KLSH prezanton raportin e performancës për vitin 2015

June 28, 2016 11:25

KLSH prezanton raportin e performancës për vitin 2015

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj paraqiti të martën në komisionin e Ekonomisë raportin e performancës së këtij institucioni për vitin 2015.

Në auditimet e realizuara në 2015-n janë konstatuar shkelje financiare që përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomike për periudhën kohore 2013-2015.
Dokumenti i prezantuar në parlament vëren se si pasojë e parregullsive dhe shkeljeve në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera, dëmi ekonomik llogaritet në shumën totale prej 125.763.051 mijë lekë ose 919.9 milionë euro.

Raporti konstaton se për vitin 2015, pjesa më e madhe e dëmit vjen kryesisht nga fusha e menaxhimit të pasurisë shtetërore, ku rezulton se është konstatuar rreth 84% e dëmit total në sektorin e energjisë dhe sektorin e hidrokarbureve. Verifikimi i të njëjtit trend lidhur me dëmin në sektorin energjetik, tregon se ky mbetet nje sektor me risk, që adreson domosdoshmërinë e një vëmendje të madhe mbi këto fusha nevralgjike të ekonomisë.

Dëmi ekonomik, sipas fushave, i konstatuar në 2015 rezulton, në sektorin e tatim-taksave, në vlerën e përgjithshme prej 92 milionë euro; në sektorin e doganave, në vlerën e 31 milion eurove, në fushën e prokurimeve 19 milion euro, etj.

Në auditimet e realizuara gjatë vitit 2015, KLSH ka rekomanduar përmirësime ligjore, kryesisht të lidhura me zbatimin e buxhetit, por dhe ndërhyrje të rëndësishme sidomos në sektorë nevralgjik për vendin.

Rekomandimet e adresuara nga KLSH orientojnë zbatimin e një buxheti të mirëbalancuar dhe të qëndrueshëm, shoqëruar me reduktimin e raportit të borxhit publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto(PBB), duke menaxhuar në mënyrë efektive financat publike dhe zhvillimin e forcimin e sistemit të kontrollit të brendshëm publik dhe auditimit të brendshëm.

June 28, 2016 11:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim