Ekskluzive/ Knut Fleckenstein: Çelësi për të hyrë në BE

September 2, 2017 10:59

Ekskluzive/ Knut Fleckenstein: Çelësi për të hyrë në BE

Bisedoi Enkel Xhangoli

Lufta kundër drogës dhe krimit të organizuar janë disa nga pikat kryesore që shteti shqiptar duhet të përmbushë për të hapur negociatat për në BE. Raportuesi për Shqipërinë në PE Knut Fleckenstein në një intervistë për Gazetën Dita, thekson se Komisioni Europian dhe Këshilli Europian presin gjithashtu që Shqipëria të përmbushë me përpikmëri reformën e gjyqësorit, reformën e administratës publike si dhe  të mbroj të drejtat themelore.

I pyetur nëse trafiku i drogës  në Shqipëri është  një nga pengesat kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Fleckenstein thotë se Shqipëria duhet të vazhdojë luftën kundër trafikimit të drogës për të mirën e vetë shtetit shqiptar por dhe të fqinjëve të saj.

Krizën politike e cila mbërtheu Shqipërinë para zgjedhjeve, eurodeputeti e vlerëson si një hap mbrapa si dhe një pengesë e madhe për anëtarësimin e Shqipërisë  në familjen BE, ndërsa shton se përjetimi i krizave të tilla politike janë shqetësuese për vendin.

Reforma në drejtësi për raportuesin e PE është në nivele të kënaqshme, por procesi duhet të vazhdojë në mënyrë korrekte nga të gjitha palët politike në vend.

Fleckenstein nënvizon se Vettingu është çelësi i cili do të hap portën e shtetit Shqiptarë drejt BE, sipas tij reforma e gjyqësorit,  e cila është tejet e rëndësishme për shtetin shqiptar, më parë duhet të kalojë procesin e verifikimit duke hedhur hapa të sigurt për Shqipërinë europiane.

Eurodeputeti gjithashtu shprehet i kënaqur për procesin e zgjedhjeve të 25 qershorit, teksa thekson se OSBE/ ODIHR do të jap disa rekomandime për përmirësimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Mendatin e parë të  Ramës ai e vlerëson të suksesshëm, pasi u miratuan një sërë reformash.

Por nga “Rama 2”  pret që procesi të vazhdojë me tej dhe mos hasi pengesa gjatë rrugëtimit tij.

– Zoti Fleckenstein, cilat janë disa nga pikat konkrete që pengojnë hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë?

– Komisioni Europian dhe Këshilli i Bashkimit Europian presin që Shqipëria të përmbushë pesë prioritete të mbetura kyçe. Këto janë reforma e gjyqësorit, reforma e administratës publike, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe mbrojtja e lirive themelore dhe e të drejtave të njeriut. Parlamenti Evropian pajtohet me Këshillin që këto pesë fusha duhet të jenë prioritet dhe se zbatimi i këtyre reformave duhet të vazhdojë. Nëse OSBE / ODIHR në raportin e saj përfundimtar konfirmon se zgjedhjet u zhvilluan në një mënyrë tepër të rregullt dhe nëse procesi i verifikimit dhe reforma gjyqësore vazhdojnë, atëherë besoj që Komisioni Evropian duhet të bëjë një propozim për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë.

– A është trafikimi i drogës një nga pengesat kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në BE?

– Është e rëndësishme që Shqipëria të luftojë me sukses plantacionet e drogës në vend dhe të shkatërrojë rrjetet kriminale të përfshira në trafikun e drogës. Kjo është në interes, para së gjithash, të shtetasve shqiptarë që duan që qeveria e tyre t’i mbrojë ata kundër krimit të organizuar. Kjo është gjithashtu në interes të vendeve fqinje të Shqipërisë në rajon dhe në BE.

– Si ka ndikuar kriza politike në Shqipëri?

– Jam i shqetësuar për krizat politike që kam përjetuar në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Është e qartë se forcat politike vënë pengesa në rrugën e reformës së Shqipërisë drejt pranimit në BE. Kjo nuk ishte në interes të qytetarëve shqiptarë fare.

– Si do ta vlerësonit reformën në drejtësi? Ka arritur rezultatet e pritshme?

– Jam i kënaqur me hapat e parë të reformës së gjyqësorit. Zbatimi duhet të vazhdojë.

– A po verifikon çelësin për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE?

