Koalicioni global kundër ISIS/ DASH nxjerr raportin, çfarë thuhet për Shqipërinë

July 19, 2017 21:01

Koalicioni global kundër ISIS/ DASH nxjerr raportin, çfarë thuhet për Shqipërinë

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2016-të për luftën ndaj terrorizmit, përmendet edhe Shqipëria, si pjesë e koalicionit global kundër ISIS.

Ndërsa përmenden donacionet e Shqipërisë në armë e municione, DASH e vë theksin edhe tek parandalimi i një sulmi terrorist që ishte parashikuar gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

ÇFARË THUHET NË RAPORT?
Shqipëria ka qënë një mbështetëse e fuqishme në përpjekjet kundër terrorizimit në 2016 dhe vazhdoi pjesëmarrjen e saj në Koalicionin Global kundër ISIS, duke bërë donacione të rëndësishme me armë dhe municione.

Më 4 dhe 5 Nëntor një operacion i kordinuar rajonal kundër terrorizmit çoi në arrestimin e katër individëve në Shqipëri. Operacioni parandaloi një sulm të mundshëm në ndeshjen Shqipëri-Izrael që do zhvillohej në Shkodër më 12 korrik.

4 individët u akuzuan për mbështetje financiare dhe logjistike të ISIS, duke rekrutuar persona në emër të ISIS dhe duke promovuar gjuhën e urrejtjes
Forcat ligjzbatuese në Shqipëri kanë rritur përpjekjet kundër kërcënimeve të mundshme terroriste
Njësia anti-terrorizëm e Policisë së Shtetit shqiptar ka punuar me Departamentin amerikan të drejtësisë për të identifikuar kërkesat për pajisje dhe trajnim. Si rezultat, Njësia anti-terrorizëm ka zhvilluar planet dhe programet e veta për përmirësimin e pajisjeve, trajnimit dhe zhvillimit dhe po rinovon një strukturë të re për njësinë.

Në bashkëpunim me BE-në dhe me financim të Departamentit amerikan të Shtetit, ICITAP siguroi pajisjet dhe trajnim për qeverinë shqiptare për të ndërtuar kapacitetet për të mbledhur të dhënat për shenjat e gishtërinjve në të gjitha pikat kufitare. Informacioni mund të kontrollohet në një database kombëtare për personat që janë në kërkim.

Korrupsioni i kombinuar me një sistem të dobët gjyqësor vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e organeve ligjzbatuese në Shqipëri në të gjitha nivelet.

July 19, 2017 21:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*