KLSH: Dëmi nga administrata 2015-2017 kap shifrën e 957 milionë eurove

December 6, 2018 20:49

KLSH: Dëmi nga administrata 2015-2017 kap shifrën e 957 milionë eurove

Administrata shtetërore, në 9 muaj, nga shkeljet dhe abuzimet i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik në vlerën e 957 milionë eurove.

Shifra e lartë e dëmit u publikua nga raporti i auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën janar-shtator 2018.

Kontrollet janë kryer në 9-mujorin e këtij viti, por, sipas KLSH-së, shkeljet i përkasin veprimtarisë ekonomike për periudhën 2015-2017.

Raporti evidenton se shkeljet më të larta janë kryer në sektorin e të ardhurave dhe të shpenzimeve, të cilat kapin një dëm prej 917 milionë eurove.

Dëmi më i lartë ekonomik është shkaktuar nga abuzimet në shitjen e pronës shtetërore, dhënies me qira dhe koncesionet.

Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se për të gjitha shkeljet e gjetura kallëzoi në Prokurori 98 drejtues të lartë dhe të mesëm të administratës.

Abuzimet dhe shkeljet e administratës kapin shifrën rekord të dëmit ekonomik të shkaktuar, i cili, sipas KLSH-së, arrin në vlerën e 957,3 milionë euro. Referuar Kontrollit të Lartë të Shtetit, është konstatuar se nga parregullsitë dhe shkeljet financiare dëmi llogaritet në 39,7 milionë euro. Nga shkeljet me shpenzimet dhe të ardhurat dëmi llogaritet 957 milionë euro.

“Parregullsitë dhe shkeljet financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 4,993,758 mijë lekë ose 39,7 milionë euro.

Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 115,349,578 mijë lekë, afërsisht 917,6 milionë euro nga e cila: 44,144,180 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 351,1 milionë euro; 71,205,398 mijë lekë afërsisht 566,5 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 120,343,336 mijë lekë ose afërsisht 957,3 milionë euro.

Këto shkelje financiare përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2015-2017, përcaktuar për çdo subjekt të audituar në programet e auditimit”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

v.l/ Dita

December 6, 2018 20:49
Komento

16 Komente

  1. qytetar December 6, 21:13

    Ky kok dardha cfare mutin eshte ekspert ekonomist, jurist apo rrote cari.Cjane keto shifra te tmerrshme qe jep cdo 2-3 muaj .Ku jane keto miliarda ne administraten shqiptare o kelysh i verber i Sali qenit.Behu nje here njeri i pergjegjshem o legen e boll dizinformove.Ty nuk te zgjedh me njeri ,ne qeveri e administrate jo se jo po as pedeja nuk te sheh dot se e di qe je kokrra e legenit

    Reply to this comment
    • Tani December 7, 05:36

      Duhet te japin emra, kush administrate? Shteti ka qe nga Bashkite e Rretheve deri tek ato te fshatrave. Kush i ka bere demet dhe si kane ardhur. Ne kete menyre si njoftohetv nuk merret vesh se cfare eshte bere dhe si ka ndodhur. Cfare pronash jane shitur dhe kush i ka shitur? Cfare koncesionesh jane bere dhe kush i ka bere? Koncesione jane bere shume ne kohen e Berishes dhe tani i paguan qeveria e Rames vjedhjet qe beri dobici i Vicidolit. Duhet raportim i sakte jo ca shifra te pergjitheshme qe nuk thone asgje. Ky Leskas kurre nuk ka bere nje auditim te qeverise Berisha qe vidhte ne cdo krah sa here beheshin zgjedhjet. Perdornin te gjithe makinat e shtetit dhe parate nga Ministria e Financave qe mbeshtetnin zgjedhjet e Berishes. Tani na delka me kontroll te qeverise Rama. Duketv qe eshte politik dhe i stisur. Rama ka vendosur kontroll te ashper mbi administraten si kurre ndonjehere. Ka arrestuar permes denoncimeve ne Prokurori ishb drejtore apo Drejtore aktuale. Ka pushuar nga puna drejtore te korrupruar. Keto masa as qe i kemi pare ne kohen e Berishovicit. Duket sikur ky po perpiqet te hedhi benzine zjarrit duke i dhene opozites nje preteks per te akuzuar qeverine. Keto jane plane te Athines dhe Beogradit te iniciura nga dobicat esadist te qenit te Beogradit. Keto shifra duhetv te kontrollohen nga shteti dhe nga gazetaret investigativ dhe mos raportohen pa te dhena te sakta.

      Reply to this comment
  2. Ekonomist December 6, 21:21

    Borxhi publik i rritur dhe Demi ekonomik nga administrata 2015-2017 gadi nje miliard Euro jane dy arritjet madhore te qeverise Rames me Ahmetajn pas kepuce.

    Reply to this comment
  3. Me durim December 6, 22:43

    Aman, vetem me Bujar Lesken mos u merrni, rrugaçi Vlores qe e beri Sali Berisha udheheqes. Edhe ne Vlore ka paguar para e bere njerez per vete ky tip aq sa ca thone s’ka si Bujari. Nga nje rrugaç e bandit, mbaroi dhe tre universitete per dy vjet, e beri Bamir Topi kryetar te kontrollit te shtetit. Keta e kane marre Shqiperine ne dore. Ngrihuni ju ne protesta se keta bandite s’i leviz njeri me.

    Reply to this comment
  4. Buda December 6, 23:10

    Bujar Leskaj eshte njeri zemerbardhe, shume miqesor dhe shume korrekt. Le te dale nje njeri ta akuzoje me fakte jo me hamendje. Shifrat e abuzimeve te institucioneve shteterore ose institucione te “pavarura” por me buxhert 100% shteteror, nuk i shpik Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit, por i llogarisin dhjetra e dhjetra sopecialiste te drejtorive te ndryshme te institucionit. Mos harroni se buxheti i shtetit mbushet me taksat tona. Ne vend qe ta lavderoni dhe ta mbeshtesni e kritikoni dhe e fyeni paturpesisht dhe marrezisht.

    Reply to this comment
  5. Lili December 7, 00:21

    Nuk ka pare per ´ngelesat’ Kryekazani i jone po ka pare per administraten e tij te korruption qe vjedh hiç mapak se gati 1 milliard pa e vu re hiç kryeministri jone …
    Heq dore prej FB edhe shiko punen per te cilen marrish nje rroge kot..se ne cdo vend kur keqqeverisja kap kete nivel shperdorimi ,ministrate pergjegjese shkarkohen ,pos ne albanistan ku ty i promovojsh.
    E prape ke fytyre me fye studentet ngeles..
    Shiko kete pune a nuk te tregon ty Ngeles nje million here?

    Reply to this comment
  6. Dn December 7, 00:23

    Burgu eshte pak..
    Po ata qe e kane bere edhe per ata qe e kane lene me u bere..

    Reply to this comment
  7. Kris 1 December 7, 00:52

    Vetem bashkepuntoret e hajduteve mund te akuzojne KLSH per publikimin e kaq pak te dhenave.Transparenca te behet e plote dhe te publikohen rezultatet per kshillin e ministrave,ministrite ,kuvendin e Presidencen.Per shkelesit te veproje ligjji

    Reply to this comment
  8. Kritiku December 7, 05:51

    Ore njeriëz i mirë apo i keq Bujari bën detyrën dhe i kallëzon në prokurori, po qe se shpif kundër qeverisë me duar të pastra pse qeveria hesht?

    Reply to this comment
  9. Noli December 7, 09:11

    Degradim i plote l KLSH. Nga institucion kontrolli ne gjobveves dhe propogande. Ku jane shkeljet ku jane pergjegjsit. KLSH ka detyre kontrolli profesional dhe pergjegjsit para ligjit. Ky tipi qe eshte kryetari organit kushtetues i kontrollit nuk mban pergjegjsi per cilesine e kontrollit por trgon perralla me miljona dhe ben propogande. Kuvendi duhet te nderhyje per funksionin normal te ketij institucioni kushtetues.

    Reply to this comment
  10. Shqiptar i Ndershëm December 7, 09:21

    PROKURORIA TE FILLOJE URGJENT HETIMIN !!!

    Reply to this comment
  11. anticensurë25642654 December 7, 09:22

    pra 3 miliardëve të “investimeve” të PPP ramiste ju shtohet dhe dëmi prej 1 mld i administratës dhe??
    ku kemi qënë!
    paskemi qënë milet me rendiment jahstëzakonisht të lartë!!
    normalisht limonin e shtrydh dhe e hedh poshtë!këtu mund të shtrydhësh shqiptarët sa të duash dhe prapë mund tia fillosh nga e para!!prodhon idioti,prodhon për hajdutërinë!!

    Reply to this comment
  12. polici December 7, 09:40

    Gjiknuri te energjitika, Ahmetaj te ekonomia, Nikolla te arsimi, e tjeret ne ministrite perkatese kane emeruar kudo drejtore qe detyren paresore kane derdhjen ne xhepat e ministrive perkatese te detyrimeve per te qene akoma drejtor. Ndryshe zevendesohen. Kjo eshte shtrire dhe der te punonjesit e policise. Ne se nuk dorezojne kuoten e gjobave sipas planit arketimit, ata zevendesohen. Eshte nje qeveri qe zhvat kudo e kedo nga qytetaret e vet por mbi te gjitha, zhvat buxhetin e shtetit duke e tej ngarkuar administraten me plot nga ata qe dhe me ligj i quajti “sinjalizues”, pra spiune ne sherbim te drejtoreve. Dicka qe ja kalon dhe 1200 lekshave te dikurshem te sigurimit.

    Reply to this comment
  13. Perkthyesi December 7, 10:15

    Ne se ky lajm eshte i vertete, do te perbeje nje skandal te papare! Ku eshte transparenca e trumbetuar me kaq buje?

    Reply to this comment
  14. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali,Drejtesia do te BEHET....... December 7, 12:27

    O ramavicer,perse Bujari na ka genjyer,apo genjen per grabitjen e miljona eurove nga fuqia e ndyre e pushteteve te qeverise se ramavicerve,kur vetem me skemen e re piramidale si borxhi ndaj binesit,i atije biznesi te piset qe nuke i ka paguar mbi 940 miljon euro taksa shtetit, ramavici i grabiti mbi 350 milion euro taksapaguesve shqiptar si justifikim per “borxhin ndaj biznesit”.Pa harruar grabitjet e turpshme me PPP e kompanite koncesionare,si ne rrugen e Kombit,apo unazen e re dhe rruge e te tjera e pasuri kombetare e private te ndertuara nga djersa e gjaku i popullit.Ramavicerit nuke u ngopen me grabitjen te tilla me shuma marramendese,por vazhdojne te heshtin bashke me prokurorine i thencin dhe ndaj 1.5 miljard eurove te daluna jasht Shqiperise ne fund vitet e qeverisjes se berishavicerve te denoncuara nga F.M.N,por dhe ndaj ushqimeve te tejngopura me hormone e kimikate qe i servirin popullit nje vdekje te ngadalshme,packa se keto ushqime i gelltisin dhe avoketer,prokurore,gjykates,idealist,ateiste,socialist,demokrate,republikane,zogiste,balliste e shume parti si garnityre e ketije trazicioni bastard te diligjuar e sunduar nga bijte e eterve te diktatures komuniste e mostrat e tyre me nje barre superkrimeh e superkorrupionesh mbi supe, te denoncuara me ze,figure e deshmi te gjalla,sa medjatike,aqe dhe me shume popullore,aq sa detyruan SOVRANIN,USA,e BE te kerkojne me force Reformen ne Drejtesi,Vettingun e ligjin e Dekriminalizimit.Dhe perseri heshtje nga politika pozit-opozite i thencin,prokuroria,gjykatat e “intelektualet e pavarur” dhe kjo palopolitike e shumices se pakices qe e votoje.Turp,marri dhe krim sebashku.Dhe se fundi kjo dukuri sa superkorruptive e superkriminale kurresesi nuke mund ti falet as idiferentizmit qe po tregojne drejtuesit e protestave ne mbrojtje te Teatrit Kombetar,te Astirit,dhe studenteve qe fatkeqesisht vazhdon e mbetet e komanduar nga nje rini e plakur nen genet e qoftelargut,Protesto ne emer te jete dhe ne mbrojtje te moralit e dinjitetit njerezor.E ardhja do te jete me e paqeshme e bukur dhe e sigurte pa keta politikane qe derdhin lot krokodilesh per te mashtruar e shqer prene e rradhes,pra populin e popujt.Beso,e binduni,se ate qe nuke e ben njerezia,do ta beje Perendi,por me nje cmim te madhe.Plaku i Pavaresise se Shqiperise Ismail Qemali ka thene,nje femije qe qane rritet,kurse nje popull qe hesht vdes.Protesto ne emer te JETES.

    Reply to this comment
  15. asd December 7, 13:18

    100 milione euro tenderi i Check Up-it, 40 milione euro per 2 km e unazes dhe 40 milione per pallatin e Bashes ne Vlore bejne fiks 180 milion euro. Po te shikohet i gjithe buxheti eshte vjedhur dhe shperdoruar qellimshem cdo vit pa ndertuar asgje nga Rama. Edhe kjo qeveri eshte po aq barbare sa ato te Berishes dhe Nanos. Ndoshta edhe me shume. PPP-te i kane “siguruar” mjerimin shqiptareve edhe per 30 vjet te tjera qe do te vijne. Rama po tregohet nje perbindesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*