KLSH padit kryetaren e KQZ, Luzi: Çështja u pushua në 2015

August 12, 2016 14:30

KLSH padit kryetaren e KQZ, Luzi: Çështja u pushua në 2015

Kontrolli i Lartë i Shtetit paditi sot penalisht kryetaren e KQZ, duke e bërë përgjegjës të dështimit të projektit pilot për votimin elektronik në Tiranë dhe Fier, i cili i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej 2.6 milionë euro.

Padia për projektin pilot është bërë nga Partia Socialiste në 27 nëntor të vitit 2013-ë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i është drejtuar me një kallëzim penal Prokurorisë për kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefteri Luzi, pasi janë konstatuar shkelje nga KQZ për dy projektet pilot të viti 2013 për sistemin e numërimit dhe të votimit elektronik.

Sipas KLSH dëmi që është shkaktuar nga ky proces për dy projektet pilot në Fier dhe në Tiranë, kap një shifër prej 2 milionë 600 mijë euro.

Sipas KLSH, KQZ ka shkelur kontratën me firmën Indra Sistem SA ndërsa ka favorizuar kompaninë spanjolle në vitin 2013.

Firmosja e kontratës u bë pa miratim të avokaturës, ndërkohë kompania mori përsipër të kryente projektin pilot. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit të dy projekte pilot mund të kryheshin nga KQZ e ndërsa në fund ato dështuan. Sipas të dhënave për projektin e Fierit, dëmi ekonomik përllogaritet në vlerën e 996 mijë euro, ndërsa për projektin në Tiranë, në 1 mln 596 mijë euro.

KQZ ka shkelur kontratën me firmën Indra Sistem SA. KQZ ka favorizuar kompaninë spanjolle në vitin 2013. Firmosja e kontratës u bë pa miratim të avokaturës, dhe kompania mori përsipër të kryente projektin pilot. Projekti pilot mund të kryhej edhe nga KQZ. Të dy projektet pilot u realizuar në Tiranë dhe në Fier, dështuan”, thuhet në raportin e KLSH.

Pas padisë së ngritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për dështimin e projektit pilot të votimit elektronik në Fier dhe Tiranë, gjatë zgjedhjeve të 2013-ës, ka ardhur edhe reagimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në një reagim për Shqiptarja.com, burime pranë KQZ thanë se për çështjen e pretenduar nuk ka shkelje ligjore, ndërsa thekson se çështja është mbyllur nga Prokuroria një vit më parë.

Në vendimin e Prokurorisë nuk janë gjetur shkelje ligjore. Sipas Prokurorisë, në vendimin e 2015-ës, procedurat e ndjekura nga KQZ sipas ligjit. Çështja u mbyll me vendim nga Prokuroria në 28.09.2015 dhe sipas vendimit të Prokurorisë, kryetari i KQZ që është kallëzuar nuk ka vepruar kundër ligjit”, thanë burime pranë KQZ.

KQZ sqaron procedurat e ndjekura për projektet për vetë objektin dhe rëndësinë që përfaqësonin, diktoheshin nga interesat e shtetit.

Veprimet e KQZ nuk binin ndesh me ndonjë dispozitë ligjore që rregullon procedura e prokurimit publik“, theksonjnë më tej të njëjtat burime.

Padia për projektin pilot është bërë nga Partia Socialiste në 27 nëntor të vitit 2013-ë.

August 12, 2016 14:30
Komento

3 Komente

  1. perkthyesi August 12, 16:50

    Tani po mesoj se paska dhe mbiemrin Luzi. Une e dija qe ishte Lleshi! Apo gaboj une?

    Reply to this comment
  2. Hani pak mos hani shume m.... August 12, 17:13

    Te dy projektet pilot u sabotuan ne ate kohe nga Saleh, Keto jane presione ndaj Leftere Leshit qe e vuri ne krye te KQZ Zhelefina me Salehin, per t’a keqperdorur ne zgjedhjet e vitit 2017.
    SHQUP-i dhe mbeshtetesit e tij jane te pashprese, ka filluar lufta brenda llojit te qelbesirave.

    Reply to this comment
  3. KQZ August 12, 17:24

    populli nuk esht jurist dhe ti i tregon ligjin dhe nuk do na nje filozofi kjo pune e miljonave esht shum e thjesht ku vajten 2.600 miljon kur nuk u be as nje pun si ne tiran dhe ne fier cna tregon prekurorin kur vajza e kryeprekurorit noton ne miljona evro ku i gjeti llalla leket jaqe dhe atij ja keni lyer qeren me evro dhe aij e ka bydhur ceshtjen tuaj moj kryetare e kqz prandaj mos ja keput kot si e ema zeqos ne maj te thanes ato 2.600 milojn ike vjellur dhe as behet fjal fare por flet keshtu se nuk ka drejtesi dhe behesh trime po po te ket drejtesi ti kalbesh ne burg dhe nuk del me o kryetare ajdute me cizme

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*