– Siç kam thënë më parë, pesë prioritete kryesore duhet të përmbushen në mënyrë që BE të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë. Reforma e gjyqësorit është njëri prej tyre dhe procesi i verifikimit është, natyrisht, çelësi.

-Si i vlerësoni zgjedhjet e 25 qershorit? A ishin zgjedhjet më të mira për Shqipërinë gjatë këtyre 27 viteve? Sa rezistente janë akuzat e opozitës për blerjen e votave?

– Zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë u zhvilluan në një kontekst politik të shënuar nga kriza më e fundit politike. Jam i kënaqur që opozita mori pjesë në zgjedhje. Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE / ODIHR, në të cilin morën pjesë disa kolegë nga Parlamenti Evropian, së shpejti do të publikojë raportin përfundimtar për zgjedhjet. Raporti përfundimtar i OSBE / ODIHR do të përmbajë rekomandime për përmirësimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor në Shqipëri. Shpresoj që qeveria dhe parlamenti, duke përfshirë të gjitha partitë e opozitës, do të miratojnë një qëndrim konstruktiv dhe do të kontribuojnë në zbatimin e këtyre rekomandimeve me qëllim të rritjes së besimit të publikut në procesin zgjedhor në Shqipëri.

– Si do ta vlerësonit mandatin e parë të qeverisë së Ramës?

– Qeveria e mëparshme ka miratuar me sukses dhe ka filluar zbatimin e reformave të rëndësishme për vendin.

– Çfarë prisni nga mandati i dytë i Ramës?

– Pres që qeveria e re të vazhdojë në këtë mënyrë.

 

September 2, 2017 10:59
Komento

5 Komente

  1. Arben September 2, 12:19

    TE CELESI AKOMA?!

    Reply to this comment
  2. Adih September 2, 16:16

    Kush ma shpjegon Reformen ne shqiperi dhe vettingun ,pa shkuar prona tek i zoti . Apo do vazhdojme vjedhje me dhune nga neokomunistet e rinj , ku dje pa breke ne bythe e sot me vila e hotele ne ajken e bregdetit ,mos harojme dhe milionat ne para .,dhe per tokat bujqesore te ndertojme kooperativa te tipit te larte.. ..

    Reply to this comment
  3. DRENICA E KUQE September 2, 16:58

    Zoti Fleckenstein, a mund t’u pergjigjeni shqiptareve dhe Shqiperise: Ç’eshte kjo “lufte kunder droges” vetem ne Shqiperi? Shqiptaret e dine se droga ne shume shtete te BE shitet neper kiosqe, ne menyre faqe te lire. Droga duhet kultivuar per nevoja farmaceutike, siç kultivohet kudo ne bote, por duhet kontrolluar nga shteti… Sa merreni me “drogen”, me mire do ishte t’i permiresoni gabimet e paraardhesve tuaj politike te Evropes Plake dhe ta bashkonit Shqiperine. Me kete gjest human e mbinjerzor edhe Evropa do lirohej nga barra e fajit anti shqiptar qe bart ne kurriz nder shekuj. Pastaj edhe Evropa do te ishte me e lire dhe me e bashkuar, se, kesaj qe po beni ju it hone “lufte me mullinjte e eres!”…
    A e dini ju, z. Fleckenstein, se kultivues e kontabandues me te medhenj se shqiptaret ne rajon jane serbet, greket, bullgaret… etj. Dhe ju s’e thoni asnje fjale te vetme kunder tyre, madje levizin pa viza nepwr Evrope?!… Turp,e!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  4. Epo kjo pune! September 2, 18:28

    e ndrroni muziken ju kurvat e europes si u do qejfi. Do ikin dhe arrat me droge por pastaj do nxirrni sebep tjeter packa se jeni ju tregu i droges dhe ne BE te jemi ne prape droga do ekzistoje. Thuaje troc qe kemi doren serbe e greke ketu dhe ju nuk e rruani bile na sakrifikoni deri sa te behet serbia gati!!

    Reply to this comment
  5. saimir September 3, 09:45

    Kto na krahasojnë me majmunin. Kan të drejtë. Gagarrela harabela gradaçiela e pasarrela. Kaq. Po si mund të ketë çeles o mashtrus klasik kur nuk ka as derë ?? Si mund të ketë derë për 1 miljon e 400 mijë shqiptare që jetojnë me 2 $ në ditë ?? Ma keq se tortën e pavarsisë e bajmë europën.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*