë.

“Në total, për këtë periudhë të 2 viteve të fundit janë konstatuar parregullsi financiare dhe dëm ekonomik në shumën 363 miliardë lekë ose afërsisht 2.9 miliardë euro: Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 51.4 miliardë lekë; Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 311.6 miliardë lekë, nga të cilat mbi 60% në fushën e të ardhurave dhe pjesa e tjetër në atë të shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve“, tha Leskaj.

Ndërsa në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit i kalon 280 miliardë lekë.

Ai e vë theksin në faktin se korrupsioni në radhët e administratës është rritur duke cënuar drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve.

Ashtu siç vëren dhe Transparency International, në raportin e tij më të fundit, një nga shkaqet e rritjes së korrupsionit në vend, është dhe ngërçi politik në vend prej afër dy vite.

Gjithashtu ai evidenton edhe vonesën e krijimit të strukturave të reja të drejtësisë, SPAK-ut dhe BKH, si dhe pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të inkriminuar në praktika mashtruese dhe korruptive.

j.l./ dita

February 6, 2020 17:07
Komento

4 Komente

  1. me emer February 6, 18:19

    Me ngercet politike shqiptare “u velem”..! Nuk keni ndonje informacion per “ngercin” e “kokes” se B.E.-se zoterrinj gazetare ..?! Nuk shoh te shkrruar asgje se c`po ndodh me koken e B.E-se , Gjermanine ..{?!} Te me falni po c`te bej dhe une ..!

    Reply to this comment
  2. Edi February 6, 18:48

    Demi ne buxhet 2.9 miliard Euro (dhe vetem per dy vite)!

    Dil o ‘FTERI’ e shpalosi ato carcafet e tu te rreckosur 4×4 me titullin “Shqiperia eshte 3.900.000 banore” se eshte dhjere e shurrosur keqazi Ramuti yt.

    Reply to this comment
  3. Dentisti February 6, 20:28

    “Keqmenaxhimi i financave publike, abuzimet me prokurimet, tenderat dhe dhënia me qira në 2 vitet e fundit i ka kushtuar taksapaguesve shqiptar një dëm ekonomiko-financiar prej 2.9 miliardë euro.”-thote KLSH dhe nuk lexojme qe te kete bere padi penale per kryeministrin karizmatik dhe ministren e finances!
    Dhe kjo shifer gjigande eshte maja e ajsbergut,qe tregon KLSH,sepse vete ka heshtur kur plasi skandali i tenderit te Unazes se Re qe u shpall fitues nje kompani fantazem me dosje te fallcifikuar duke i dhene 40 milion euro vetem per 2 km rruge qyteti!
    Dhe kulmi fare,qe e ve ne dyshim punen e KLSH eshte fakti,qe edhe kur Rama mbrojti kete tender skandaloz duke u hakerryer gazetareve se “Ku eshte ketu korrupsioni?”,(qe do te thoshte se edhe te gjithe tenderat para tij do ishin bere keshtu si ky),bene sikur nuk degjuan gje,qe te sekustronin te gjitha dosjet e tenderave,koncesioneve dhe PPP te meparshme,por nuk reaguan fare!
    Po ashtu edhe pas publikimit te raportit te BB ku deklaroheshin shifra tejet skandaloze se,ne Shqiperi gati gjysma e bizneseve ishin informale dhe 37% e te punesuarve punonin ne te zeze,gje qe i kane shkaktuar deme kolosale financave te shtetit,heshten edhe KLSH,Prokuroria,Avokati i Popullit,opozita,OJQ dhe nderkombetaret!
    Shteti i ben rrush e kumbulla paret e popullit ndersa populli nuk ka buke te haje!
    Dhe nje shtet qe i ka mbyllur gojen popullit te ankohet,qe ka privatizuar Sindikatat etj ketu do perfundoje:
    -Ne diktature!

    Reply to this comment
  4. “Evazori” February 7, 05:23

    Dje marr nje telefonate nga tatimet dhe me thote nje maskara: “duhet te flasim besoj e . Cfare te kuptoj o shtet kurve o maskarenj. Nese kam ndonje parregullsi me gjobit sipas ligjit pa me takuar. Kjo eshte KCK brenda qeverise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim