Klubi austriak i leximit  / Kumbaro dedikim të veçantë Afrim Koçit: Përkthyesi-hero i heshtur!

February 3, 2018 18:31

Klubi austriak i leximit  / Kumbaro dedikim të veçantë Afrim Koçit: Përkthyesi-hero i heshtur!

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i dedikoi një moment të veçantë në ceremoninë për çeljen e “Klubit të leximit të letërsisë austriake”, veprës së përkthyesit Afrim Koçi.

Duke  u ndalur tek figura e përkthyesit, ministrja  Kumbaro tha se Afrim Koçi ishte modeli perfekt i  përkthyesit-hero të heshtur, i cili i dha zë mbi 90 veprave të rëndësishme të letërsisë botërore në gjuhën shqipe.  “Zgjodha të ndalem edhe pse rrallë në shoqërinë shqiptare i është dhënë vendi i merituar figurës së përkthyesit, bashkautorit të fshehur të veprave letrare, lëvruesit dhe pasuruesit të mençur të gjuhës shqipe, urëndërtuesit të paemër që i gëzohet shkëmbimit kulturor pa pretenduar asnjëherë autorësinë e sipërmarrjes munduese. Afrim Koçi përbën modelin më të mirë të kësaj figure”.

Ministrja Kumbaro , e cila kishte zgjedhur për të lexuar  një pjesë nga “Pianistja” e autores Elfride Jelinek,  theksoi se  “falë përkthimit të arrirë të Afrim Koçit, gjuha shqipe mundi të përballojë me sukses shtresëzimet e ngërthyera të një mendimi të ngjeshur, të fshehur në shtresat e ligjërimit. Nuk na mbetet vetëm t’i jemi mirënjohës  duke u bërë të vetëdijshëm për “dhuratën” bujare që ai i ka bërë kulturës sonë.

Por në fakt bujaria e tij i kalon caqet e letërsisë austriake në kuptimin territorial dhe përgjatë një jete të tërë njerëzore plot pasion e përkushtim ndaj letërsisë, rrok edhe shumë vepra të tjera botërore”, vijoi më tej Kumbaro.

Ceremonia e çeljes së “Klubit të leximit të letërsisë austriake”, u zhvillua sot në kuadër të Vitit Kulturor të Austrisë në Shqipëri. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë dhe katedrat e klasat gjermanofone të qytetit të Tiranës, kanë ndërmarrë nismën kulturore të themelimit të një “Klubi rinor leximi” që këtë vit do t’i kushtohet letërsisë bashkëkohore austriake.

Të shtunën e fundit të çdo muaji, në Sallën Gjermane të Leximit, në mjediset e Ndërtesë së vjetër të BKSH-së, “Klubi i leximit” do të trajtojë një autor austriak përmes një libri të përzgjedhur më parë dhe të dhuruar ose shpërndarë për lexim. Për librat dhe autorët e tyre do të ftohen të flasin përkthyes, njohës të letërsisë bashkëkohore austriake, profesorë të letërsisë dhe shkrimtarë shqiptarë e austriakë, duke nxitur më së shumti leximin dhe njohjen e tekstit letrar si dukuri estetike por edhe si ftesë për të reflektuar mbi jetën, mbi veten dhe botën. Ky projekt synon nxitjen e shijes së leximit dhe njohjen më të thelluar të letërsisë austriake të shekullit XX dhe XXI nga lexuesi i ri shqiptar duke përftuar një lexues të pasionuar e të kultivuar me vlerat e kësaj letërsie, jo vetëm në kontekstin e kulturës austriake por edhe atë evropiane.  e/k/dita

February 3, 2018 18:31
Komento

5 Komente

  1. oh sa Vryma ! February 3, 21:19

    hahahahah ,
    kno kompleksi

    Vryma e Heshtur !

    “ich könnte tot lachen” .,

    Reply to this comment
  2. info analitike February 4, 08:58

    Kedto shoqet u cane duke i bere qoka njera tjetres me fonde, shoqata, cmime. Prandaj arti dhe kultura eshte katandisur nje vrime ne uje.

    Reply to this comment
  3. demo February 4, 11:00

    Ne Rusine cariste me Letersi merreshin Princat.Ne Shqiperi me letersi merret llumi proletariatit,katunarja Golloberdes flutra acka dhe qytetarja Vryma.Une me mire lexoj 1000 here at Zef Pllumin,se te lexoj keto shore.Mirela Kumbaro i mbledh gjithe rrozgat e profesionit,pijne caj dhe ndajne nonji lek.

    Reply to this comment
    • P´´´´´´´´´´ February 4, 15:10

      eshte e vertete demo .
      kjo ben ndryshimin ne Shqiperi ne cdo fushe
      ke sharlatanet ,maloke e katundare
      qe si ai parashutisti qe hidhet diku ,
      shndrohet ne Tiger per te mbijetuar ,
      njelloj se cfar shtyp me kembe ,cfar i del perpara ,cfar zhduk e cfare ha …ja pra ku i kemi edhe kta sot te njejtit .
      Sharlatanizmi ne ate vend eshte kthyer ne identitet .
      C’mundet te bej me shume kjo kryedebilja me korin e saj !
      Pensa a te .
      Bote e marre fund si me pas ren Pesti

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*