KLSH, padi 7 punonjësve të zyrës së regjistrimit të pronave në Korçë

January 7, 2014 17:29

KLSH, padi 7 punonjësve të zyrës së regjistrimit të pronave në Korçë

Shtatë nëpunës të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë, përfshirë këtu edhe ish-regjistruesin me iniciale K.B., janë kallëzuar penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre.

Sipas KLSH-së, këta persona, në kundërshtim të plotë me legjislacionin për regjistrimin e pasurive të paluajtshme dhe aktet e tjera nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, kanë kryer një sërë shkeljesh në drejtim të regjistrimit të pasurive të paluajtshme me pasojë përfitime të paligjshme të titujve të pronësisë nga subjekte private, në dëm të pasurisë shtetërore dhe konkretisht:

Nga auditimi rezultoi se këta nëpunës kanë kryer regjistrime të pasurive të paluajtshme dhe kanë lëshuar çertifikata të pronësisë në zonën rurale-urbane, për një sërë subjektesh private, të cilat nuk kanë patur asnjë titull pronësie.

Kështu, në 11 raste këta persona kishin regjistruar më tepër një sipërfaqe prej 4400 m2 të llojit arë, truall dhe arë+truall, ku në veçanti, vetëm për zonën turistike të Voskopojës, janë dhënë në kundërshtim me ligjin, 1,960 m2 prona.

Për pasojë, Kontrolli i Lartë i Shtetit, nisur nga shkalla e lartë e dëmit të shkaktuar ndaj pasurisë shtetërore dhe shkeljet e rënda që këta nëpunës kanë kryer në tejkalim të kompetencave të tyre ligjore, përgatiti dhe depozitoi pranë organit të prokurorisë, kallëzimin përkatës për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, duke rekomanduar njëkohësisht institucioneve përgjegjëse edhe largimin e menjëhershëm nga detyra të këtyre nëpunësve.

January 7, 2014 17:29
Komento

1 Koment

  1. Genci January 9, 07:38

    Te gjithe e dine se c’kane bere keta persona, vec pushtetaret nuk e dine. Mashtruesit jane mbrojtur nga pushtetaret dhe jo vetem qe nuk jane ndeshkuar,por edhe jane rikthyer ne pune apo jane ngritur ne detyre.
    Ne Shqiperi keta persona jane mafia e tokave qe eshte mafia me e keqe ne Shqiperi.
    Por nuk besoj se do te ndeshkohen, si gjithe te tjeret qe kane mbeshtetje pushtetaresh.
    Zoterinj te medias dhe shtypit.
    Ju lutemi botoni emrat e tyre qe ti denoje opinioni,sepse drejtesia nuk ka per ti denuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim