Koalicionet, afat deri nesër për regjistrim. Kandidatët deri më 2 maj

April 20, 2015 12:06

Koalicionet, afat deri nesër për regjistrim. Kandidatët deri më 2 maj

Koalicionet zgjedhore kanë afat deri nesër për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kjo sipas nenit 64 të Kodit Zgjedhor.

Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve”, vijon Kodi.

Ndërkohë që data 2 maj është afati i fundit i partive politike apo koalicioneve zgjedhore për dorëzimin në KQZ të listave të kandidatëve për kryetarë bashkie apo këshilltarë, raporton Shqip.

Sipas ligjit zgjedhor, regjistrimi i kandidatëve të kryhet 50 ditë para zgjedhjeve, pra, 50 ditë përpara 21 qershorit.

Partia politike, pjesëtare e një koalicioni, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.

Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, lista e kandidatëve regjistrohet në KZAZ-në që mbulon njësinë e qeverisjes vendore brenda afatit të përcaktuar në këtë pikë. KZAZ-ja dorëzon një kopje të listës në KQZ brenda 48 orëve”, thuhet në kod.

April 20, 2015 12:06
Komento

3 Komente

  1. Lul April 20, 14:08

    Byroja politike..e reja!!!

    Reply to this comment
    • helidoni April 20, 15:15

      Ca kandidate bejne mire te mos regjistrohen fare, te mos mashtrojne me njerezit, se i kemi pare mire se c’jane, se sa i kane genjyer njerezit, madje jane kandidate qe duhet te largohen nga jeta politike. PD-ja nuk ishte ne gjendje te bente opozite konstruktive, jo me te qeverise.

      Reply to this comment
    • fjorinda April 20, 15:16

      Partia demokratike duhet te ishte reformuar njehere rrenjesisht, pastaj te dilte me disa kandidate, e te sillte ndonje alternative. Por s’ka cfare alternative te ofroje per shqiptaret, vetem ate te perbaltjes dhe te shpifjeve, per tu dukur me mire vete. por jo, shqiptareve nuk u hidhni dot me hi syve, as nuk u beni dot me presion se do t’i hiqni nga puna qe t’ju votojne.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim